Tekst kënge nga Hasan M. Shahinaj

Tekst kënge nga Hasan M. Shahinaj
(Folklorike)
Atdhetari e dyqanxhiu,shpirtbujari i Radoveshit, Mehmet Bojaxhiu…

Amanet o vëllezër gollobardas,qytetarë e dibranë,
bashkëkrahinarët mbarë na kanë thanë:
“Mehmet Bojaxhiu e ka këngën hak
se desh vatan,krahinë,shtëpi e jatak’’.

Strehoi trima, nisi të vetët djem partizanë,
pastaj me sakrifica,kthehu shtëpinë në dyqan
t’i furnizonte të gjithë,me Radovesh e Ostren
dhe kurbetqarët duarartë që rrugëtonin nga çdo anë.

Mehmet Bojaxhiu,atdhetari e dyqanxhiu,
me shpirt binjak si prej hanxhiu
jo për fitim,fajde e dallavere,
mjeranët shpëtoi për çdo derë e mbas dere!

Dhe më në fund,fletoret e shumta të borxhlinjve i dogje
se ishe e mbete shtëpi e madhe plot hire e fise;
ndaj u prehsh hallall, Radoveshit ramnagoras plot lise:

vdekjen tënde Paqësore,çdo zemër e bëri hise!

Pa dëgjoni,vëllezër gollobardas,kuksianë e dibranë,
të mençurit na lanë Amanet duke thanë:
‘’ Mehmet Bojaxhiu e ka këngën hak
për vatan,krahinë, çdo shtëpi e bajrak
dhe për Atë, ky homaxh është fare pak!…’’


(Përsëriten 2 strofat e refrenit, nr.3/4 )
Teksi: Hasan M. Shahinaj;poet e prozator e gazetar.
Kompozitor: Xhevahir Cirongu,studiues e muzikolog.
Këngëtar: Servet Alushi @ Lirim Tafaj.
Produksioni: Studio…..
Menaxher e finaciues:Nipi Përparim Daut Dauti;mundës titullar i dekoruar i
karrierës dhe bisnesmen i ndërtimit.
Producent Tv…Janar, 2022


Durrës dt. 25.12.2021