TELEFONI DHE DAJAKU

NEBI DRAGOTI

TELEFONI DHE DAJAKU

Tregim humoristik

Telefoni mjet komunikimi dhe kërcënimi. Qetësisht, paqësisht, në harmoni të plotë ishte me gruan e tij H. E, kështu duhet kuptuar jeta, se, ndryshe, nuk fiton asgjë. Mirëpo H. kishte një natyrë serioze, por në intimitet kjo natyrë kishte doza të mira humori, që, here-herë nuk i zbulonte këto ose me vështirësi i shfaqte përpara bashkëshortes L. Atë kohë lajme tronditëse përcillte televizori. Shumë gra bënin denoncime për burrat e tyre që sillnin  dhunë në familje. H. i dëgjonte dhe qeshte. L. çuditej pse i shoqi shpërthente në të qeshura., kur dëgjonte këto marrëzira. “Budallallëqe” me okë i quante ai, se, fundja, familja krijohet për të rrokur çaste lumturie, se…fundja, nuk arrin dot në këtë pike. Po, për këtë çështje ka shumë rrugë për të mos arritur në ekstrem. Dhe, rruga më e mire është divorci: secili shikon punën e vet. Ky është proçesi më i moderuar për atë që ka mend. Ndryshe, janë pavlerë dënimet me privim lirie ose përdorimi i armës… tragjedi e fëmijëve të lënë jetim…shkatërrim jete edhe i mashkullit që praktikon dhunë. H. i dinte këto. i urrente, i dënonte si individ në këtë shoqëri. Madje këto ide shpërndante në biseda me shoqërinë. Por edhe shoqëria nuk ishte e gjitha për përdorim dhune në familjer. Familja është vatër e shenjtë dhe e shtrenjtë. Këtë vatër është i zoti ai që e bën sa më të gëzueshme. Në këtë atmosferë H. e nisi lojën, që i shkrepi në tru duke iu drejtuar gruas:

– Këmishën nuk ma ke hekurosur, pantallonat shumë keq, – duke ngritur tonin e zërit. L. u tromaks nga kjo e papritur: ”Nuk të pëlqen hekurosja e ime, ja tek e ke hekurin, bëje vetë dhe mos më dërdëllit duke ngritur zërin qiqra në hell, se nuk ta kam kohën. U lodha duke fshirë gjithë shtëpinë e duke tundur e shkundur rrugicat. Në fakt L. ishte  duke larë shtëpinë mbasi kishte mbaruar punë me banjon. Ajo as kafen nuk e kishte pirë atë mëngjes. H. gjeti momentin. Ngriti zërin më fortë duke i tundur dorën:

– Do dajak, do dajak ti, – dhe seriozisht duke iu afruar kërcënueshëm. L. nuk ishte në humor edhe pë të kuptuar gjithçka. Përnjëmend gjëndjen shpirtërore e fizike e mori realisht të vërtetë. L. po me ton iu përgjigj si për të mbrojtur veten:- E kapa telefonin. Lajmërova policinë të të vijë të arrestojë. Nuk dua unë dhunë në familje. Një pauzë qetësie ra në shtëpi. H . kishte bërë provokim dhe kujt gruas së tij të dashur që me të kishin dy fëmijë si dy pëllumba. Duhej ndryshuar situata psikollogjike. H. po shfaqte anen tjetër të karakterit humoristik, karakter i njohur në këtë familje: atë të humorit, e, duke vënë në brinjë dy duart ia plasi gazit me të madhe. Iu afrua L. dhe i tha:

– Ah, ta dija këtë punën e telefonit…do ta kisha fshehur dhe do të jipja dajak, dajak, dajak… Duke e puthur e kap fort duke e shtërnguar mbas vetes e duke e ngritur hopa, veç qeshte:

– O shpirti im, o ylli im i jetës, si moj do t’do t’më fusje në burg?! Dhoma u mbush me të qeshurat e të dyve duke qënë ashtu të përqafuar… Fundja , fundja një jetë është për t’u kaluar.