VJOSA DHE ALBINI LIDER TË PAKONTESTUESHËM, PO THOTË AMERIKA !?

Refiqe R. Hamiti

Zoti në qiell , Amerika në tokë!

(Kështu është të jesh “pro-amerikan si Isa Mustafa e Avdullah Hoti”.

Kështu është të jesh “anti- amerikan” si Albin Kurti.)

* Një rrapllim e madhe ka ndikue që po vijnë punët fije-fije , duke ra në vendin e vet.

Filloi me Hashim Thaqin,e deri te fillimi i marsit 2021 , Kosova do të pësojë ndryshime të fuqishme në çdo fushë të rindërtimit të shteti të mirëfillt të Kosovës.

Nuk ka nivel më i ultë se me shit mend ,e me qit nga goja, çka ta thotë gjuha. Gjuha jote Isa Mustafa ,Avdullah Hoti (i urtë dhe i edukuar) edhe e jotja Agim Veliu, nuk ka pas eshtra por ka thyer eshtra shumë qe nëntë muaj.

Shumë njerëzve veprimtar të devotshëm e sidomos femrave të partisë së LDK ,që nga tërheqja zvarr e Donika Gërvallës e deri te Vjosa Osmani, kur ua keni ndryshuar ndonjë shkronjë,emri i tyre ka merr kuptim ofendues.

Teknikat e propagandes të cilat i keni trajtue në opinjon kanë qenë nivel tepër i ultë abuzues dhe mungesë e argumentit dhe diskursit politike.

Përgatitja e mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti,e deri kur shkuan në Hagë “çlirimtarët e Kosovës”, Kosova ka qenë në terrin ma të madh shtypës nga vet shqiptarët sidomos nga krerët politikë (elitë) të cilët kur thurnin propaganda, ato ishin, nga ato më të rëndat edhe për identitet kombëtar.

Që nga vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova,Kosova s’ka pas asnjëherë qeverisje më të dështuar se Qeverinë Hoti, që e kurdisën Hashim Thaqi,Isa Mustafa,Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj me Listen serbe. Mbi themelet e Qeverisë Kurti e cila u shkym me vota të pista të Haxhi Shalës dhe Etem Arifit.

Këta dy deputet ,njëri Komandant e tjetri hajn,fiksuan bazamentin dhe e formuan Qeverin dështuese e të rrejshme Hoti,kjo ka ndodhur në shqiptari ,e përkrahsit e tyre besuan në ata milionat e rrejshëm,në atë domethënjen amerikanizëm dhe njohjen nga Izraeli që i premtonin, Isa Mustafa , Avdullah Hoti bashkë me klikën e lamshit të tyre pro-serb Grenell e Tramp.

* Albin Kurti të mos kandidojë për Kryeministër,

në zgjedhjet e reja nacionale që po i presin dy milion e kusur shqiptar.

Sllogani më i ri, i LDK, së Isa Mustafës.

Merrne me mend kush me të thënë?

A ka diskurs më të ulët dhe më të varfër sesa kjo kërkesë e Isa Mustafës.

Opinjon më të gabuar s’kam lexuar që nga koha e Milloshit .

Fjalori i Isa Mustafës i jep kaq shumë mundësi me qenë i keq,ujk ,dhelpër dhe i lig me fjalë edhe sot ,kur ne veç e kemi pa sa është me qenë ”i keq”, “ujk”, “dhelpër”,e ”i lig” edhe me vepra.

* Prandaj, këta njerëz si çifta (Isa Mustafa,Agim Veliu,Driton Selmanaj, Arben Gashi), që e shkatrruan LDK e madhe të Ibrahim Rugovës, automatikisht duhet me i refuzue si të padenjë dialektika jonë.

Njeriu normal,nuk bën me lënë gjurmë gjuhësore, të mllefit,të tradhtis, si të Isa Mustafës. Përmbaju pak. Edhe pse e dimë që i takonë shkollës së Stalinit (të mungon sot fuqia e Stalinit dikur) ,të jesh ”armik” i madh i vetvetes ka punë.Duhen do kritere.Do diskurse Duhen do nerskamca.Duhen do pyka allashverishe.Është njëfarë hierarkie. Duhet njëfarë disipline.Duhet njëfarë sharmi që s’po të përgjan me politikën tënde të errët dikur dhe sot. Nuk bën me lën hije të mllefit tënd kudo sepse ata që lan gjurmë dhe hije sot i ke në Hagë, e po të mungojnë shumë,ta kanë tha krahun.

Ose ,ose…

Ndoshta sepse tipat si miqt e Rrahman Morinës kanë pas më shumë ndjenja negative sesa pozitive, edhe fjalë negative ka më shumë për t’u shprehur në gjuhësin tonë.

* Isa Mustafës , Agim Veliut më shumë do të, të ju shkonte për trupi sot për sot sllogani;

“Lamtumirë “,për ju qytetar të Kosovës që na votuat deri dje. Ua vjelëm votuat,me Vjosa Osmanin, por ne sovranit ua “lodrojmë nanën”,sa herë na ipet mundësia.

Sot.

Rreziku i juaj ka marrë erë. Vjosa është pasqyrja e mbretreshës. Vjosa Osmani sot për sot nuk i duhet pasqyrja me e pyet askend ; Kush është më e forta në Kosovë?

Fortësia e një femre elegante dhe e mençur po dihet, po i kap retë me kokë.

Ajo po vjen, me plotë dinjitet, me plotë besim të fortë, po vjen me guximin e Teutës , po vjen me një mision të qartë, me i shkel zhvatsit me votën e shqiptarve ,ashtu siç iu dha Donald Trampit në SHBA nga pro- amerikanët ;

Vjosa e Albini kanë një mision të qartë për gjithë Evropën;Kthimin e shtetit të Kosovës, në duart e qytetareve të ndershëm të saj.

* Ishte një rrugë e filluar më 6 tetor 2019…

Por ju “mahallegjinjë hajna”,e ndërpret më vitin 2020, me pabesi,si asnjëherë më parë, me tradhti dhe me frikë,bëtë atë që s’kemi lexuar kurrë në asnjë “defter”,historie .

Sot edhe deri në zgjedhje të reja,rruga është pak me ndryshe, por misioni është i njëjtë.

Keni arsye të tmerroheni,të firkësoheni, të çmendeni sepse ju e vjedhët djersën e popullit,e të diasporës dhe në fund edhe votën e votuesve të juaj nën slloganin ” BESO”.

Frika trefishohet edhe atëherë kur Gjykatat tona të pakorruptuara do t’ua lexojnë dosjet kur keqpërdorët flamujt dhe emrat historik të shqipeve tona; Ibrahim Rugova, Ademi Jashari, Salih Çekaj dhe Zahir Pajaziti.

PS:

Drejtësia po vjen edhe duhet me ardh si tornado, bira e minit , 300 grosh për politikanët e dreqit që së patën brek,e u bën milioner …

Njeriu i mençur i jep votë dijetarit, fisnikrisë dhe patriotit që është i respektueshëm,e jo ofenduesit të tij.

Anti-amerikani Albin Kurti dhe anti- amerikanja Vjosa Osmani janë fati ynë i ri. Fati ynë që Albini e Vjosa,i sulmojnë rivalët me intelektualitet.Këmbët e tyre po fiksojnë hapin.

Për shembull, kur një burrë e akuzonte Presidentin Rugova për heshtje ndaj atyre që e ngacmoin edhe në pastërti kombëtare .Ai pëgjigjej ; Ne i duhemi Kosovës bashkë!

Albini e Vjosa janë buçimë e madhe ,të vërtetë dhe të pakontestueshëm,askujt si duhet të mendojë dy herë sepse dy herë me mendue në këtë periudhë ose je i verbër ose analfabetë…