Së shpejti takim Biden – Putin

Zvicër, 25 maj 2021

Sipas Tages-Anzeiger. pritet që Joe Biden dhe Vladimir Putin të organizojnë takimin e tyre të parë presidencial në Zvicër. Këshilltarët e sigurisë kombëtare u takuan të hënën në Gjenevë. Kjo do të ishte një sukses të madh për Këshilltarin Federativ në krye të Punëve të Jashtme Ignazio Cassis.

Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini thanë të hënën se dy këshilltarët e tyre të sigurimit kombëtar u takuan për një deklaratë të përbashkët mbi diskutimin dypalësh, pa thënë kur dhe ku u zhvillua. Sipas dhënave të marra nga Keystone-ATS, ai ishte organizuar të hënën në Gjenevë.

Ky takim midis Jake Sullivan dhe homologut të tij Nikolai Patrouchev përbën “një hap të rëndësishëm në përgatitjen e një samiti të planifikuar amerikano-rus”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Data dhe vendi i takimit do të shpallet më vonë, shtohet në vazhdim/RTS/FILOLET/.

E plotësuar:
Biden dhe Putin do të takohen me 16 qershor ’21 në Gjenevë CH.