Skamja (Citate)
Përpiloi Reis Mirdita
Mizerja është dy llojesh: meterialja që bashkon më shum se gjaku dhe dhe ajo e shpirtit që copëton më shum se armiku.
[rml]
I varfëri vdes nga uria, i pasuri nga dhjami.
[rml]
Grykësia ka vrarë më shum njerëz se uria.
[Proverb grek]
Në i ke ikur mjerimit të skamjes, nuk don të thot se i ke ikur mjerimit të shpirtit.
[rml]
Mizerja: Një miliard joblerës.
[rml]
Të uriturit s’i digjet buka në furrë.
[rml]
Gëzimi i të varfurit nuk zgjat shum.
[Braziliane]
Skamnorin nuk e rëndon uria sa përbuzja.
[rml]
Dhjetë herë kemi më shum kontakt me një qen të ngratë se me një njeri të pasur.
[Coluche] (humorist dhe aktor francez, 1944-1986)
Më i madhi i mjerimeve është ai që e ke vet.
[Proverbë arabe]
Mos u mërzit nëse je duke vdekur nga uria, ndokush patjetër do të gjindet aty… të të ofroj një gotë ujë!
[rml]
Lëmosha nuk pasuron.
[Afrikane]
Mjerimi nuk ka kufij. Mjerimi është ndërkombëtar.
[Xhamel Debuz (Jamel Debbouze)](aktor dhe humorist francez, 1875-)
Nuk mund të themelojmë mirëqenien e dikujt mbi mjerimin e të tjerëve.
[Vincent Auriol]
Pranove lëmoshën, pranove skllavërimin.
[rml]
Mjerimi i vërtetë është mjerimi e shpirtit.
[Amadau Koné](shkrimtar nga Bregu i Fildishtë, 1953)
Mjerimi çon në revoltë ose në nënshtrim.
[Dominique Blondeau](shkrimtar kanadez, 1942-)
Xhepi i shprazur, gjykatësi i shurdhër.
[Ruse]
Ju doni të ndihmoni të mjerët, unë dua ta zhduk mjerimin.
[Victor Hugo]
I pasuri gabon, i varfuri kërkon falje.
[Rumune]
Varfëria lind vjedhësit si dashuria poetët.
[Japoneze]
Lutjet e të uriturit përfundojnë në fund të pusit.
[rm laçi]
Ah të kisha një kafshatë bukë e pak kos të bëj një pëshesh, por as kam sahan, as kam lugë.
[rm laçi](e dëgjuar në Gostivar)
Strajcëshprazurit rruga i bëhet e pafund.
[rm laçi]
I pasuri ka pesë shqisa, i varfuri gjashtë.
[Suedeze]
I ngrati e han të pa ardhur, i urituri shkul, i pasuri pasi të ftohet.
[r-m-laci]