VAJZË, KURRË MOS TË QOFSHA FALË!

VAJZË, KURRË MOS TË QOFSHA FALË!

Shkruan : Refiqe R. Hamiti

Për gjinin më të bukur,për gjyshet, nënat ,motrat ,bashkëshortet,vajzat tona ,kurrë mos u qofsha falë.

Pse gabojm të gjithë si popull?

Gjuha e shkruar e shqiptarit të sotëm në rrjetet sociale për vrasjen e Marigona Osmanit, i ngjan nji sëpate, me të cilën budallai plagos veten e tij sa here thote fjalë të keqija .

Të shkruash për diçka që nuk të dhemb ty, është sikur të futesh në pyllin e zi,që kurrë nuk e gjen dritën e fundit.

Gjërat që ndikojnë në ndryshimin e fatit tonë nuk janë kurrë të rastësishme. Ato janë brenda nesh dhe presin çastin e duhur për të vepruar.

Kjo dekadë e fundit sjell shumë vrasje të femrave nga dora e burrave të këqinjë.

Si optimistët, ashtu edhe pesimistët, si të fortët ashtu edhe të ligët ,si të bukurit ashtu edhe të këqijt, si të butët ashtu edhe të egrit ,i merr e njëjta vdekje, ama jetët e tyre janë krejt të ndryshme.

Sot për sot vajza ,sipas meje, të ëndërrosh do të thotë të jesh thjesht pragmatike.

Të ëndërrosh se të gjithë meshkujt janë të bukur, gjentëllment,të dashur, të respektueshëm, fisnike,sjellaman të mirë,të butë ,dashnorë të këndshëm është si me ju hip skiave ,në pikë të verës.

Nëse një problem nuk ka kurrfarë zgjidhje, mbase nuk është fare problem, por një fakt me të cilin duhet të përballemi , është fakt.

Andaj ik nga flaka.

Vajzë e re, e njomë ,e butë , është e drejt e jote,që duhet ta rrutullosh në kokën tënde se :

Gjëja më e rëndësishme në jetë, është të guxosh. Gjëja më e ndërlikuar në jetë, është të kesh frikë. Gjëja më inteligjente në jetë, është të jesh femër e moralshme dhe fisnike , e fisit të mirë. Gjëja më e hidhur në jetë është të dashurosh “kauzën” .

Gjej një kauzë më të madhe se vetja dhe kushtoja tërë jetën.Duhet si vajzë e re të përdorësh imagjinatën më shumë se sa kujtesën. Sepse edhe pse je e njomë,duke kujtuar princin e bardhë , imagjino që të gjithë meshkujt janë edhe të mirë ,edhe kapadaji.

Nëse ke dy alternativa, gjëja e parë që duhet të bësh, është të vihesh në kërkim të alternativës së tretë, që s’të ka shkuar fare nëpër mend, e cila nuk ekziston.

Sepse

Të jesh njeri sot , me mendët e gomarit nuk është risi.

Thuhet se:

Një gomar, i cili iu soll tërë ditën rreth e rrotull gurit të mullirit, përshkoi plot njëqind milje duke ecur. Kur e zgjidhën në mbrëmje, ai vuri re se gjendej në po të njejtin vend. Kështu janë edhe disa njerëz: ecin shumë, por nuk bëjnë fare përpara. Kur për ta vjen mbrëmja, ata nuk kanë parë as qytete,as fusha,as dete, as katunde, as krijesa, as peizazhe, as fuqi e as engjëj ,as femrën e bukur,as nënën,as motrën e as gruan…

Për atë, ata janë të gjorët, janë të lodhur e të rraskapitur më kot me unin e tyre ,veç me u mbet në dorë dikujt. S’ka gjë më të trishtuar se shprehja: “Sa me shty kohën”.

Sepse tipi i mashkullit të keq ,e jeton jetën e kapadais mallgjike.

E kësaj për ta, është sikur ajo thënja sot për nesër. E kësaj i thonë, për sojin e tyre, ta trajtosh jetën si qese plehrash, që duhet çuar sa më parë te kazani.

Mashkulli është një ndër krijesat më të vëzhguar në këtë botë, por edhe më pak i kuptuar në këtë botë.

Ndërsa femra është ndër krijesat më të përdoruara në këtë botë ,edhe ndër më të shtypurat në botë sepse shpëtimi shpirtëror dhe edukimi i mashkullit dhe femrës fillon nga familja,rruga dhe shkolla…

Sot në botën shqiptare dhe në jetën reale, këshilla më praktike për meshkujt nuk është që ata t’i trajtojnë gurët e shahut si gurë shahu dhe princeshat si princesha, apo t’i trajtojnë të gjithë njerëzit si njerëz.

Të gjithë meshkujt nuk janë pasqyrime të zbehta të konflikteve shoqërore, por ata përforcojnë disa prej këtyre konflikteve, zvogëlojnë disa të tjera, si dhe injorojnë pjesët tjera të jetës së tyre, që bashkëjetojnë me ditët e tyre të zeza, të jetës.

Nuk thuhet kot që : Mashkulli është stadi më i epërm i zhvillimit të natyrës, kurora e saj. Thënë shkurt, mashkulli është bota në miniaturë.Syri sjell mashkullin në këtë botë.

Veshi sjell tërë botën te femra…

Vetëm një shpirt i njomë dhe i trazuar, si i Marigona Osmanit, e ka përjetuar ç’do të thotë t’u mbijetosh shtrëngatave, e prapë të mos mund të rrish, më pa ato shtërngata, e të kërcesh në gremin. Duke bashkëjetuar me veshin e keq të mashkullit ,e ka kërcyer greminën me shumë dhimbje dhe tortura.

Ndjenjat dhe dashuria janë tiranë që na torturojnë gjithmonë ose herë pas here.

Femrat e ndershme nuk i fshehin veprimet e tyre.

Edhe kur gabojnë ato flasin…

Por për mashkullin e keq që kurrë nuk burrërohet edhe në moshë, edhe kur atë e ka lind,e ka rritë , një femër e fuqishme si nëna e Dardan Krivaqës e cila ka mbetë e re, e ve ,me fëmijët jetim, edukimi dhe burrërimi nuk donë koment.

Tradhëtia që e ushtronë vet një mashkull gjatë jetës së tij nuk beson as të femra më e re,më e bukur dhe më besnike , tradhtia e tij dhe dhuna që ushtronë ndaj femrës janë shtiza që kanë maja të mprehta në të dyja anët e zemrës së tyre ,i përdorin ato, tek ata njerëz që mund ti plagosin në forma të ndryshme duke djegur qindfish më shumë veten e tyre, për atë ka lind termi kriminel , krimi e grryen edhe atë por ne nuk e shohim, nuk e kuptojmë,krimi nuk ripërsëritet kur kryhet ,andaj edhe zemra e tij sot është më armik se sa gjithë armiqtë e tij sot që i ka krijuar për rreth.

Kush jemi ne të gjykojmë ?

Kush jemi ne të komentojmë ?

Kur shteti duhet të bëhet shtet , ti ketë organet e sigurisë, në norma ligjore,efektive ,të gatshme me mbrojt femrën nga kriminelët.

Popull:

E jotja është vetëm ajo çfarë ti mbart me vete.

Jo të gjykosh…

Po të egzistonte edukimi,drejtësia ,efektivi ligjor dhe shpirtëbardhësia te çdo njeri, kurrë nuk do të lexonim për kriminelët e sotëm.

Vajza të njoma dhe të bukura:

Nëse do të zësh miqësi me dikë, kërko një njeri që e do zotin ,nënën,gjyshen ,motrën më shumë se veten e tij. Nëse ai do zotin,nënën,gjyshen ,motrën më shumë se veten, atëherë mund të dojë edhe ty…

Vajza të njoma dhe të bukura:

Rregulli i parë që duhet të ndjekësh në hapat e tu, me marrëdhëniet me të tjerët, është përpjekja për të gjetur një karakteristikë të mirë te çdo njeri, karakteristikën më të fortë të tij, atë që e dallon prej të tjerëve.Mundohu të lexosh për moshën tënde…

Përqendrohu vetëm tek tiparet pozitive të personave dhe mos u druaj nga asgjë. Edhe kur ke frikë që nuk të hapen krahët e familjes ,qëndro,merre guximin dhe guxo. Për sa kohë që ruan këtë lloj qasjeje ndaj unit tënd , do të jesh gjithmonë e mirëpritur. Ama, nëse përqendrohesh te karakteristikat e meshkujve negative, ata e ndjejnë menjëherë këtë, e si rrjedhojë nga marrëdhënie të tilla nuk pritet asgjë e mirë.

Vajza pyetni vazhdimisht veten se çfarë duhet të bësh, që të tjerët të të duan. Bëj atë që bën dielli: Vezullo! Bëhu e ndritshme!

Kush dashuron, jep. Kush nuk dashuron, merr. Kësisoj, mund ta kuptoni se kush ju dashuron e kush jo.

PS:

Vajza ,mos ju qofsha falë!