Si porosi për A. Kurtin: shqiptarët janë me SHBA-të, dhe jo me pushtetarët hajna e të korruptuar.

Si porosi për A. Kurtin: shqiptarët janë me SHBA-të, dhe jo me pushtetarët hajna e të korruptuar.

Nga  Skënder Sadi KAPITI

“Keqardhje” për disa që u “pezmatuan” për “non-grata”-n e SHBA-ve për S. Berishën

Natyrisht që pritej që të ketë individë të cileve nuk u vjen mirë pse SHBA e shpallën Berishën “non grata” pasi edhe kur u shëmb diktatura komuniste  u erdhi keq shërbëtorëve dhe nomeklaturës komuniste  dhe sigurimit të shtetit pse diktatura  ra dhe u shemb, ashtu sikurse ka edhe nga ata në Kosovë që kanë nostalgji për titizmin, dhe ka  edhe nga ata të cilëve u “vjen keq”  për Hashim  Thacin që se kanë më President të Kosovës por në burg.

Mirëpo shumica e shqiptarëve e kanë mirëpritur si festë rënien e sistemit komunist enverist,po ashtu edhe e mirëpresin dhe e mbështesin reformën VETING të antikrimit  e antikorrupsion, si dhe shpalljen “non grata”nga SHBA për Sali Berishën e që priten edhe të tjerë që të listohen në Listën e Zezë; edhe për vënien para drejtësisë së Hashim Thacit nuk është se ka keqardhje publike pse është sot para drejtësisë Speciale përderisa drejtësia në Shqipëri dhe ajo në Kosovë nuk mundën që ta bëjnë asnjëhere hetimin, as llogaridhënien dhe as as ndëshkimin e atyre personave që kanë qene por edhe ata të cilët janë akoma edhe sot në krye të shtetit shqiptar të Shqipërisë dhe  të cilët kanë bërë batërdinë me hajnitë dhe me korrupsionin.

KËTË PO IA KËRKOJ PUBLIKISHT EDHE QEVERISË KURTI, QË AJO TË  KËRKOJË MBËSHTETJE NGA SHBA PËR REFORMIMIN E SISTEMIT TË DREJTËSISË NË KOSOVË, PËR VETING DHE SPAK EDHE NË KOSOVË SI NË SHQIPËRI.

Shqiptarët janë me SHBA-të dhe nuk janë me shtetarë e pushtetarë mashtrues, antipublikë, autokratë, hajdutë e të korruptuar të cilët u kanë bërë dëme drejtësisë, shtetit, demokracisë dhe Shqipërisë e shqiptarëve qofshin  pushtetarë e shtetarë  ata të djeshëm apo të sotëm 

Shqiptarëve nuk u ka humbur kujtesa historike, dhe me këtë shkrim të shkurtër për disa, për ata  të cilët janë shqetësuar e  janë pezmatuar përkohësisht për atë se pse SHBA-të e shpallën “non grata” Sali Berishën.

SHBA shpallën person “non grata”  Sali Berishën dhe disa: ata miqt, aleatët  e përfituesit prej pushtetit të tij, këta  kanë të drejtë që të pezmatohen por edhe të revoltohen. Do mërziten, por përkohësisht   itharët dhe militantët fanatikë të Berishes: por shumica e shqiptarëve janë shqetësuar me “non grata”-n kundër Berishës se përse kjo u bë kaq vonë dhe jo më herët.

Ndër të tjera në deklarimi “non grata “ nga SHBA për Berishën thuhet se:

“Ky përcaktim rikonfirmon angazhimin e SHBA për të mbështetur reformat politike kyçe të institucioneve demokratike shqiptare. SHBA vazhdon të qëndrojë me popullin shqiptar. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si këto për të promovuar llogaridhënien e personave të korruptuar në rajon dhe globalisht,” përmbyllet deklarata e DASH.

 Pra, kjo është edhe e vërteta dhe nuk janë të vërteta ato të cilat  Berishë non gratoja thotë duke akuzuar sekretarin amerikan për shpifje si dhe atë se cfarë llomotiti në një emision televiziv. Berisha: Unë nuk e pranoj Shqipërinë me guvernator. Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA… Shqipëria mor zotni duhet të eci me forcat e veta./Opinion.al

Pra, kjo sjellje e Berishës të kujton akuzat e ishdiktatorit, ku e gjithë propaganda shtetërore e tij ishte trillim, akuzë , sharje dhe shpifje kundër demokracisë e shtetit amerikan pse SHBA-të ishin kundërshtarë të regjimit klasor e partiko-personal, antihuman e kriminal të Enver Hoxhes në Shqipëri. I themi këtij të falimentuari politikisht dhe të degraduari emocionalisht e psiqikisht se një ishKryeprokuror i shpallur “non grata” nga SHBA, një farë  Adriatik Llalla, drejtësia shqiptare edhe e dënoi penalisht, gjë e cila verteton se SHBA kishin të drejtë për shpalljen e Llallës “non grata”.

Ndoshta tani për “non grata” në SHBA e ka radhën edhe Rama, por edhe Ilir Meta si miku dhe aleati i madh i Sali Berishës në betejen e tyre  për të korrur para e pasuri me korrupsion dhe në betejën e tyre kundër SHBA-ve, pasi  Ilir Meta del në mbrojtje të Berishës duke e quajtur  deklaratën e SHBA për ndalimin e Berishës e të familjes së tij për të hyrë në SHBA , Meta i rinisë komuniste e quan atë deklaratë “fletë rrufe”, duke akuzuar kështu SHBA-të si shtet të luftës së klasave që përdor fletërrufetë enveriste si ato decibaot e maoizmit kinez për të luftuar krimin e korrupsionin e Berisha-Metës me kompani në Shqipëri.         

SHBA janë shtet e demokraci model dhe kampion në Botë dhe qeveritarët e saj nuk shpifin, sic Berisha e Meta  akuzojnë SHBA dhe Sekretarin e shtetit Antony Blinken i cili e shpalli Berishën “non grata” në SHBA.

Shëmbjen e sistemit të krimit e korrupsionit dhe te clirimit te shtetit, shoqërisë dhe të demokracisë prej kthetrave të krimit e korrupsionit institucional  në Shqipëri nuk mundet askush që ta pengojë, pasi në këtë betejë kundër korrupsionit dhe të sistemit të tij shqiptarët kanë aleat SHBA-të, ashtu sikurse shqiptarët patën mbështetjen e SHBA-ve për shëmbjen e komunizmit;ashtu sikurse gjithmonë pranë shqiptarëve në ditët më të vështira  patën ndihmën dhe mbështetjen e madhe të aleatit të madh e strategjik , atë të SHBA-ve. 

Edhe regjimi i Enver Hoxhës deklaronte  se: do ta ndërtojmë socializmin me forcat tona, dhe barë do të hamë dhe marksizëm-leninizmin se tradhtojmë. Kështu po thoni edhe ju Berisha tani, pasi keni qenë komunist i përbetuar i atij regjimi dhe e keni ditur dhe mishëruar në qënien tuaj propagandën antiamerikane të librit “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” të diktatorit.

Të gjithë politikanët e shtetarët në botë që pengojnë demokracinë,të gjithë ata të cilët e shfrytëzojnë pushtetin, drejtësinë  dhe shtetin për pasurimin e vetes së tyre, të familjarëve të tyre dhe të klaneve qeveritare, të gjithë këta janë lloje regjimesh politike thellësisht korruptive  antipopullore e antidemokratike e që  SHBA  të tillët i shpall “non grata”, e ku tashmë në listën e zezë ka hyrë edhe Berisha.

SHBA nëqoftëse ka bërë ndonjë gabim , gabimi i saj është ai se SHBA e shpalli Berishën “non grata” shumë vonë , pasi kjo duhej bërë më herët, dhe se kjo do të ishte bërë mësim edhe për politikanët e tjerë të cilët edhe disa prej tyre janë shpallur dhe disa të tjerë priten që të shpallen “non-grata” nga  SHBA. Nuk u bë hataja pse Berisha u  shpall “non grata” pasi dhe përkundrazi kjo   i shërben ndërtimit dhe funksionimit të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit dhe konsolidimit të demokracisë .

Ai duhej të shpallej “non grata” kur ai shkeli embargon ndërkombëtare të naftës kundër  Serbisë duke furnizuar makinerinë kriminale genocidishte antishqiptare  të Millosheviqit me karburant; duhet të ishte shpallur “ non grata” edhe kur  kërkonte autonomi kulturore për Kosovën; edhe  kur sabotonte delegacionin shqiptar në Rambuje dhe që ishte kundër SHBA-ve pasi i kërkonte  delegacionit të Kosovës që të mos e firmoste  Marrëveshjen e Rambujesë. Pra ,nuk ka pse të “shqetësohet” naj “intelektual”, “intelektuale” apo  “patriot” berishist  i Kosovës  për “non graten” e Berishes pasi ishin SHBA-të ato të cilat e shpartalluan Millosherviqin  dhe e dëbuan kolonizatorin serb nga Kosova e që Kosova fitoi shtetin e saj.

Pra Kosova dhe të gjithë shqiptarët e Kosovës nuk kanë pse ndokush prej tyre te shqetsohet për Berishëm ,dhe as pse ndonji kosovar të jetë antiamerikan pse i tillë shfaqet Berisha e Meta, sepse dhe përderisa për të mbrojtur lirinë dhe shqiptarët e Kosovës e deri edhe për t’ua dhënë shtetin  e tyre, Amerika, Republika e Madhe  e SHBA-ve, nderhynë ushtarakisht dhe e shëmben regjimin kriminal të Milloshevicit. Dhe po kështu kosovarët janë po me SHBA ashtu sikurse janë edhe shqiptarët e Shqipërisë për rolin e madh të SHBA për rrëzimin e Komuniznmit dhe tani me mbështetjen e VETING-ut për shembjen e sistemit të korrupsionit ku meritë te vecante për ngritjen e sistemit të korrupsionit ka Sali  Berisha.

Kosova është me SHBA , dhe  Kosova presin po prej SHBA-ve ndërhyrjen dhe mbështetjen për qeverinë KURTI për miratimin e një Reforme VETING-u antikrim e antikorrupsion si në Shqipëri, për pastrimin e sistemit të drejtësisë dhe të politikës kosovare.

Edhe Kosova duhet t’i përjashtojë nga kandidimi për deputet, për kryeetar komunash  e asambleistë komunal  individët që janë në Listën e Zezë të SHBA-ve

Duhet të shpallej Berisha ”non grata” për katastrofën e tmerrshme të vitit 1997 i cili rrënoi e shkatërroi për 24 orë shtetin shqiptar. Mirëpo SHBA nuk ia fali kësaj radhe  Sali Berishës korrupsionin e jashtëzakonshëm kur qeverisi 8 vite, nga 2005 deri 2013, nuk ia”fali” tashmë pengimin që Berisha i ka bërë demokracisë shqiptare dhe  as pengesat, as korrupsionin e jashtëzakonshëm me besimin publik dhe me paranë publike, nuk ka tolerim më as për korrupsionin dhe as për bllokimin e pengimin që sidomos    Berisha me aleatët e tij që i kanë bërë miratimit të VETING-ut të antikrimit e të antikorrupsionit , të kësaj reforme jetike për Shqipërinë.

Por pavarësisht se vonë, më mirë vonë se kurrë, pra edhe dejtësia vonon por nuk harrron, mund ta bësh krimin e korrupsionin në rini dhe të denohesh kur të zbulohet krimi, edhe në pleqëri; mund të vjedhësh ,të abuzosh e të përfitosh kur shfrytëzon pushtetin,pra kur je dhe kur ke   pushtetin, por edhe dënohesh e depersonalizohesh dhe dedinjitizohesh kur nuk je dhe kur nuk ke më pushtet sic e kanë pësuar edhe burrështetas, ishkryenministra , dëputretë e ishpushtetarë të lartë të shtetve të fuqishme të botës si:  

Chirac i cili u akuzua për korrupsion kur iku nga President i Francës.
 Kohl u akuzua për korrupsion kur iku nga kryeministër i Gjermanisë.
 Andreoti në Itali u akuzua për lidhjen me Mafien kur iku dhe ishte 90 vjeç.
Tonny Blair u akuzua për korrupsion në Angli pasi iku si Kryeministër
Sarkozin e akuzuan për korrupsion kur iku nga drejtimi Francës.
Berluskonin e akuzuan në fundin e tij.
Gruevskin (nje-sqarim-juridik-nga-kreshnik-spahiu-per-kreret-e-shteteve-te-akuzuar-e-arrestuar-)

Pra po ta shohim këtë fakt e që ka edhe të tjerë dihet që askujt në ato shtete nuk iu bë vonë për ta, dhe askush as nuk protestoi dhe askush nuk u pezmatuan për akuzat që drejtësia ngriti dhe  për llogarishënien e tyre para ligjit. Këtyre individëve SHBA-të nuk i shpallën “non grata”sepse nuk ëhtë e nevojshme një gjë e tillë, përderisa vepron shteti dhe drejtësia në shtetet e tyre.

Dhe përderisa në Shqipëri drejtësia kurrë nuk e bëri një gjë të tillë, atëhere drejtësisë shqiptare u vjen në ndihmë “non grata” amerikane si rasti me Sali Berishën, e cila po të shikohet me vëmendje është akuzë për korrupsion dhe që asaj duhet t’i referohen për veprim Prokuroria dhe Gjykata shqiptare.

 Shqiptarët nuk u besojnë intrigave justifikuese të Berishës sic u beson akoma ndonje servil i tij dhe ata të cilët kanë përfituar prej pushtetit të tij paranë publike  e pasuri të paligjshme e korruptive,  por shqiptarët i besojnë SHBA-ve, dhe po kujtojmë edhe atë se cfarë deklaroi edhe ambasadorja e SHBA-ve  në Shqipëri, Yuri Kim, e cila foli për herë të parë për mediat pas vendimit të Departamentit të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA Sali Berishës dhe familjarëve të tij, e cila deklaroi se:

Shqipëria po ndryshon. Shqipëria do të jetë anëtarë e BE, është një vend aleat dhe mik i SHBA-së. Sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë. Për të arritur aty, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të marrin fund. Ky nuk është thjesht projekt i juaji, por një projekt që mund ta bëjmë bashkë”.

Pra në rrugën për realizimin e aspiratës dhe deshirës së shqiptarëve për ndertimin e  shtetit ligjor, për demokracinë dhe për integrimin e Shqipërisë e Kosovës në BE, mbështetës të këtij projekti jetik të shqiptarëve,  shqiptarët kanë aleatin e madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. FALEMINDERIT, SHBA!

Edhe Kosova ashtu si edhe Shqipëria aleat e mik të madh besnik e strategjik kanë SHBA-të, falë ndëhyrjes vendimtare të të cilave Kosova fitoi lirinë, pavarësinë dhe shtetin e saj, dhe që me siguri edhe Kosovën, SHBA-të do vazhdojnë që ta mbështesin fort dhe fuqishëm  në shtetndërtimin modern dhe ligjor, do ta mbështesin në fitoren dhe në konsolidimin e pavarësisë, të demokracisë dhe në zhvillimin e progresin gjithpërmasor ekonomik dhe integrues. Shqiptarët kudo shpresojnë dhe u besojnë SHBA-ve, pasi ato nuk mbështesin individë e politikanë të vecantë, por SHBA mbështesin atë politikë shqiptare që punon për demokracinë, për   interesat e shqiptarëve, të Shqipërisë,  të Kosovës si dhe të SHBA-ve.Drejtësia edhe vonon , por ajo kurrë nuk harron.