Triumfi i Kombit. Shqiptarët do ta fitojnë të Drejtën e Madhe, atë të Bashkimit Kombëtar

Triumfi i Kombit. Shqiptarët do ta fitojnë të Drejtën e Madhe, atë të Bashkimit Kombëtar

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptareve u është mohuar nga Europa e Drejta më e Madhe, ajo e Bashkimit Kombëtar.

Shqiptarët janë ndarë padrejtësisht dhe u janë rrëmbyer troje padrejtësisht; dhe nuk ka pse t’u marrrim leje të tjerëve dhe askujt të huaji  për të kërkuar  dhe për ta fituar të Drejtën më të Madhe Shqiptare, atë të  Bashkimit Kombëtar, ashtu sikurse edhe as nuk ka pse të bëhen pyetje e sondazhe në Shqipëri e Kosovë për Bashkim Kombëtar, pasi nuk pyeten  bijtë e bijat  shqiptare  se a e doni Nënën Shqipëri.

Pra mund të shkruhen historira, vepra letrare, akademike e shkencore, patriotike e kombëtare, mund të pyetet e bëhen sondazhe,supozime, hipoteza,paragjykime e debate gjithfarëshe  por nuk ka pse të pyeten shqiptarët, pra nuk duhet bërë në Shqipëri e Kosovë pyetja: A doni që të Bashkohet Shqipëria dhe  Kosova.

 Pra nuk ka pse të pyeten shqiptarët se a doni Bashkimin e Shqipërisë, pasi nuk mund të ketë shqiptar me shpirt shqiptari dhe me gjak e zemër shqiptare që të jetë kundër atdheut e kombit të vet.

Nëse vjen si domosdoshmëri mbajtja e një Referendumi për Bashkim Kombëtar atëhere institucionet shtetërore ta shpallin atë, sepse Bashkimi Kombëtar ëhtë një proces që nuk ndërpritet kurrë derisa ai edhe do të realizohet.

U takon politikës, shtetit dhe diplomcisë së dy shteteve shqiptare që ta kërkojnë e ta parashtrojnë në organizma, institucione  dhe në organizata ndërkombëtare të drejtën e Bashkimit Kombëtar, dhe madje edhe deri si llogaridhënie ndaj atyre shteteve të cilat padrejtësisht dhe kriminalisht i ndanë shqiptarët dhe i  coptuan trojet e tyre në mënyrë që ata të ndërgjegjsohet e të ndjehen fajtorë edhe për indiferencën dhe lejimin prej tyre të pastrimit etnik dhe të genocidit sllavo-serbo-grek  që kanë ushtruar mbi shqiptarët.

Europa na ka borxhe të mëdha dhe vazhdon me padrejtësi edhe akoma kundrejt shqiptarëve, pasi po padrejtësisht i mban shqiptarët jasht antarësimit në BE.

Është fat i madh për shqiptarët që kanë si aleat besnik e jetik, aleatin e madh SHBA, te i cili shqiptarët duhet gjithmone të shpresojnë e të besojnë se me ndihmën e tyre do ta fitojnë shqiptarët të Drejtën e Madhe, Bashkimin Kombëtar.