Sa lezet na ka kënga…
Poezi nga Xhevahir Cirongu
Sa lezet na ka kënga…
(Motiv popullore)
Me dëshirë këngën këndoj
Të dëgjojnë yjet në qiell,
Bora zbardhi nëpër male
E gjithë bota në këngë e valle.
Ti mos qaj o zemra ime
Dhe nga sytë s’duam më lot,
Kovidit i thamë ikë
Se nga ty s’kemi frikë.
I shoh ditët në kalendar
Si lulet në pranverë,
Tek ty falem o Perëndi
Prushi zemrës – dashuri.
Sa lezet na ka kënga
Kovidit i rëntë gjëma,
Feston gjithë njerëzimi
Jeta çel si trëndafili.
Durrës, dt. 22. 12. 2020