Shpirti jetësor i vendlindjes…

Refleksion

Nga Hasan M. Shahinaj, shkrimtar

              Shpirti jetësor i vendlindjes…

Publicisti,poeti dhe prozatori i talentuar skraparlli  Xhevahir Cirongu, me 14 libra të botuar deri tani;edhe këto dy vite të flames pandemike të kovid-19-ës, nuk ndenj duarlidhur. Përkundrazi,shpirtit të tij të pashuar e të pastër, i dha impuls shpirtëzimi pasioni akoma më jetësor duke na sjellë librin e ri me publicistikë e refleksione të gjalla nga vendlindja e tij e dashur e Tomorricës 43 fshatçe,rrëzë kryemalit shqiptar Tomorrit.Dhe mua enkas më elektrizohen në kujtesë pasazhet aq mbresëlënse të kahmotshme rreth këtij mali mitik me aq gojëdhëna e legjenda,përkrah pikturës së famshme të Eduard Lirit; vëllimit poetik’’Baba Tomarri’’ të Çajupit,prozës poetike ‘’Ay mal’’ të talentit Mit’hat Frashërit,poezive brilante liriko-epike të emnakut Xhevahir Spahiut dhe zëbilbilit rapsodik të Demir Zykos;përshfaqur gjerë e gjatë luginave e shtigjeve e kanioneve befasuese panoramike të rralla të asaj treve;kockë e fortë në historinë kombëtare shqiptare,siç mirënjihet Skrapari ndër breza. Libri i ri ‘’Shtigjet e vendlindjes’’, botim i suksesshëm i vitit 2021i entit botues’’Jozef’’ të DurrësitiI autorit në fjalë Xh. Cirongu në 200 faqet e prozës së tij të dendur e të përzgjedhur me stilt ë kulluar letrar porsi ujvarat burimore, na lumturon me reportazhet dhe portretizimet e bukura që nga brezi i gjyshërve qëndresarë në histori, tek baballarët e luftëtarë për çlirim e deri tek brezi i ri punëdashës i mjeshtrave dhe sipërmarrësve të tipit inxhinierik sikurse Rako Paja me shokë; të cilët pasi kanë provuar mbi kurriz 2-3 dekada emigracioni tejet të vështirë nëpër Greqi e Itali,rikthehen në Atdhe duke arritur sot të’’kapin’’për freri e të disiplinojnë rrezet e diellore për t’i futur në impiante valtaike nëpër Shqipëri e përgjatë rajonit ballkanik,duke shënuar progres real e konkurues me kompani simotra; falë guximit,sprovës,mendjes së talentuar dhe duarve të arta sfidante të punës.Përmes lotdhimbjeve dhe mallit të pashuar prindëror e qytetrues,autori Cirongu mjeshtërisht di të përshkruaj e të portretizojë me plot optimizëm rrugëtimin e bashkëkrahinarëve të vet,të cilët i kanë transformuar e zbukuruar rrënjësisht të dy krahinat si Tomorricën e  Skraparin me punë të ndershme, me virtyte të mirëfillta e shembullore njerëzore sikurse i talentuari Nuri Jaupllari me 20 ekspozita të hapura denjësisht e konkurueshëm në Shqipëri po edhe ndërkombëtare, duke qenë njëherësh edhe anëtar i Akademisë së Arteve të Evropës.Apo mësuesit shembullorë Engjëll Seferasi e Flamur  Çela në fushën mësimdhënse e sportive, pa harruar grupin muzikor plifonik ‘’Tomorrica’’ me këngëtarët e pasionuar Nesim Meno e Vilson Zani duke ecur në gjurmët e Fahri Bakos, Leonora Gjoni (Terpollari), Fatmir Ajasllari,Pëllumb Gjata etj, me simotra e sivëllezër të talentuar e pjesëmarrësve nëpër festival folklorike po ashtu dhe talentesh fëmijërore. Ashtu sikurse edhe vetë autori i librit që kemi ndër duar Xhevahir Cirongu si autor tekstshkrues i zellshëm këngësh,madje vlerësuar me çmim të parë e të dytë në rang kombëtar në Shkodër e Gjirokastër. Si një mozaik i vërtetë letraro-publicistik pasurohet libri në fjalë i autorit Cirongu me mbresa, ese,proza poetike,refleksione,kritika letrare e analiza të mirëfillta për mjaft kolegë krijuesish të talentuar sikurse çifti I Vlorës,Vilhelme e Fitim Vranari(Haxhiraj);poeti e prozatori durrsak Rifat Plaku,autori përmetar Petraq Misto Proko me 10 librat e tia të botuar;bile së fundmi konkretisht për librin në prozë’’Jetë brezash’’,i cili evokon traditat e bukura ndër vite e breza deri tek folklori i pasur e dasmat hirëplota përmetare.

Vend të dukshëm në librin e Xhevos sonë,porsi një masiv stërralli nga Istogu i largët legjendar që xixëllon rrufeshëm, zë portreti dhe velra e analistit skrupuloz të shtypit politik e mediatik aktual qysh nga 1992-shi, Skënder Sadri Kapiti i Durrësit me vëllezërit vizionarë sukurse ai;simbol i gjallë i ‘’Drenicës durrsake’’ (siç është në fakt memoriali dhe rezidenca,epitetuar me të drejtë kësisoj nga mediat serioze kombëtare);sepse u bë qëndër vitale konkrete kombëtare e mobilizimit të vullnetarëve e të luftëtarëve të UÇK-së së Kosovës në vitin ngjarjeshumë të 1999-ës,ardhur nga brenda e jashtë vendit. Po kështu, në libër kënaqemi me analizat për poetin përmetar Kujtim Mateli,historianin gramshiot Meçan Hoxhën,të dekoruar me titullin ‘’Nderi i Qytetit’’ nga dy bashkitë respective Gramsh e Durrës;studiuesin Bajram Gashi të Shënvlashit;publicistin,studiuesin dhe estetin-kritik gollobardas Fatmir Terziun. Ashtu si në 14 librat e botuar deri më tani,autori Xh.Cirongu dhe në këtë libër të ri shtrin penelatat përshkruese vendlindëse posaçërisht nëpër gjeografinë krijuese të kolegëve kosovarë, të cilët me psion bashkëveprojnë si klube letrare prej vitesh Shqipëri-Kosovë e ndërsjelltas. Kënaqesh fort e plot miradije kur lexon me ëndje vlerat poetike aq aktuale e të spikatura të autorit Idriz Smajlit me vëllimin poetik ‘’gjurmët’’.Kësisoj edhe me vëllimin poetik ‘’Eci rrugԯve të Atdheut’’ të emigrantes së talentuar e plot atdhedashuri Xhemile Aliut, për tregimtaren Vlora Banushaj Krasniqi, për romancierin Arben Kurteshi dhe deri tek persiatjet e gjetura dukshëm të fjalës letrare shqipe me plot diell e shpresë, të cilat na apelojnë zëkumbueshëm tamam ashtu sikurse Tomorrica vendlindese plot lirizëm Leskovë e fshatlindjes së autorit Xhevo,përshkruar e futur denjësisht tek rubrikat javore të gazetave’’Muzgu’’,’’Nacional’’,por sidomos tek prestigjozja javoro-letrare’’Telegraf’’, të drejtuar me kompetencë e kurajo qytetëruese nga drejtori Engjëll Musai. Autori Xhevahir Cirongu, ky anëtar i denjë i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës, është pothuajse krijuesi më prodhimtar me larmi vëllimesh poetike,tregime e publicistike qysh nga vitthemelimi i klubit në vitin 2007 e deri më sot. Prandaj, nënvizojmë me kënaqësi se: thënë me zemër të hapur e qartazi, ky libër i ri i autorit të mirënjohur Xhevahir Cirongu me titull të gjetur ‘’Shtigjet e vendlindjes’’, na pasuron me dije të reja e na frymëzon njëherësh shpirtin e mendjen me krenari për të shumëfishuar dasdhurinë dhe mirënjohjen e përjetshme për vendlindjen,Atdheun e patjetërsueshëm të secilit/ës,gjithashtu edhe për perlat letrare të kolegëve krijues/e anekënd Shqipërisë;ndaj le të përgëzojmë Xhevon: të lumtë mendja e kthjellët,zemra e mbushur,pena e kaltër e dorës së papërtuar!…

             Durrës më,30.09.2021.