Voto Naim Berishën, mbrojtësin besnik të interesave të qytetarëve!

Shkruan: Florim Zeqa        02.10.2021

Voto Naim Berishën, mbrojtësin besnik të interesave të qytetarëve!

Përvoja e gjatë e Mr.sc. Naim Berishës në politikë, është një kredi e mjaftueshme për votuesit klinas, një vlerë që duhet mbeshtetur me votë pa rezervë nga të gjithë qytetarët e Klinës.

Një politikan më përvojë, një njeri i ndershëm, veprimtar i dëshmuar dhe atdhetar i përkushtuar për interesin e të gjithë qytetarëve, ka nevojë për mbështetje me votën tuaj më 17 tetor 2021, që ta fitojë mandatin e parë për Asamblenë Komunale.

Qytetarë të Klinës, vota e juaj për numrin 14 në listën zgjedhore të LDK-së, është votë për

mirëqenjen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve, pa dallim partie apo etniteti fetar.

Kush është Naim Berisha!?

Naim Berisha u lind më 15.05.1969 në Kpuz. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Shkollimin fillorë e kreu në sh.f. “Azem Bejta” në Grabanicë, të mesmen në “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Studimet universitare i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti Filozofik Departamenti i Historisë (Nota Mesatare 9.33). E ka të përfunduar masterin me sukses të lartë- Master i Historisë, 120 ECTS.

Punën si mësimdhënës e ka filluar në shkollën fillore “Azem Bejta”, paralelja e ndarë në Kpuz më 01.09.1992. Gjatë viteve 2012-2014 ka punuar edhe në SHFMU “Azem Bejta” në Grabanicë. Nga viti 2014 e këndej është përgjegjës i paraleles fizike në Kpuz.

Përvoja 32 vjeçare politike, garancë për sukses

Edhe një herë duhet kthyer aktivitetit të pandalshëm 32 vjeçar të Naim Berishës në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në të cilën ka mbajtur funksione të ndryshme në nëndegë e degë, ku është anëtarë i kryesisë së degës së LDK në Klinë për dy mandate rresht.

Kësaj radhe, nga kryesia e degës së LDK-së është përzgjedhur si kandidat për asamblenë komunale, post të cilin Naimi jo vetëm që e meriton, e mbulon plotësisht me bagazhin e tij politik dhe profesional.

Secilit subjekt politik do t’i bënte nder profili i një intelektuali dhe veprimtari, i një magjistri të shkencave, andaj është nder dhe privilegj për qytetarët e Klinës që ta votojnë mesin e artë apo numrin 14 në listën zgjedhore të LDK-së, z, Naim Berisha për Asamblenë Komunale të Klinës.

Më përvojën 30 vjeçare në skenën politike dhe bagazhin e pasur intelektual, Mr.sc. Naim Berisha do të garoj për asambleist në Komunën e Klinës. Më zgjedhjen e tij në këtë post, Naim Berisha synon mbrojtjen e interesave e të gjithë qytetarëve pa dallime partiake.

Andaj, është nderë dhe privilegj për qytetarët e Klinës që në listën zgjedhore 160, e kanë mundësinë e votimit për kandidatin numër 14, personalitetin me integritet njerëzorë dhe profesional, magjistrin e shkencave të historisë, Naim Berisha.

Për arritjen e qëllimit politik, Naimit i duhet mbështetja nga qytetarët, ndihmë të cilën e meriton intelektuali dhe politikani nga Kpuzi i Klinës, një nga njerëzit e rrallë me ndërgjegje të pastër dhe i përgjegjshëm për kohën që po jetojmë, i cili e sakrifikon veten për interesin e përbashkët të qytetarëve.