SHKURT E PRERAZI

Shkruan: Musli Shabani

THËNË : SHKURT E PRERAZI

AJO (Franca e Makronit) NUK DO MUND T’I

SHPJERR SHQIPËTARËT E AS BP NË TËRËSI AS NË  AZI E AS NË AFRIKË (!)

Ajo (Franca) edhe nëse nuk i do shqipëtarët dhe të tjerët nga PB, ajo nuk mund t’ tjetërsoi si të tillë dhe të i shpjerrë gjetkë, pos në Unionin Europian.

Pa më dyshje se politika zyrtare antishqipëtare dhe islamofobe franqeze nuk është vetëm e viteve të fundit e as e Makronit tanimë nr.2 në qeverisje.

Porse, kjo politikë bllokuese mbi shqipëtarët, pa tjetër që asajë do t’i kthehet (nga Zoti) si bumer, herët a vonë, jo nga shqipëtarët, nga që populli shqipëtar, sipas historisë së njohur dhe jo sipas individumit, kurr nuk është hakmerr ndaj asnjë populli e as ndonjë regjimi si ky i këtij lloji aktual, kur shqipëtarëve do i vie n’kuti për t’u hakmarrur.

E kundërta mund të ndodhë, që t’i dilet në ndihmë, si që po tregohet rasti i Kosovës dhe shqipëtarëve në përgjithësi ndaj ukrainasve dhe Ukrainës, edhe pse Ukraina nuk ka bllokuar rrugën e Kosovës me ferra në rrugëtimin e sajë në formën (vetuese si Franca) për në institucione europiane (mbetet të shohim pozicionin e sajë gjatë votimit në Këshillin e Europës) përveç që Ukraina nuk e ka njohur akoma Kosovën si shtet. Kosova dhe shqipëtarët tani nuk janë si “ disa shtete’ për të shfrytëzuar rastin dhe t’i qepen Ukrainës në gjendje lufte e t’i thonë: “njihna më tani” neve se ja edhe ty të ndodhi lufta me Rusinë invazive siqë patëm ne nga Serbia plotë 10 vjet (1990/99)shtypje, segregacion, madje gjatë luftës 1998/99 edhe akte gjenocidale mbi popullin shqipëtar të Kosovës. Jo jo këte nuk e bëmë ne as nuk do ta bëjm, porse politika franqeze nuk duhet t’i mbajë dy palë syze, njërën palë për “botën e krishterë“ e tjerat për atë “muslimane” (lexo: qëndrimi franqez zyrtar-kryekëput POLTIK aktual ndaj pozicionimeve të Shqipërisë, Kosovës, BeH si dhe Maqedonisë Veriore për në rrugëtimin e tyre drejtë Unionit Europian). Ky qëndrim bllokues franqez i vetmuar, hera-herës ka qenë i shoqëruar (mjerisht) edhe nga ai holandez nuk ka tjetër ngjyrë politike, pos asajë relegjioze, islamofobe, mu nga arësyea kryedore se shumica në këto shtete europiane të BP janë me shumicë popullate të besimit fetar musliman(!). I tipit të njëjtë, paksa me fjalë tjera, porse esenca mbetet e njëjtë, na doli nga goja e një zyrtari të UE, përfaqsues i  Këshillit Europian, me emërin Charles Michel (president) i a.q. nocion i çpikuranëtar me pozitë asociimi” status ky që në vete ngërthen kuptimin e plotë pa kurfarë mëdyshje: anëtar në pritje 20-30 vjeçare si Turqia, pa shpresa se do të fitoi ndonjëherë statusin e anëtarit me të drejta të plota dhe pa kurfar kushtesh paraprake. Këto dhe ide të ngjashme nga zyrtarët europian të UE paraqesin kryekëput vepër kriminale politike kundruall gjitha akteve valide në fuqi dhe dokumenteve tjera zyrtare të Bashkimit Europian tanimë UE, drejtuar drejtë atakimit direkt ndaj shteteve anëtare aderuese qe 20 vjet nga BP për t’u integruar në UE me të drejta të njëjta siqë kanë anëtarët tjerë sot aktual 29 syrësh! Ky aktivitet diversant i politikanve europian, me shigjetë refuzuese për të mos u integruar 6 shtetet e BP sa më parë që të jetë e mundur, qonë këto vende në të menduar se nga t’ia mbajnë(!): të ngelin në vendnumërim siqë edhe janë me status quo (në pritje “lëmoshe nga UE”); të orientohen jo natyrshëm kah lindja; ose të mësyjnë sytë drejtë kah Turqia dhe të bëhen vazal të sajë (!). Si ta zgjasim muhabetin më tej?!

Ky segregacion franqez nuk ka ndodhur (pra) gjatë 3 zgjërimeve të Bashkimit Europian (tanimë Unionit Europian) as gjatë zgjërimit me 10 shtetet në bllok, as gjatë zgjërimit me rastin e pranimit të Bullgarisë e të Rumanisë, as së fundit me Kroacinë(2013), kur edhe për plotë 10 vite është ndalur zgjërimi i UE më tej, kujtoi mu nga arësyea e vetme POLITIKO-RELEGJIOZE (pa asnjë justifikim tjetër) sepse tani thuase “ i kan humbur Francës dhe co.tjerë syzet dioptrike për zgjërim ato të para 10 viteve) e me këto të dytat syze po shohin më mirë” e po shtojnë kushte mbi kushte (suplementare për pjesën e mbetur të a.q. BP) madje po mundohen edhe “gjeografikisht” t’a ndajnë e t’a fusin si gjoja “europë tjetër”( shih dhe lexo mirë: idenë më të re makroniane mbi këtë gadishull ballkani) si trajtesë të një enkllave ala alienaterritorium e UE, praktikisht dhe komplet jashtë Unionit Europian(!). Por as Makroni e as 100 makrona tjerë si ay nuk do t’mundin ta shpien këtë Pjesë të Europës as në Azi e as në Afrikë! Më parë do shporet vetë Franca (me këso politikash) nga Europa ( jo më kurr me cilësor dhe status kolonizatori si dikur në Afrikë e Azi) por me mendje dhe qëndrim skolastik të këtij soji, po me siguri të plotë! Kjo politikë (franqeze)  dyftyrëshe zor se mund të kish ndodhur as me politikën nacionaliste lipeniane,që këtë pjesë të Europës të mundohej ta hudhte diku pas shpinës së UE, ndoshta edhe do ta kishte ndarë komplet Francën nga UE përmes të a.q. “Frexit” po si “brexit-i anglez”, po të kishte fituar Le Pen mandatin presidencial të Makronit në zgjedhjet e para një muaji e sa! Por edhe ajo do e kishte pas shumë të vështirë këtë rrugëtim-dalje me plebishit referendumi nga qytetarët franqez, kujtoi krejtë ndryshe nga rezultatet presidenciale të votimit, sepse këto dy verdikte nuk mund ta kenë të njejtën politikë, nga që e para është (ligjësisht) e mandatuar me kohëzgjatje 4 vjeçar mandat presidenti, kurse anëtarësia në UE është shumëvjeçare, ndofta edhe disa dekadëshe, në mos e përjetëshme.

Porosia nga BP: Ajo (Franca) nëse nuk i do (por nuk i urren si etnikum) shqipëtarët dhe të tjerët nga kjo pjesë e Europës, që për momentin në 85% torritori dhe popullate, e në mbetje nga BP të afro 20 milion banorëve, marrë së bashku 6 shtetet e mbetura për inkorporim të ardhshëm në UE, herët a vonë do i ketë në gjirin e sajë, dhe kurr nuk do t’mund t’i tjetërsoi gjetkë, pos në sofrën e përbashkët të Unionit Europian. Urojm që të jetë kështu sa më parë. Ndryshe, të ndarë më të dobët dhe shumë më të paafët se sa të bashkuar dhe UNIK, kurdoherë më të çelnikt.