Tani në horizont edhe mundësia e një ri-kualicioni LVV-LDK, (Qeveri KURTI 2 dhe Osmani Presidente)

Tani në horizont edhe mundësia e një ri-kualicioni LVV-LDK, (Qeveri KURTI 2 dhe  Osmani Presidente)

Nga Skënder Sadri KAPITI

Pas zhvillimeve më të fundit në LDK, pas largimit të Isa Mustafës dhe zgjedhjes së Kryetarit të ri Z. Abdixhiku si dhe me rinovimin e mëtutjeshëm që duhet të bëjnë strukturat drejtuese të LDK-së, dhe pas analizës së thellë që ajo duhet të bëjë pse  ajo humbi kaq thellë , dhe pra nëse LDK-ja tashmë reagon drejt përmirësimit dhe drejt të vëteteve politike duke u ndarë nga elita e vjetër e saj pas rugoviane, LDK menjëherë duhet që t’i japë dakordësinë që Vjosa Osmani të zgjidhet Presidente e Kosovës. Kjo do të ishte në të mirë të LDK-së pasi do të bëhej Presidente një personalitet i cili nuk ka vetëm mbështetjen dhe simpatinë e masës më të madhe prej radhëve të LDK-së, por ajo sot është personaliteti më i merituar dhe më i respektuar publikisht, por edhe ndërkombëtarisht. Nëse LDK-ja jep ,tregon dhe i rikthehet seriozisht  zotimeve, premtimeve, angazhimeve  dhe asaj se cfarë ajo ishte  gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, kur promotorja e ndryshimit dhe e kthimit të besimit te LDK-ja dhe kandidate për kryeministre nga LDK-ka ishte znj. V.Osmani, atëhere është edhe e natyrshme që të bëhet një marrëveshje bashkëqeverisëse LVV-LDK, me një LDK  të rinovuar   pas Mustafa, Haziri, Veliu e kompani. Edhe për LVV pavarësisht se ajo i ka numrat për ta bërë qeverinë, për LVV nëse do t’i duhej ndonjë aleancë e mundshme me ndonjë parti politike , më e mira do të ishte me LDK-në , me deputetët e listës Vjosa po e po se ata janë fitues tashme brenda LVV,por pse jo edhe me LDK-në e pas VETING-ut të 14 Marsit, por gjithmonë nëse LDK-ja bën një VETING- real dhe nëse  do të përtërihet seriozisht dhe besueshem.