VJOSA DHE ALBINI PO SHKËLQEJN, CILA DERË PO U HAPET DRITË PO BËJNË !

VJOSA DHE ALBINI PO SHKËLQEJN, CILA DERË PO U HAPET DRITË PO BËJNË !

Shkruan:Refiqe R. Hamiti

Se mos plasë!

Nëse nuk arrin ta gjesh të vërtetën aty ku je, ku tjetër shpreson ta gjesh?

Me plasë është pak për ty o Isa Mustafa me shokët e tu,i cili “kishe”,ende unë nuk e kam kuptue dështimin . Apo çdo gjë po e dinë “sepse i thatë në tru nuk je”,por shkatërrimin total si Nisma ,po donë me que për LDK.Mision jo i pamundur nga ana jote.

“Nuk shkonë askush në parlament”,me ia ba numrat Vjoses…

Ani çka mos shkofshi ti dhe soji yt …

Nuk të takonë. Nuk ke asnjë detyrë në Kosovë tash m’sa Riçhard Grenell në Amerikë…

Tash me dalë me thënë : Kishe unë jam dikushi është humbje kohe…

Koha që nuk i kushtohet partis tënde, që nga vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova, është kohë e humbur.

Fjala e fundit dhe e vërtetë për me vendos në emër të LDK , nuk mund të kërkohet aty ku s’ekziston, sikundër as nuk mund të mohohet aty ku ekziston.

Vota , është ajo që të rikthen një pjesë të unit tënd, pjesë që as nuk e ke ditur se të mungonte gjithë,që nga ardhja në LDK.

Disa njerëz u ngjajnë verës: përmirësohen me kalimin e viteve, ti Isa Mustafa nuk u përmirësove kurrë. Sepse disa pleq bëhen si fëmija edhe kur i hypin të 65 ,mendojnë që janë të paarritshëm dhe “amoret”.

Ik shko…

Ik bashë si shokët e tu…

Ik se që 6 muaj edhe era jasemin po i vjen Kosovës.

Kosova është e rinisë!

Kosova u votua nga rinia dhe sot përzgjedhja e bërë nga rinia e jonë (pa derë kund të hapur veç rrugëve të gyrbetit)… ka shkel mitet e krijuar nga ti dhe shokët e tu .

Një çlirim i sotëm, në krye me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin po shkëlqejn,yllat e qiellit të hapur po rriten dhe cila derë po u çelet këta dy dritë po bëjnë.

Andaj:

Mund të flitet, mund të shkruhet dhe mund të luftohet për çlirimin, por vetëm i çliruari dhe njeriu i lirë arrin ta jetojë përnjëmend çlirimin.

Dhe ky çlirim arriti me 14 shkurt 2020 sepse Referendum kaloi…50.28%

Kafe dunja: E krijove bashkë me Hashimin,Kadrin,Ramushin,Fatmirin dhe Listen serbe, një “dinasti”, duke e quajtur Vjosa Osmanin tradhtare dhe Albin Kurtin antiamerikan por: Palmer po ju çmonton një nga një . Dinastia e krijuar me gjithë ato gënjeshtara dhe shpifje që veç kllapa e juaj ka ditë me i ba, sot nuk po pinë ujë.

Me deklaratat e tij Palmer po e argumenton të kundërten e asaj që e thonin gënjeshtarët tanë politikan nëpër studiot televizive dhe po tregon se Amerika është shumë ma e madhe, e ma ndryshe me Presidenti Biden,nga ajo që e prezantonin klasa politike me Hashim Thaqin e Isa Mustafën e krijuar me 25 mars 2019 ilegalisht pa votën e popullit.

E shenjta shpërfaqet në forma nga më të ndryshmet, shpeshherë edhe në ato më të çuditshmet.

Isa Mustafa dikur patë deklaruar se Qeverinë nuk e krijon populli .Me këtë deklarat “bluante krune “,duke menduar se mund ta ndryshojë botën, as një vit si shkoi kjo që tha ,ia rikujtoji “agjamillakun tipik “, se 12 % nuk ishte pjesë e individeve që mund ta realizojnë një hile të tillë.

Të bërit “politikanin e kopijuar si Isa Mustafa”, është njëllojë si komunisti i ernave ,veç gëzofin ta kthesh nga e prapta.

Politikani modern si Albin Kurti nuk ju takon ideve.

Abdixhiku, Kurtit: Ka ide të zhbërjes së shtetit të Kosovës, ka ide të gabuara.

Është çmenduri, ti lexosh germat e renditura të Abdixhikuti i cili vazhdon të prodhojë me këmbëngulje një artikull, që askush nuk e dëshiron me lexue.

Albin Kurti është gjeometri në kohë!

Është njëlloj si të ngresh një shkallë pa pasur më përpara një mur, ku do të mund ta mbështesësh.

Frika nuk mund të asgjësohet, por thjesht mund të kontrollohet dhe të zbutet nga arsyeja.

Se çfarë sjell e nesërmja në politikëbërjen e LDK na mbetet ta shohim. Të gjithë po shkruajnë se cili kandidat për të parin e LDK do të jetë i mirë .

Analizat ime ,s’qonë peshë por e kam ndërmend ti shkruajë katër supozime:

* Lutfi Hazirin e ka ngrënë mjalta,ky nuk han mjaltë… Ka frikë nga diabeti.Mizat nuk i turren ufullës por mjaltit.

* Anton Quni është strategu ,në luftë nuk shkohet me laps.Këtë nuk e mendon ushtaraku…por Sa më shumë që rritet dija, aq më shumë rritet edhe ndjenja e përgjegjësisë.

Këtë e ka thënë Nicolaas Bloembergen.

Nëse ndokush dëshiron të dijë përnjëmend se si funksionon bota, duhet të vdesë të paktën një herë. E Anton Qunit i ka “vdekë” shpirti shumëherë. Nuk e ka në tru,me shkel mbi askend.E as mbi gjakun e shokve të tij të luftës Salih Çekaj e Agim Ramadani.

* Lumir Abdixhiku është cloni i misionarit Isa Mustafa…Isa Mustafa e ka marue me kërrabza…

* Besian Mustafa është “loza”, aty ku prehet druri ,filizat mbijnë dhe nuk ka kah del, bre…

Është fara e Xhemail Mustafës nga Llapi!

Është loqkë, është i ri, është fisnik!

Një moral i mirë sjell ligje të mira.

Andaj ju delegat të LDK që do të votoni nesër për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ju lutem votat i keni të fshehura.

Votone atë që dinë ,mundet dhe që është i ri,ka fuqi ,dije dhe guxim!

Votone atë që do ta ndryshojë LDK, e ta kthejë frymën Rugovjane të Ibrahim Rugovës. A e dini që në kohët më të vështira të jetës sime, emri Ibrahim Rugova më ka shty me ecë fuqishëm edhe nëpër xhemba. A e dini që shkronjat LDK për mua kanë qenë flakë,ma kanë ndezë shpirtin edhe kur më ka pëlcit, nga dhembja e luftës dhe humbjes…

Le të rinohet LDK dhe pikë…

PS

Sepse deri tash na kanë “rrue”, bollë komunistat e ardhur vonë në LDK…

A po e shihni që:

Vjosa dhe Albini po shkëlqejn,cila derë po u hapet në botë,ata po bëjnë dritë!

Edhe ju e keni këtë mundësi, ju lutem!