Zejnije & Zeqir Asllani, janë shembull se si duhet punuar mësuesi në mërgatën shqiptare!

Këtë shkrim më shtyri t´a shkruaj dhe t´i falënderohem çiftit bashkëshortor, intelektualëve të denjë, gjuhëtarëve, veprimtarëve dhe mësuesve të shkollës shqipe në Shtutgard me rrethinë, në Gjermani, zonjës Zejnije dhe zotit Zeqir Asllani ( të dy profesorë të Gjuhës dhe Letërsisë shqipe).. Ky çift bashkëshortor me seriozitetin më të madh, pos punës dhe obligimeve ndaj familjes së tyre, ata me përkushtim dhe dashurinë e madhe që kanë ndaj shkollë shqipe me vullnet dhe dëshirë po mbajnë mësimin në shkollën plotësuese shqipe.., pra thotë zonja Zejnije.., ne këtë punë po e bëjmë me dëshirë dhe vullnet për t´i mbrojtur fëmijët tanë nga asimilimi, që po na troket në derë në çdo familje shqiptare këtu në mërgim.. Një shkrim të tillë këta dy intelektual e kanë merituar edhe më parë. Mirëpo, sot vendosa që këta rreshta t’ua kushtoj këtyre dy arsimdashësve . E di se një pjesë e vogël e mërgimtarëve tanë do të thonë.., po gazetari po shkruan për shokët e vetë.., por, vërtetë këta dy e meritojnë një shkrim të tillë… Një shkrim i tillë ka munguar deri më tani.., por, ja sot vendosa që në emrin tim dhe të mërgimtarëve, të prindërve të nxënësve, dhe në emër të përfaqësuesit diplomatikë, të ish-Konsullit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart,tani në Mynih, pikërisht në emrin e z.Faket Kajtazi, do t´i shënoj këta rreshta. Prandaj, intelektualët, zonja Zejnije dhe zoti Zeqir, kur u treguam se do e bëjmë një shkrim për ju, disa minuta menduan e shikuan njëri tjetrin në sy dhe thanë: I nderuari zot. Ramiz Dermaku, ne jemi falënderues për punën tuaj që bëni në formë vullnetare, vetëm e vetëm, për të bërë vetëdijesimin e bashkatdhetarëve tanë, që ata të kuptojnë drejtë rolin dhe rëndësinë e shkollës shqipe, që fëmijët e tyre t´i regjistrojnë në shkollën shqipe e cila ka për qëllim: ruajtjen e gjuhës,kulturës dhe traditave tona Kombëtare! Pra, punën që bëjnë këta dy intelektualë, është trashëgimi e përjetshme, e vlefshme, ndriçuese, magjepse, ajo lëshon rreze të ngrohta, të cilat rreze lëshojnë ngrohtësi, këta dy intelektual duke e dashur çështjen kombëtare më tepër se jetën dhe familjen e tyre, nuk u dhimbset asgjë për mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi, si dhe shtimin e dashurisë ndaj vendlindjes! Detyra jonë, thotë: mësuesi z Zeqir Aslllani, është e vlefshme, ndriçuese, humane, si ndaj njeriut po ashtu edhe ndaj çështjes kombëtare. Roli i veçantë, i lartë dhe konstruktiv i librit në edukimin dhe përsosjen e individit dhe shoqërisë. Të gjitha kulturat fillojnë me libra, pjekurinë e arrijnë me to, dhe me anë të librave i transferojnë eksperiencat e tyre për gjeneratat e ardhshme, ose në studimin e historisë së kulturës së popujve. Prandaj, një rrugë të tillë po e ndjekin edhe çifti bashkëshortorë Asllani, këta po e luajnë rolin e Rilindësve tanë këtu në mërgim!. Të shkruash për veprimtarinë, punën, sjelljet e këtij çifti.., është shumë vështirë, sepse njeriu nuk di se ku t´ia filloj.., çka të shënojë.., dhe çka të largojë.
Regjimi kriminel serbo-çetnik bëri përpjekje titanike për t´a arrestuar mirëpo ky ishte informuar se çka po i përgatitet, prandaj për t´i shpëtuar më të keqes edhe ky si shumë intelektualë tjerë u detyrua të largohet nga Kosova me bashkëshorten. Të gjithë ata intelektualë, ata atdhetarë të cilët bënë orvatje t´i ndihmojnë Atdheut , i ndoqi politika hegjemoniste serbe. Të gjithë këta intelektualë të cilët orvateshin ti ndihmonin atdheut dhe çështjes kombëtare, u ndeshen me regjimin kriminel serbo-çetnikë. Regjimi kriminel serbo-çetnikë i ndoqi këmba këmbës këta dy intelektualë. Regjimi barbarë serb- i angazhoi të gjitha forcat e tyre vetëm e vetëm që tek intelektualët tjerë të krijohet bindja se shkau nuk do t´u lë askund vend për të punuar në Kosovë. Të gjithë serbët bënë orvatje që sa më të ngushtë t´a kenë vendin e veprimit këta arsimdashës të përkushtuar, ndaj gjuhës, kulturës dhe flamurit Kombëtar!
Këta dy intelektual, janë mësuesit më të mirë që ka pasur ndonjëherë mërgata shqiptare, arsimdashës të përkushtuar në punë e tyre, për arsimimin e fëmijëve tanë që kanë lindur dhe po edukohen në kulturën e gjuhës së vendit ku jetojnë s´bashku me familjet e tyre. Këta dy mësimdhënës përveç se ju mësojnë fëmijëve gjuhën,kulturën,historinë e popullit shqiptar, gjeografinë dhe shtrirjen e trojeve shqiptare, ata janë edhe organizator të shumë aktiviteteve sportive me nxënësit e tyre të cilët po shkëlqejnë dita-ditës në qytetin e Shtutgardit me rrethinë. Në Kampionatin e diturisë disa herë nxënësit e tyre kanë qenë pjesëmarrës dhe me paraqitjet e tyre kanë shkëlqyer. Por, të jesh i pranishëm në festat tona Kombëtare dhe shtetërore ku i organizojnë këta dy edukator të fëmijëve tanë në shkollat shqipe të Shtutgardit me rrethinë, do të jesh mjaft i lumtur,do të ndihesh krenar, se këto recitime,vallëzime apo në aktrim, mendon se gjendesh diku në vendlindje si: në Tiranë, Shkup apo Prishtinë, me gjuhën dhe theksin që kanë nxënësit, për prezantimet e mrekullueshme të nxënësve,artistëve,valltarëve dhe këngëtarëve…
Recitalet e këtyre nxënësve janë të përzgjedhura nga mësuesit e tyre me temë patriotike dhe Kombëtare..Ku këndohet dhe recitohet për: Atdheun, Flamurin Kombëtar, Gjuhën e ëmbël Shqipe, Rilindësve, Dëshmorëve të Lirisë,Dheut të Kosovës, Nënës, Krujës së Skënderbeut,Vlorës së Ismail Qemailit, Prekazit të Adem Jasharit, Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Preshevës, Plavës e Gucisë,Çamërisë,Janinës, Dardanisë si dhe për “Sofra Shqiptare” me bukë e krip e zemër bujare!
Se sa punon me nxënës mësuesja Zejnije dhe mësuesi Zeqir, ju lexues të nderuar, mund të kontaktoni me nxënësit e tyre dhe të bindeni se si e flasin bukur dhe pastër gjuhën amtare. Për sa i përket aktiviteteve të lira, ky çift bashkëshortor ka arrit suksese shumë të mëdha. Unë nuk e di se sa kohë të lirë kanë ky çift bashkëshortor,për familjen e tyre.. por, t´iu them të vërteten se sa herë që i kërkoi në telefon,asnjëherë gjatë ditës nuk mundem të kontaktoi me t´a sepse nuk gjinden në shtëpi:. Unë do i pyesja ? Pse njerëzit nuk ndalen dhe të mendojnë pak çaste për kontributin që po japin këta dy intelektualë !!!
Pse institucionet tona nuk i përkrahin materialisht këta mësimdhënës që punojnë në formë vullnetare, sikur në vitet e 90-ta në Kosovë.. kur mësimi zhvillohej nëpër shtëpi private. Por, pikërisht këta dy pishtarë të shpërndarjes së diturisë për fëmijët tanë mërgimtarë, kanë punuar edhe në Kosovë pas viteve të 90-ta falas pa paga mujore, por ata shtojnë se: ishte kënaqësi të punosh në ato vite të rënda për arsimin shqip në Kosovë,kurse sot në shek. XXI-është dobësi për shtetin dhe institucionet tona…pra lexues të nderuar dhe shumë të respektuar, ju mundeni të vlerësoni drejtë se sa janë të përkushtuara institucionet tona,se sa po i kushtojnë rëndësi arsimimit të fëmijëve tanë, që gjenden në një fazë kritike , para mbylljes së tyre, sepse shkollat kështu nuk munden të funksionojnë në forma vullnetare si në kohën e “MIGJENIT”…
Unë mendoj se nuk mjafton vetëm të menduarit, por duhet edhe të veprohet në të mirën e gjeneratave që do të vijnë pas nesh, sepse nesër do të jetë shumë vonë…
Janë disa njerëz që nxitojnë në të menduar, por vonohen në të vepruar, e disa veprojnë pa menduar fare, vetëm sa për të thënë diçka, se gjoja po punohet në këtë drejtim….
Unë mendoj se nuk mjafton vetëm të menduarit, por duhet edhe të veprohet në të mirën e gjeneratave që do të vijnë pas nesh, sepse nesër do të jetë shumë vonë…
Janë disa njerëz që nxitojnë në të menduar, por vonohen në të vepruar, e disa veprojnë pa menduar fare, vetëm sa për të thënë diçka, se gjoja po punohet në këtë drejtim….
z.Zejnije & z.Zeqir Asllani filluan të kultivojnë kulturën e gjuhës shqipe në kohë të vështira, pra në kohë kur për një fjalë goje të shkonte jeta. Kohë kur pushtuesi ushtronte dhunë shpirtërore, shkatërrim gjaku, gjenocid, masakër, shpërbërjen e njeriut, kombit, përpjekje pushtuesish t´na humbas traditat ,doke e zakone, shkatërrim arti, kulture, letërsie, mbjellje paditurie shumë e shumë poshtërime që na i bëri pushtuesi, janë tema qenësore të trajtimit dhe zbërthimit të materialit,të nxjerrë nga dhembja e thellësisë së shpirtit,të intelektualit si: z.Zejnije & z. Zeqir Asllani, janë si shumë të tjerë veprimtarë kanë lindur dhe janë rritur nën pushtetin e eskadronëve të ushtrisë e policisë sllave. Por,këta me punë, penë e mençuri ,aftësi organizative, vendosmëri , shëmbëlltyrë e përkushtim nuk pushuan aktivitetin e tyre për mbrojtjen e fëmijëve nga asimilimi. Këta dy intelektuali, detyrën e mësuesit e kanë nisur qysh herët. Me guxim dhe përkushtim shtrydhte padrejtësitë e asaj kohe.
Të bëhesh mësues në mërgim, nuk është diçka e lehtë, duhesh të kesh ardhur në këtë botë me dhunti për të shkruar, me dhunti për kapjen e mendimeve të shpejta të tjerëve, për t´ua shprehur dhe për t´u thënë të tjerëve,atë që e ndjenë ndryshe nga ata.
Të dijesh të shkruash vargje, do të thotë se magjia e fjalës të lëkund shpirtin, të zgjon ndjenjat dhe mendimet për të shprehur: gëzimet, hidhërimet , dashuritë, vuajtjet, të shtrydhësh të keqen nga vetja,për të luftuar të keqen e jetës tënde dhe të tjerëve,të protestosh kundër të keqes,të shëmtuarës, edhe pse fjala poetike është e pafuqishme të bëjë mrekulli, po që nxitë dashuri, frymëzon njerëzit në atdhedashuri etj……Të jesh mësues duhesh të jesh atdhedashës dhe guximtarë, dhunti këto që mësuesit, Zejnije & Zeqir Asllani i kanë pasur nga fëmijëria .Të flitet për jetën dhe veprimtarinë atdhetare, për përgatitjen teorike, aftësitë organizative, shëmbëlltyrën ,përkushtimin dhe guximin e këtyre arsimdashësve, do të duhej shumë kohë dhe hapësirë: Çiftin bashkëshortor e falënderoj, i përgëzoi për kontributin që kanë dhënë deri më tani si arsimtar, “Mos e lërë pas dore vendin ku krijon”,
Mos u kënaq menjëherë nga vetja. Murakami Haruki.
Të dijesh të shkruash vargje, do të thotë se magjia e fjalës të lëkund shpirtin, të zgjon ndjenjat dhe mendimet për të shprehur: gëzimet, hidhërimet , dashuritë, vuajtjet, të shtrydhësh të keqen nga vetja,për të luftuar të keqen e jetës tënde dhe të tjerëve,të protestosh kundër të keqes,të shëmtuarës, edhe pse fjala poetike është e pafuqishme të bëjë mrekulli, po që nxitë dashuri, frymëzon njerëzit në atdhedashuri etj……Të jesh mësues duhesh të jesh atdhedashës dhe guximtarë, dhunti këto që mësuesit, Zejnije & Zeqir Asllani i kanë pasur nga fëmijëria .Të flitet për jetën dhe veprimtarinë atdhetare, për përgatitjen teorike, aftësitë organizative, shëmbëlltyrën ,përkushtimin dhe guximin e këtyre arsimdashësve, do të duhej shumë kohë dhe hapësirë: Çiftin bashkëshortor e falënderoj, i përgëzoi për kontributin që kanë dhënë deri më tani si arsimtar, “Mos e lërë pas dore vendin ku krijon”,
Mos u kënaq menjëherë nga vetja. Murakami Haruki.
Prandaj, për mërgatën shqiptare kemi një porosi, që të kuptojnë drejtë rolin dhe rëndësinë e shkollës shqipe për fëmijët e tyre, sepse kjo është një vatër e diturisë …
Institucionet tona të përkujdesen për fëmijët e atyre që dhanë gjithçka për Kosovën e lirë dhe të Pavarur.
Këta dy mësues janë shembulli më i mirë për mërgatën shqiptare se si duhet atdheu,flamuri,kombi,gjuha, se si kryhen obligimet ndaj dëshmorëve të lirisë,se si përmbushën idealet e Rilindësve tanë, të Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekes, si dhe të gjithë veprimtarë dhe ideologëve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Kosovës !
Këta mësues kanë:moral të fortë, ideal,identitet,dinjitet dhe personalitet. Vetëm të tillët e njohin Dardaninë si shkëmb i pamposhtur i gjallërisë së kombit, që dinë mes valëvitjes së fjalës që i vargojnë lashtësisë sonë,martirëve të kombit filluar nga figura historike e Skënderbeut, Adem Jasharit ,Vëllezërit Gërvalla, Ali Hadri, Fazli Grajqevcit, Zahir Pajaziti dhe të gjithë pishtarëve të diturisë, që janë më meritorit për realizimin e Ëndrrës shekullore!
z.Zejnije & z.Zeqir Asllani, thonë:
–Të mos harrojmë të kaluarën e hidhur të popullit tonë të përvuajtur…
–Të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë, që janë ardhmëria e Kombit tonë..
–Por, duhet të ndërtojmë një të ardhme të ndritshme të Kombit Shqiptar!
Një falënderim i posaçëm për Gazetarin z. Ramiz Dermakun, i cili vazhdimisht po ndjek punën tonë në shkollat shqipe të Shtutgartit me rrethinë!