Veprimtaria e atdhetarit Mehmet Trepça
VEPRIMTARIA E ATDHETARIT
Mehmet Trepça 1939-1993
Jetëshkrim i shkurtër
Përgatitur nga Abas Fejzullahi
Mehmet Rrahim Trepça, lindi më, 28 Frytor (Shtator) 1939 në katundin Vidishiq të Shalës së Bajgorës, jo larg xeherores së Trepçës-Stan Tërg (fshatin, që vendorët i thonë sot e kësaj dite katund) e që i takon Mitrovicës.
Muaj i nëntë i vitit-FRYTORI (shtatori), është muaj që me gëzim pritet kudo, sepse puna e bërë gjatë stinëve të vitit, nëpër ara , livadhe, bashtina e kopshte, bëhet vjelja e fryteve, grumbullohen dhe përgatiten për stinën e dimrit, me të gjitha gjërat ushqimore për njerëz dhe bagëti. Por kur në familje ka edhe lindje të fëmijës brenda muajt Frytor gëzimi për familjarë është i dyfisht, siç ishte rasti në familjen ku lindi Mehmet Trepça.
Janë disa familje të pakëta që mbajnë mbiemrin Trepça, ndërsa disa familje të afërta kusheri mes veti, mbajn mbiemrin Fazliu etj. Është shumë interesant se vetëm edhe në Dibër të Madhe ka familje me mbiemrin Trepça.
Janë raste të rrala të njerëzve, të cilët kanë lindur në njërin nga muajt e vitit dhe pas jetesës ashtu se çfarë e kanë pasur fatin e tyre të jetëgjatësisë, të ndërrojn jetë në të njëjtin muaj e aq më pak në të njëjten datë…
Mehmet Trepça vetëm 20 ditë para ditëlindjes, pa i mbushur 54 vjetë ndërroj jet më 8 Frytor(shtator) 1993 nga sëmundja e rëndë, ndoshta edhe si pasojë e kohës së kaluar nënë hetime dhe burgun famkeq të ish Jugosllavisë në Goli Otok, me shumë bashkëatdhetarë të tjerë të çështjes kombëtare, të cilët kishin të njëjtat qëlime, ideale, përpjekje dhe veprimtari për jetësimin e bashkimit kombëtar dhe për Shqipëri natyrale.
Mehmet Trepça, ishte i 8-ti fëmijë në familje, nga 9 fëmijët e Rrahim dhe Hanife Trepçës.
I ati, Rrahimi minator në Trepçë, bujk e punëtor i dalluar në fshat i njohur për thjeshtësinë dhe sinqeritetin në jetën e përditshme. Në kushte dhe rrethana shumë të vështira të jetesës, si pasojë e pushtuesit serbë, me punë të rëndë në tri ndërresa, kryente edhe punët e bujqësisë dhe blektorisë që jepnin mundësin e mbijetesës dhe rritjen e fëmijëve në kushtet ekzistuese nënë pushtimin serb.
E ëma, Hanifja e njohur nga të gjithë si HANA, shtëpijake dhe mikëpritëse e dalluar me të gjitha tiparet dhe virtytet që karakterizojnë një malësore të vërtetë e njohur në veçanti, për pritjen dhe përcjelljen e çdo mysafiri të njohur apo të pa njohur që ka pasur rastin të jet mysafirë në oden e pritjes, ku i ka pritur e përcjellur me nderime dhe me sofrën e shtruar përher siç thuhet me bukë, krip e zemër.
Si i shpëtoj HANA luftetarët e lirisë të Ahmet Selacit pa ra në pritë të çetniko-partizanëve.
Hana Trepça
Mahallen e Trepçalive me disa shtëpi, siç e quajn mahallat tjera, i ndan një lumë i vogël që banorët e quajn rekë, prej kodrës përball, që quhet Bungaj, e ka edhe disa toponime tjera si gurapeshi, udha e rudaxhive etj. Xehtarët e xeherores Trepça kanë udhëtuar këmbë nga katundet Bajgorë, Bare, Vidishiq etj në të dy drejtimet se kanë punuar në xeherore të Trepçës me tri ndërrime dhe udha e ka marrë këtë emërtim udha e rudaxhive , ndikim i sllavishtës, sepse xehtarët i kan quajtur rudar…
Hana, malësore, nanë e 9 fëmijëve, kur bisedatë zhvilloheshin në odë sidomos gjatë kohës së dimrit, ajo mes tjerash tregonte: Ahmet Selaci me luftëtarët e vet, të cilëve ju printe në luftëra kundër çetniko –partizanëve, për liri dhe pavarësi të Kosovës nga sllavo-komunistet, me një rast vinte malit ë Bungajës për të ra poshtë pa ditur se partizano_çetniket ishin posht dhe asnjëra pal se shifshin tjetren, por këta ishin ne pritë. Kur e vëren se do të bien në pritë, për t`ju lajmëruar s`kishte mënyrë tjetër, vetme se del në hajat ku kishte pamje dhe me zë të lartë fillon me thirrë emërat e fëmijëve të saj tue ju thënë:
Ooo pritni gjanë ( bagëtin) nalt se podojnë me ra posht, pritni nalt, ktheni nalt mos i leni me ra posht. Këte e përseriti dy tri herë dhe kolona nalet dhe ndëgjojn mirë se çfarë thoshte Hana. Prijsi i luftëtarëve, Ahmet Selaci e ka njohur edhe në zë dhe e ka vërejtur shenjen e dorës, për t`u kthyer mbrapa nga kanë ardhur seka ndonjë rrezik posht sipas thirrjes dhe shenjes me dorë të Hanes. Kështu kthen prapa dhe shpëtojnë nga rënja në pritën e çetniko-partizanëve.
***
Mehmeti, shkollën fillore e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në Stan Terg. Shkollimin e mesëm(gjimnazn) në Mitrovicë, ia ndërpren qëllimisht dhe për-kundër dëshirës së tij e derguan në shërbimin ushtarak në Zagreb. I përcjellur në vazhdimsi për aftësit dhe veprimtarin e tij si nxënës, sipas planifikimit të tyre dhe realizojnë qëllimin dhe burgosjen e tij me shokët e idealit.
Pas vuajtjes së Burgut në burgun e njohur famkeq në Goli Otok që ja shqiptoi Gjjyqi Ushtarak në Zagreb I K nr.21 / 61 më 25 shkurt 1961, si anëtar i Organizatës ilegale “VOTRA KOSOVARE–NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE“.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak të mbetur, pas burgut u kthye në Kosovë, në vendlindjen e tij të dashur. Mehmeti, filimisht u punësua si punëtor fizik në vitin 1967 në Industrin Kimike në Mitrovicë, në Kombinatin Trepça.
Dashuria e madhe për arsim dhe dituri që Meha kishte, me vullnet dhe punë në vazhdimsi, bëri përgatitjet e provimeve dhe me sukses i përvetsoj njohurit nga lëndët mësimore në shkollën e mesme, nga e cila e dërguan në shërbimin ushtarak duke ja ndërpre shkollimin, ku në afatet e organizuara për provime private, kreu shkollën e mesme me sukses.
Me sukses dha provimin pranues ku e regjistroi Shkolën e Lartë Teknike në Mitrovicë që me kohë u shëndrrua në Fakultet të Xehtarisë dhe Metalurgjisë me disa drejtime si Kimi Teknologji etj. Meha e përfundoi me sukses pa shkëpu- tje nga puna drejtimin Kimi Teknologji.
Ka punuar si laborant në Laboratoriumin kryesor të Industrisë Kimike në Mitrovicë, prej 1970 deri në vitin 1989 kur Serbia sipas planifikimit sistematik me dhunë largoi minatorët e Trepçës nga vendet e tyre të punës duke vazhduar edhe me kuadrat e tjera shqiptare (si Meha) të cilat ishin në shënjestër të regji- mit fashist serb në mbarë Kosovën.
Për shokët gjatë studimeve dhe punëtorët ishte i afër dhe i dashur, andaj e thirrnin gjithnjë MEHË.. Kjo më së miri pasqyrohet nga kujtimet e tyre të cilat i kanë shkruar për Mehmetin si shok dhe punëtor, nderimin dhe dashu- rin që Mehmeti ka pasur për punëtorë dhe shokë në veçanti.
Këshillat dhe udhëzimet e Mehës për shokët e afërt kanë qenë gjithnjë të mirëpritura edhe për punëtorët në përgjithësi. Si para dhe pas Grevave të njohura të Minatorëve (Xehtarëve) në Trepçë, gjatë shkurtit të vitit 1989 dhe përkrahja e tyre nga mbarë populli shqiptar në përgjithësi dhe nga punëtorët dhe studentët e Kosovës në veçanti.
Meha në vazhdimsi ishte në lidhje të përditshme me shokë, përcillte me vemnedje rrjedhat e situatës ekonomike dhe atyre politike në veçanti. Jepte këshilla dhe udhëzime se si duhet vepruar e patur kujdes nga propoganda dhe kurthet e makinerisë barbare sllavo çetnik- komoniste. Me shokët e afërt të ide- alit veproi dhe përkrahu vazhdimisht gjitha levizjet pas luftes së dytë Botërore kur Kosova dhe çamëria përsëri mbeten të shkëputur nga Shqipëria histori -kisht Etnike. Meha dha kontributin e vet të çmuar në këshilla dhe udhëzime për veprimtarët në drejtimin e organizimeve sipas nevojës dhe rrethanave të kohës dhe në krijimin e institucioneve paralele pas Deklaratës së 2 Korrtorit (Korrikut) 1990 dhe Shpalljes së Pavarsisë së Kosovës dhe Kushtetutës së Kaçanikut . Udhëzimet dhe këshillat nga përvoja e tij, lidhur me format dhe mënyrat e organizimit për t`ju kundërvu dhe përballur planeve dhe veprimeve shkatrruese serbe kishin rëndësin e veçantë, deri te krijimi i kushteve dhe rrethanave për vetmbrojte, krijimin dhe organizimin e MT( Mbrojtjes Teritoriale) dhe krijimin e SHK( Shtabeve komunale deri te formimi i UçK-së.
Ndërroi jetën në vjeshten i vitit 1993 pa e shijuar lirin e Kosovës për të cilën veproi qysh si fëmijë e deri sa ndërroi jetë. Veprimtaria e ë tij kur e kërkonin rrethanat dhe kushtet ishte në fshehtësi të thellë, por edhe hapatas me një kujdesë të jashtëzakonshëm, për të ruajtur vazhdimsin e veprimit dhe të shokëve.
VEPRIMTARIA PATRIOTIKE ILEGALE DHE LEGALE
E MEHMET TREPçES
Qysh se, me dhunë u shkëputen nga Shqipëria , Kosova dhe çamëria nga pushtuesit Serbo-sllavë dhe Grek, të kqijat s`ju ndanë shqiptarëve vazhdimisht. Secila familje dhe shtëpi, ka nga një histori të veçantë sa të hidhur e të dhimb shme, aq edhe krenare për qëndresën e bërë ndaj pushtuesve barbar serbo-sllav dhe grek nëpër shekuj..!
Shumë atdhetar nga modestia veprimtarin e tyre për Atdhe, e kanë hesh- tur, apo edhe s`kanë folur e treguar shumë gjëra e të bame, vetëm të ruajnë faktorin njeri, shokët dhe miqët nga dhuna e pushtuesëve, apo edhe të mos mirret si lavdrim ..!
Kështu, kanë ndërruar jetë shumë veprimtarë, të mbyllur në veten e tyre e bashkë me këtë mbyllje janë mbyllur edhe shumë ngjarje dhe veprime me rëndësi të veçantë apo në raste të rralla u kanë treguar vetem miqëve të besuar ku me kohë edhe janë tretur apo edhe harruar nga kalimi i kohës kushtet dhe rrethanat ekzistuese të mossigurisë dhe rrezikut për pasoja nga më të ndry-shmet.. Aty ku janë ruajtur rrëfimet për veprimtari, nëpër miqë e shokë kanë rrëfyer në rrethana të caktuara për veprimtarinë e shumë atdhetarëve, vuajtjet e tyre nga armiku, ku familjaret s`kanë pasur dijeni dhe të dhëna të mjaftue-shme..!
Andaj miqët dhe shokët besnik, me kujtimet e tyre dhe rrëfimet ndihmojnë shumë në pasqyrimin dhe begatimin real të jetës dhe veprës së veprimtarëve apo dëshmorve të kombit, në këtë mënyrë i bëjnë me dije e njohuri bashkë- atdhearët me rrolin dhe rëndsin e tyre në fushveprimet e ndryshme për çështjet me rëndësi për atdheun dhe kombin ..!
Prandaj nga rrëfimet e shokëve dhe miqëve që Mehmetin e kanë njohur dhe tek te cilët ai ka pasur besim dhe ka rrëfyer për jetën dhe vepren e tij (në ndeje dhe takime te ndryshme) qoft nga veprimtaria e tij për atdhe në kushte dhe rrethana të fshehtësisë e të pa njohura dhe ato të njohuara- legal do të japin një ndihmes të çmuar, që sa ma për së aferm ta njohim dhe vlersojmë jetën dhe veprën e atdhetarit të devotshem Mehmet Trepçës..!
Nga rrëfimet me gojë apo me shkrim e atyre shokëve dhe të afërmëve ku Mehmet Trepça, ka shpalosur veprimtarin e tij atdhetare tek te cilët ka pasur besim e të cilët janë gjallë, më së miri dëshmohet rroli dhe rëndsia e veprimta- risë shmëdrejtimshe (shumëdimenzionale) e Memet Trepçës për çështjen kombëtare.
Në vijim disa nga rrëfimet e bashkëveprimtarëve, miqëve dhe dashami- rëve për mbresat , kujtimet dhe vlersimet nga këndvështrimi i tyre për jetën dhe vepren e Mehmet Trepçës:
Emin Fazliu, kryetar i Organizatës : “Beslidhja Shqiptare “ dhe bashkëfshatar lidhur me Mehmet Trepçen mes tjerash shkruan:”…Me Mehmetin nifeshim si fëmijë, ka pasur një babë të shkëlqyer..Mehmeti si semimaturnt , është kyqur në Organizatën tonë ilegale të Rinisë që quhej :VOTRA KOSOVARE – NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE, pseudonimi i tij ka qenë: MET XEXELI. Ka marrë pjesë në shpërndarjen e trakteve ( të pakta) që i shkruanim në fletët e fletoreve të mëdhaja ose në bllokun e vizatimit me këso lloj përmbajtjesh:
- KOSOVA ASHT TOKË SHQIPTARE PRANDAJ KËRKOJMË QË TË BASHKOHEMI ME SHQIPNINË. RRNOFT SHQIPNIJA!
- POSHT SERBIJA KOLONIALISTE !
- POSHT TITO – TRADHTARI !
- RRNOFT USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE !
- RRNOFT PËR SHEKUJ MOTRA E JONË HEROINE MARIJE SHLLAKU !
- VDEKJE KOMUNIZMIT – LIRI DHE DEMOKRACI !
- RRNOFT SHQIPNIA E BASHKUEME ME KOSOVË E ÇAMËRI etj
Mehmeti ka qenë njeri i mrekullueshem, besnik, i qetë e konsekuent.
Në vazhdim Emini Fazlia rrëfen: Policia sekrete ushtarake më ka arrestuar me 26 gusht 1960, ndërsa Mehmeti e tjerët janë arrestuar më 29.8.1960 ku nga Gykata Ushtarake e Zagrebit sipas I K nr.21 / 61 më 25 shkurt 1961, si anëtar i Organizatës Ilegale “VOTRA KOSOVARE – NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE“. Jemi dënuar me burgë të rëndë: Emin Fazlia 8 vite,
Baki Dullovi 2 vite e gjashtë muaj, Mehmet Trepça 1 vit e katër muaj dhe Ilmi Ajvazi 9 muaj ..!
Vuajtjen e dënimit Mehmeti e ka bërë në burgun e njohur famkeq në :
GOLI OTOK
Haxhi Nezir Osman Trepça mes tjerash në kujtimet e tija shkruan:
“ ..Me Mehmetin kam pas marrëdhënie shumë të mira dhe mirëkuptim sidomos gjatë kohës ma të vështirë për popullin e Kosovës i ashtuquajturi :Akcioni i Pushkëve dhe Shpërngulja për në Turqi, ku Mehmeti dhe Mulla Mustafa kanë dhënë një kontribut të madh në pengimin e shpërnguljes duke biseduar me popullat e duke ju sqaruar atyre qëllimet e pushtetit serbosllav…”
Ndërs Ramadan Uka Ing.i Dip.i Teknologjisë nga kujtimet e tija si shok i studimeve mes tjerash shënon:”…Për të qenë atdhetarë e patriot duhet të kesh guxim, duhet të jesh i matur, besnik, intelektual e këto i kishte Meha…!
Meha shpesh thellohej në mendime dhe thoshte: ju nuk e dini, nuk e keni perjetuar shkaun…Serbia është urë e fuqive të mëdha e përkrahur nga Rusia, e ne nuk kemi as oficer e as pilot, na shfrytzon ekonomikisht dhe na edukon politi- kisht, duke na derguar në shkolla të kumrovcit e kuzhina serbe …”
Meha na tregonte gjëra interesante politike për Gjilasin dhe politikaj tjerë…” Punëtorët dhe shokët i këshillonte dhe mësonte vazhdimisht..për kujdes dhe punë…”
Rrëfimi i Nexhmedin Ibishit lidhur me ate se çfarë i ka treguar Meha se çfarë i ka ndodhur gjatë përcjelljës sistematike të UDB-ës në lëvizjet në jetën e përditëshme ashtu edhe në punë, duke nuhatur dhe provokuar vazhdimisht nga ana e serbëve në veçanti dhe aty këtu nga bashkëpunëtorët e tyre në për- gjithësi, pasqyrojnë qartë vizionin shumëdomethënës të Mehmet Trepçës sa i përket çështjes kombëtare dhe përpjekjeve të mëdha e të mundimshme qe du- het bërë për liri dhe pavarësi …!?
- Nexhmedin Ibishi mes tjerash shkruan në kujtimet e tija : “…Pas ngjarjeve të vitit 1981 Mehmeti na thosht:..mos mendoni se do t`i arrijm qëllimet tona para 18-20 vitesh, se ju nuk e dini se me çfarë armiku kemi punë..!
Kur të më lajmëroni se po i shifni trupat e shqiptarëve nëpër therra e prroje , ejani e ju tregoj kur do të fitoni lirinë…” Pastaj rrëfimet e Mehmetit për burgun e GOLI OTOKUT.
Ku fillimisht një gjenerali i burgosur e pyet Mehmetin a je shqiptar ?
Meha i pergjigjet po, shqiptar jam. Përse te kan sjellur këtu, çfarë ke bërë ?
E kam mbytur një njeri !
Gjenerali qesh, mos gënjej, se këtu si sjellin ata njerëz, por ti ke punuar për shqitarë dhe Shqipëri, dhe këtu ska spijuj si mendon ti, tregonte Meha gjatë bisedes…! Gjeneralin të cilin e kishte burgosur Titoja sipas fjlëve të gjeneralit, e ka njohtuar Mehen me të burgosurit tjerë shqiptar si: Xhafer Kodren me fakultet te kryer, ndersa një tjeter shqiptar i cili kishte pasur te kryer fakultetin në Sorbon nga keqtrajtimet dhe torturat e kishin shkatrruar psiqikisht …dhe ky gjeneral i ka thënë :”… Ju shqiptarët s`keni për ti qelur syt kurr, por me ramjen e Rankoviqit keni me qit flamurin dhe keni me i qel shkollat e gjitha profileve…” Rrëfimi tjetër i Mehës nga burgu i Goli Otokut:
Prifti katolik shqiptar dhe porosia e tij nga çelia e burgut në Goli Otok :
Mehmet Trepça
në uniformë ushtarake gjatë vitit 1960
” çelsi i Arkës është te kryqi “!
Pasi Mehmetin e vendosin në një çeli me një Prift katolik i cili Mehmetin e thirrte biri im dhe i rrëfente për burgosjen e tij dhe mes tjerash i thoshte:”..Kurr nuk kanë me përjetuar ta din prej meje ate që po dojnë, po të më ziejn në kazanë me ujë..”! Një ditë mëngjesi erdhen e moren e mbajten nja dy orë, kur erdhi pushoj pakëz dhe më rrëfeu: biri im, ashtu më thrriste, nesër do të më pushkatojn..!
E kam këtë pallto prej lëkure do ta marrësh ti, e unë setrën tënde, se ti je i ri e nuk din se ku e kah të qesin dhe kjo ty të mbron…e kur të dalish ndonjëherë prej burgut do të shkojsh në Prizren në kishë e kam motrën Murgeshë do ti thuash tri fjalë: ” çelsi i Arkës është te kryqi “!
Poashtu gjat kësaj kohe Meha rrëfente se si e vranë Omer Qerkezin gjëja se ka sulmuar rojen në çeli..etj.
Pas daljes nga Burgu dhe pas rënjes së Rankoviqit, pas dy muajsh merr pallton e Priftit dhe shkon në Prizren me kryer amanetin. Shkon Meha dhe troket në derën e Kishës: Pasi del një murgesh Meha i drejtohet:
A mundem me bisedua me murgeshën kryesore ?
Pasi mori përgjegjen se po. Pa vonesë erdhi dhe u prezentova: Unë jam Mehmet Trepça nga Mitrovica, kam qenë në Goli Otok me vëllaun tënd e kam një porosi : ” çelsi i Arkës është te kryqi “!
E more vllau im, nuk kemi qenë të pasur, në arkë nuk ka para, ka literatur me të cilen unë nuk di çfarë të bëj, ju e dini çfarë do të bëni me to.
Ja pallton e vëllaut ta kam pru për kujtim. Nuk e marrë për sa ta bani në trupin tuaj do të konsideroj se e kam vllaun të gjall..
Ndërsa literaturën e kam marrë e kam derguar në vendin e duhur..ky ishte rrefimi i Mehës asgjë më tepër.
Mehmeti si i ri ka qenë i përcjellur nga UDB-ja dhe ja në rrëfim i tij:
“.. I përcjellur nga spijujt e UDB-ës, në Mitrovicë përpiqet t`ju humb gjurmët dhe hynë tek një rrobaqeps dhe i thot: po më përcjell Udba si të ja bëj ?
Zenel Kalaveshi e fsheh në depon e dyqanit duke e mbuluar me jorgana.
Pas pak hyjn brenda përcjellësit e UDB-së dhe pyesin:
A mos hyni dikush para neve këtu ?
Pegjegja e tij isht:
Jo, bukur kohë thot nuk ka hy njeri brenda, kontrollojnë dhe dalin..!
Pasi dalin Zeneli i vezhgon se a janë larguar dhe pas pak vie bashkëshortja e tij Fikrija. Zeneli i thot, mori grua gati shkova në burg, po të ma gjejshin këtë djalosh UDBA ..!
Fikrija i thot: Hajt burri im mos u merzit, edhe unë do të punoj me xhypner e xhilpër e fëmija nuk do të vuajn.. !
Ndersa rastin e dytë kur i bien në gjurmë UDB-ja, pas hotelit Jadran shtëpisë së mallërave, Meha hyn në një oborr e takon një plakë e i thot po më ndjekin UDB-a, ajo pa u hamendur i thot hyn brenda e strehon dhe i ndihmon kjo plakë ishte Majtabe Zhubi gruaja e Halim Zhubit…!
Poashtu gjatë punës në Laboratoriumin e Industrisë Kimike pas një konfli- kti me një serbe qe e provokonte Meha i bie shuplak shkines dhe bëhet e madhe kjo. Por ne momentin vendimtar i ndihmon shumë Ferdane Kalaveshi sipas këshillave të bashkëshortit të saj Hajrush Salihut duke i thënë Ferdanes se nesër do ta nxerrish nga situata Mehmetin nga akuzat qe po ia ban shkina e cila e ka provokuar dhe Mehmeti ia ka ra shuplakë…!
Meha merr denimin paraperjashtim në saje te ndihmës qe i jep Ferdanja duke bërë shkinen siç thot populli për pesë para për sjelljet e saja provokuese ndaj Mehnmetit..!
Kështu qe Familja Kalaveshi dy herë e ndihmuan Mehmetin:
I ati Zeneli pothuajse para 30 vitesh dhe e bija Ferdanja pas 30 vitesh.
- Nexhmedin Ibishi, përfundon kujtimet e tija me këto fjalë:
Meha ka qenë i mirëseardhur në familjen time dhe te Hajrullah Saliut, nga këshi- llatë dhe udhëzimet e tija mjaft të çmuara, me kanë shërbyer për të mirë atëherë edhe sot e falënderoj përjetësisht.
Nga kujtimet e shkruara të Prof.Ing. RRAHIM BOLETINI – PECI
“ … Mehmeti ishte i lidhur shpirtërisht me hallet dhe problemet e popullit, ai kurrë s`bisedonte për hallet e veta, por vetëm për situaten dhe problemet e kombit shqiptar, nuk shoqërohej me gjithkend, i njifte njerëzit me të cilet mund të bisedonte dhe ishte kundërshtar i flakët i sllavo-komunizmit. Thonte se çdo patriot i vërtet shqiptar duhet demaskuar sllavo-komunizmin duke vetdijsuar popullin se është i robruar duke punuar si në format legale dhe ilegale.
Duhet, demaskuar politikën diskriminuese në punësimin e serbve në dëm të shqiptarëve, shfrytzimin e pasurive të Treçës , diskriminimin dhe mosbarazimin e gjuhës shqipe si dhe te të gjitha niveleve tjera nga ana e politikes serbe ndaj Kosovës…! Meha e njhte thell historin e popullit shqiptar dhe shpesh bisedonte për të kaluaren e hidhur dhe gjithnjë ipte shumë opcione se si duhet vepruar nder to ishin tri opcone që i theksonte vazhdimisht:
- ..” Bashkimi Kombëtar sipas Kuvendit te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit .
- Bashkimi i Kosovës me Shqipërin. Ky opcion është jo aq i mirë, sepse mbesin shumë toka shqiptare jashtë shtetit shqiptar..!
- Kosova Republikë opcioni ma i keq se i dyti , sepse asnjë patriot i kombit s`ka kerkuar këso opcioni.
Në vazhdim thonte se edhe ISA BOLETININ, kur e kanë pyetur në Londër se çka kërkon?
Ai është përgjegj:
Se po kërkoj me i bashkue tokat shqiptare gjith kah janë.
RRAHIM BOLETINI – PECI duke përfunduar kujtimet e tija mes tjerash thot për Mehmeti:
“… Mehmeti ka qenë shqiptar i fortë, trim dhe besnik, ka qenë i punës dhe i besës me njohuri te gjithanshme, i dashur për shqiptar dhe i urryer nga shkijet, ndiej dhimbje te madhe në shpirt e kujtoj këtë burr shaljan, por mburem që pata rastin të bashkëpunoi me te, ndersa familja e tij duhet krenohen gjithnjë qe paten ate..! “