Të gjithë flasin ; rrofshin grimas(k)at !

Column nga Demush T. Hajdari

Të gjithë flasin ; rrofshin grimas(k)at !

Pushteti – pushtetarët vjedhin, na mbytën!

Politikanët, në pushtet, vrasin e presin!

Politikanët dhe të parë të ndryshëm nëpër vende kyçe, i kanë ka katër gra; e para plakë, e dyta mesatarisht e re, e treta e re…, e katërta – e mitur!

Krejt hajnat, pijanecët e të droguarit na udhëheqin!

Ca punë tregojnë sa të sakta janë këto pohime, por nuk qëndron aspak përgjithësuesja e sidomos mungesa e emrave dhe fakteve që rijnë të pa thëna nga pohuesit.

Por s’ka dert, mjafton që grindemi e bëjmë harakiri nëpër platformat sociale , në kafene në Pazar e besa edhe në Pazar të grave ku shiten salltanete çejzi.

Kujtuam (kujtojmë) se me çehre e me grimasa  vihen punët në dyzen.

Byle me grimasa (grimasaxhinjt) merren 20 euro për të dhënë një votë, hajnave…!

Tash pritni me grimasa të del gjelbërimi!

Mbani grimasat në fytyrë ata do mbajnë griMASKAT jo vetëm të virusit… E dini më!