Sot në Dubofc, u bë zhvarrimi i eshtrave të familjarëve të Azem Galicës
Bedri TAHIRI
Fotolajm
Sot, më 18 gusht 2016, në Dubofc, u bë zhvarrimi i eshtrave të familjarëve të Azem Galicës: Nënë Sherifes (60), motër Mihanës (38) e mbesës Zojë (5) si dhe Sofies nga Baica, të cilat, më 3 gusht 1920, në malet e Dubofcit, u masakruan pamëshirshëm nga forcat serbe. I gjithë procesi ceremonial u krye nën patronazhin e Zyrës së Kryekuvendarit, z. Kadri Veseli, i ndihmuar edhe organet përgjegjëse të Komunës së Vushtrrisë si dhe nën përkujdesjen e ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, udhëhequr nga Arsim Gërxhaliu. Të pranishëm ishin edhe shumë familjarë, qytetarë e zyrtarë lokalë e qendrorë.
Rivarrimi i tyre, me një ceremoni ushtarake-shtetërore, do të bëhet nesër, në orën 10, në kompleksin Përkujtimor “Azem e Shotë Galica” në Galicë.
Pjesëmarrja nderon gjakun e dëshmorëve, nderon historinë!
Brisku dhe çelësi i shtëpisë i ruajti toka mëmë bashkë me eshtrat e Nënë Sherifes
Gjatë kompletimit të eshtrave të familjarëve të Azem Galicës
Duke e shikuar çelësin që u gjet në varrin e Nënë Sherifes
Gjatë zhvarrimit të eshtrave të familjarëve të kryetrimit Azem Galica