Thaçi i shpërnguli nga shtëpitë e tyre (shqiptarët) dhe importoi banditë nga Serbia.

I dashur Skënder,

       Jam plotësisht dakord me arsyetimin tuaj mjaft bindës për dy prostitutat e politikës Kosovare – PDK-në dhe LDK-në. Por kini parasysh, ore mik i nderuar, se ato janë dy parti neokomuniste dhe udhëhiqen nga parimi marksist-leninist, sipas të cilit komunistët vdesin, por nuk dorëzohen. Prandaj ndalimi që iu bë Albinit dhe Vjosës nga serbët në Veriun e Mitrovicës, është vepër e bashkëpunimit të ngushtë të këtyre dy partive, nën dirigjimin e Thaçit dhe të Vuçiçit. Mendoj se Albini dhe Vjosa e kanë marrë me mendjelehtësi hyrjen në Veriun e Mitrovicës. Duket që policia e Kosovës, e cila duhej t’u tregonte vendin serbëve të importuar nga Serbia në Veriun e Mitrovicës, është nën komandën e Thaçit dhe të Vuçiçit. Po Albini me Vjosën ku i kishin militantët e vet, të cilët duhej t’i shoqëronin dhe t’i mbronin nga banditët serbë në Veriun e Mitrovicës? Albini me Vjosën duhej të kërkonin dhe të siguronin paraprakisht edhe mbështetjen e atyre 14 500 shqiptarëve rrënjës të Veriut të Mitrovicës, të cilët kryetradhtari Thaçi i shpërnguli nga shtëpitë e tyre dhe importoi banditë nga Serbia. Dyshoj se dështimi i vizitës së Albinit dhe Vjosës në Veriun e Mitrovicës, do të ketë pasoja në zgjedhjet e 14 shkurtit, ata do të humbasin vota. Përveç kësaj, nëse ata vijnë në pushtet  pas 14 shkurtit dhe Veriun e Mitrovicës nuk do ta vënë kryekëput nën kontrollin e shtetit të Kosovës, ata me siguri që kanë për të dështuar në qeversisjen e tyre si politikanë frikacakë. Dhe qëndrimin e tyre prej frikacakësh, nëse do të rezultojnë të tillë në përballjen me banditët serbë të Veriut të Mitrovicës, populli s’ka për t’jua falur. Prandaj, për ta vërtetuar vendosmërinë e tyre në sytë e opinionit publik, duhet të organizojnë një tjetër vizitë, kësaj here të suksesshme, në Veriun e Mitrovicës.

          Me respekt.

          Eshref Ymeri

          Los Anxhelos, Kaliforni

          30 janar 2021 

*Titulli i redaksisë