SHKARJET POLITIKE TË DISA „POLITIKAJVE“ PARTIAK

MUSLI SHABANI

————————-

SHKARJET POLITIKE TË DISA „POLITIKAJVE“ PARTIAK

Po si nuk ju vjen fare dhe nuk i kaplon aspak yndyra e turpit disa nga „ politikanët dhe politikanet“ e mjerë të paktën prej vehtes së tyre, se lëre më që dalin në foltore të Kuvendit a gjetkë para mediave dhe llomotisin çfardo që iu bie ndërmend  pa logjikuar fare veten e tyre se „përfaqësojnë“ të paktën një pjesë të një sjelljeje mesatare të subjektit politik, partisë politike që i përkasinë si anëtarë apo edhe më ngushtë, anëtarë kryesie apo edhe më lartë, kryetar a u.d. të mbarë subjektit!

Thonë e ç‘ thonë në emër dhe për llogari të subjektit që përfaqësojnë, gjoja se po thonë diçka, që në të vërtetë, jo që fundja nuk thonë asgjë (me vlerë peshoreje politike) që qirren si të tillë, me pretendim të thonë atë që në të vërtetë nuk duhet as që t’a sillnin në mendjen e tyre, e lëre më të e shprehnin publikisht! Dhe me këtë, jo vetëm vehtes së tyre, por më së shumti i bëjnë dëm politik (me vetëdije ose pa të fare) mu subjektit politik, të cilin edhe përfaqësojnë, bile e ulin në nivelin e injorancës apo analfabetizmit politik, por shyqyr Zotit, populli dhe qytetari tanimë („ata/ato) i njeh mes gishtrinjësh (!) të cilit janë edhe pakë edhe shumë, e së fundmi me votë demokratike po i luftojnë!

Mjegulla e Enver Hoxhajt dhe tymi i Ganimete Musliut!

Kësaj rradhe po citojmë më poshtë fjalë për fjalë vetëm rastet në vijim, e komentet po i jap unë, kurse vlerësimet, sigurisht edhe më të mira, i jep lexuesi dhe njohësi më i përpiktë që i njeh akterët e përfolur dhe të dhënë këtu shumë e shumë më mirë se unë e kushdo tjetër i auditoriumit (përcjellësit) të fjalës publike.

Enver Hoxhaj: u.d. i kryetarit të PDK. Citojmë: në prag të ditës së votimeve, pak ditë para 14.2.2021: duke iu drejtuar votuesve, „ mos votoni, ( e ka fjalën, për të mos votuar LVv) për partinë e cila sjellë mjegullë dhe mjegullirë…“. Po si nuk i vie turp, pa provuar fare ndonjë periudhë qeverisje të LVv, relativisht të gjatë e të jepet një vlerësim kaq kuturu për një subjekt simotër politik, kur edhe botërisht dihej, paraprakisht, sipas gjitha parashikimeve sontazhë se  LVv, në këto zgjedhje do të kaloi gjitha përqindjet e atyre si të para nga zgjedhjet e pas luftës e këtej, si kurnjëherë më parë (dhe u pa, pra mbi 50%)!

Komenti: po PDK për shumë vite që qeverisi vendin („pa mjegullë dhe mjegullirë“) mesin e gjithë të tjerëve, si mentor pati edhe  zotin Hoxhaj Enver, ç‘ dritë e mrekullira sollën me privatizimin e ish ndërmarrjeve dhe njësive tjera prodhuesve dhe ekonomike nga ish pronar e titullar dikur shoqërorë që tjetërsuan (kaluan) në ata titullar privato-kapitalist gllabrues, pa fije ekonomizimi të mirëfillt (duke mos përfillur as minimalisht normën ligjore mbi shitjen dhe tjetërsimin e pronës ish shoqërore në duarët e blerësit joekonomik dhe shkelësit të normës kogente ligjore që mbi çdo objekt-ndërrmarrje  për një kohë të caktuar ligjore mes tjerash ishte paraparë rregulla obliguese ligjore që asnjë ndërmarrjeje të privatizuar me këtë ligj(të asajë kohe,pra) decidohej për 3 vite që t’i mos ndërrohej veprimtaria kryesore prodhuese a shërbyese), duke i shitur dhe tjetërsuar pronat e qytarëve me të drejtë bashkëpjesëmarrjeje në pronë,pa farë turpi, vetëm e vetëm me një qëllim të tyre vetanak, përfitimin ekonomik të pa bazë ligjore, gjoja duke zbatuar ligjin mbi privatizimin e ndërmarrjeve në ish pronësi shoqërore ( analizo vetëm periudhën 2003/2017) sa fitimprurëse në pikëpamje ekonomike dhe sociale ka qenë mu kjo periudhë 15 vjeçare, sa e sa të papunë ka lënë rrugëve, sa e sa mijëra qytetarë ka lënë pa sigurime shëndetësore, pensionale dhe sigurime tjera shoqërore, për mjerim dhe për çdo turp, krahasuar vetëm me të njejtën periudhë kohore me vendet e rajonit dhe fqinjët për reth, që deri vonë as nënat e reja nuk kanë gëzuar pushimin e lehonave dhe të shtatzanisë, dhe të drejtën në shtesa fëminore, si e drejtë edhe e garantuar me konventa dhe marrëveshje gjegjëse ndërkombëtare, ku Kosova prej kohësh ka pretenduar të anëtarësohet nëpër organizma ndërkombëtar ku edhe formalisht e ka dhe e pret vendi në OKB! Dhe kush ka penguar këtë rrugëtim të Kosovës? Partitë kryesore qeverisëse të deritanishme, sigurisht PDK/LDK dhe patericat (kolaboracionistët politiko-koalicionist) të tyre për gjithë periudhën e pasluftës e këtej, janë të gjithë me emër e mbiemër (janë jo fajtor kujdestar, por fajtor kryesor) dhe bashkëpërgjegjës për gjithë dëmin e shkaktuar ekonomik, social e kulturoro-politik mbarë Kosovës,pra!

Dhe kjo do të ishte vetëm njëra prej mjegullirave të shumta, që kanë përjetuar gjatë periudhës së kaluar dy dekadëshe qytetarët e Republikës  së Kosovës, për të mos shkuar më larg në diferencimin e politikave tjera dështuese të sajë, nën qeverisjen e hoxhajve e hoxhallarëve tjerë „politik“ si ai, shih: zhvillimin dhe përparimin e politikës së jashtme,në përgjithësi dhe politikës e me Serbinë, në veçanti, e shumë e shumë pore tjera të jetës dhe punës së përditshme në luftimin e krimit ekonomik, zbatimin e ligjit për çka  realisht paguhen nga  tatimpaguesit qytetar të Kosovës…! Për mjerim! Dhe ku është Kosova sot në rrugëtimin e sajë në Unionin Europian dhe në NATO, në liberalizim vizash në pritje mbi 20 vjet të qytetarëve të sajë nëpër dyert e ambasadave të Europës dhe Amerikës?!

Dhe mu kjo ishte mjegullira e vërtetë koalicionit PDK/LDK për 20 vitet e shkuara, e jo ajo që po ndritë në mëngjes (sot e tëhu)!

Ganimete Musliu: kur, nuk ka njeriu më se çka flet dhe i zihet fryma në fyt, :“kafshatë që nuk kapërdhihet or vëlla është mjerimi, kafshatë që të mbetet në fyt,e  të zë trishtimi…“ ia nxë goja të thotë edhe më sa vijon, citojmë: „ Kryeministër (aludon në zotin Kurti të sapozgjedhur kryetar Qeverie të Kosovës) i parë historinë e Kosovës fëmijët e tijë nuk i flasin shqip“!!! Zbulim i Amerikës! Çudi mbi çudira,pra!

Kujto oj delegate e PDK (që lavdrohesh vetë se ke 10 vite stazh deputete e PDK në Parlament të Republikës së Kosovës) më vjen keq të të them se vërtetë nuk të njoh as privatisht as miqësisht e as politikisht, vetëm të njoh aty- këtu si „folëse e zëshme“ nëpër intervista dhe nga disa diskutime ‚vend e pavend‘ në parlament, dhe vetëm në një rast nëntori privatisht, e shumë rastësisht, por që kurrën e kurrës nuk e harroj para më shumë se 10 vitesh, dhe jam i sigurt 100% se nuk jam gabim, kur një pasdite e vonshme, nga që kohës vjeshtë-dimër  koha errësohet bukur herët, ora e sakët nuk më kujtohet, por aty rreth orës 18:30-19:00, bile edhe korridoreve të fakultetit Juridik, nuk kishte korrent, ca prej studentëve aty-këtu bënin dritë me qirinjë, t’i vetëm shkoje e ndiqje hap pas hapi pas prof. e të Drejtës ndërkombëtare Publike, z. Enver Hasanin, dhe unë isha mu aty afër tijë kur ti personalisht iu drejtove profesorit me këto fjalë, citoi: „ profesor lutem si nuk kam kaluar provim tek ti, e dinë se mua po kërcënohet vendi im i punës atje shkollën e fshatit“! Profesori (Hasani) u përgjigj, shkurt dhe prerazi: „ nuk kam çka të  bëjë qikë, nuk ke mësuar sa duhet, mëso më mirë“! Kaq asgjë më tepër nuk di e as që kam dëgjuar më tepër,por tek kur të kam parë në parlament shpesh kam fshirë sytë se, mos vallë po më gënjejnë sytë, apo vallë, është mu ajo studentja dikur që pata parë me sytë e mi, në nëntorin e 2010, mbase datën e saktë edhe mund t’a gjejë, po dyshove në saktësinë e citimeve të mësipërme dhe  ekzakte të fjalëve. Kaq. Çfarë të themi më gjatë për këtë deputete që ka mandat 10 vjeçar si përfaqësuese „politike“ e një subjekti publiko-politik nga vlerësimi i peshores politike karrieriste prej deputeteje popullore e qytetare të votuar me votë demokratike!

Po unë nxuna n’goje vetëm këta dy deputetë të Kuvendit dhe të dy më qëlluan rastësisht dhe kujtimisht të një subjekti politik, po sikur të kisha kohë më tepër, sigurisht se do të shkruaja edhe për dhjetra  sivëlla dhe simotër tjerë, por këtë po ia lë të tjerëve dhe rasteve tjera më të freskëta për kohët e ardhshme, me shpresë se çdo deputet dhe deputete, në të ardhmën, më parë të sheh e të gjykoi drejtë qëndrimet dhe vlerat e veta e tek më pastaj t’i del kohë e mjaftueshme të kritikoi të tjerët! Kaq, kësaj radhe.

Në vend që të themi, mirë u pafshim, unë po them kurr mos shkrofshim e mos diskutofshim për hiq gjë që nuk të sjell asgjëkundi, vetëm tregon dobësi e asgjë më tepër!