Sa aktual është sot Libri “TRIUMFI I KOMBIT” i Skënder Kapitit- ky projekt i bashkimit kombëtar

Sa aktual është  sot  Libri “TRIUMFI  I KOMBIT” i Skënder Kapitit-  ky projekt i bashkimit kombëtar

NGA:BEDRI TAHIRI 

Libri “TRIUMFI I KOMBIT”  i Skёnder Sadri Kapitit  ёshtё njё projekt vizionar pёr Bashkimin Kombёtar i cili do ta ketё gjithmonё vёndin dhe rёndёsinё  historike edhe nё tё ardhmen , e ku edhe aktualisht i shёrben aktualitetit me mesazhet programore tё mirёstudiuara se si do tё realizohet Bashkimi Kombёtar i cili ёshtё i pashmangshёm.

Ky libёr përmban shkrime tё thella analitike, refleksive, filozofike, politike, historike, ekonomike e mbi tё gjitha udhёrrёfyese pёr tё dalё nga kaosi aktual e pёr tё ecur drejt bashkimit kombёtar. Brenda kopërtinave të këtij libri lexuesi kureshtar do të gjejë përditshmërinë tonë me sfidat dhe prapësitë e saj që nuk na u shqitën gjatë gjithë historisë. Me fjalё tjera ёshtё ky njё program i qartё pёr tё gjitha partitё e reja progresive qё synojnё ta shpёtojnё kombin nga shkapёrderdhja e zhbёrja.

Autori Skёnder Sadri Kapiti, me një guxim të paparë intelektual u kundërvihet dukurive negative të shoqërisë sonë, që herë- herë, sikur e humb toruan dhe, gati pavetëdijshëm, bie në situate të palakmueshme, duke rënë pre e orekseve të sëmura të prijёsve të vet…Pena e tij e mprehtё nuk kursen askënd, as edhe të parët e vendit e tё partive politike, kua ata shkojnë larg e larg dhe cenojnë historinë tone.

Autori qё nё fillim te Librit  thotё:”Realiteti, faktet, argumentet dhe pasojat duhen studiuar, gjykuar e vlerësuar ose të paktën të peshohen në mënyrë që të gabojmë sa më pak, të mos i përsërisim gabimet tona po të korrigjohemi e përmirësohemi për në të mirë si individualisht dhe kombëtarisht.

Popujt bëhen kombe të fortë kur ata mençurohen dhe janë të guximshëm e të gatshëm për të përballur e sfiduar vështirësitё, padrejtësitë, intrigat dhe jo të binden, t’u nënshtrohen dhe të pajtohen me të keqen. Po vetëm nga frikacakët, tё shtirurit, servilët, hipokritёt dhe ata që shiten e blihen lirë për ndonjë interes të ulët nga pushteti e tradhtia, ata që shesin të vërtetën, intelektin e personalitetin, nga ata çfarë nuk pritet si e keqe.

Në qoftë se një komunitet ka të tillë me shumicë atëherё jo vetëm demokracia po dhe shteti e kombi janë të rrezikuar, e nё qoftё se në një popull të tillët janë me pakicë duhet treguar shumë vëmendje, kujdes e maturi që të mos i vëmë në krye për të na udhëhequr.

 Kushtetuta e mirë, qeverisja e mirë dhe drejtësia e zbatuar mirë formon shtetin e mirë ligjor dhe e bën kombin patriot, të edukuar e të mirë.

Realiteti ynë tregon se jemi shumë larg dhe prandaj kërkohet ndryshimi dhe ndryshimin e bën vullneti dhe mençuria e popullit, sepse populli nuk është kurrë i korruptuar, por kur mashtrohet e gënjehet me dogma e hipokrizinë e politikës së keqe duket sikur e pranon atë, por kjo është e përkohshme

Nacionalizmi, triumfi i kombit ka të bëjë me krijimin e shtetit të bashkuar kombëtar, me lirinë e pavarësinë kombëtare, me të drejtat civile, juridike, politike e shoqërore të qytetarëve; ka të bëjë me pacenueshmërinë territoriale, me unitetin e qëndrueshmërinë politike, ligjore e sociale brëndekombëtare dhe me njohje e respekt reciprok në marrdhëniet ndërkombëtare. Nacionalizmi modern është i lidhur me demokracinё dhe demokracia është në funksion të nacionalizmit pasi, poqese demokracia funksionon keq atëherё shumica e njerëzve bëhen të korruptuar dhe në një gjendje të tillë shoqërore zor se triumfon e drejta, e vërteta, ligji, e mira dhe patriotizmi, sepse paturpësia dhe amoraliteti që vijnë nga keqfunksionimi politik dhe degradimi i demokracisë dhe nga korrupsioni shfrytëzojnë jetën, sakrificën, mundin dhe fatin e të tjerëve për interesa personale.

Njeriu, populli, kombi dhe të dy shtetet tona janë realitete që vazhdimisht kërkojnë rritje të edukimit, profesionalizmit, progresit, mirëqënies e konsolidimit për të lartësuar nderin, përkatësinë, lavdinë e krenarinë kombëtare. Për të arrirë këtë nevojitet çrrënjosja e kulturёs së mosbesimit tek vetvetja jonë, tek ligji, tek drejtësia e qeverisja duke u përpjekur që së pari të çrrënjosim kulturën patriarkaliste, egoiste e autokraticiste; kulturën e abuzimit dhe korrupsionit politik dhe ekonomik, duke ndërtuar shtetin e së drejtës dhe duke i dhënë fund monopolit politik dhe pengmarrjes së sovranitetit të individit, popullit dhe shtetit për të çliruar potencialet patriotike, ekonomike, politike, kulturore, intelektuale etj. që janë privuar sot nga monopoli politik i klasës sunduese që pavarësisht alternimeve të pushtetit trashëgojnë nga njëra- tjetra të njëjtën fizionomi e përvojë të partive të regjimit, të pushtetit korruptiv e kundërpublik.

Bashkimit kombëtar i paraprinё sot integrimi ekonomik, politik, demokratik, kulturor, arsimor e gjithëdimensional brendashqiptar që të jetë mbi interesat personale miope, meskine e personale të politikanëve, pushteteve e bizneseve korruptive. Ne si komb potencojmë burime kapitale e natyrore dhe aftësi e kapacitete mendore, fizike e patriotike të jashtëzakonshme, duke qënë superiore ndaj atyre që nuk na duan e urrejnë madje dhe vetë urrejtja dhe antishqiptarizmi i tyre vjen nga ajo se ata e njohin inferioritetin e vet ndaj nesh dhe na shohin ne si kërcënim dhe prandaj historikisht ata si sllavë e grekë kanë shpifur, intriguar, lobuar e përdorur paranë; kanë pёrdorur dhe dhunën e genocidin kundër popullit tonë, dhe sot e në vazhdimësi do të përpiqen që të na pengojnë e përçajnë në rrugën tonë të triumfit kombëtar po do të pësojnë disfatën se koha është me ne dhe ne po bëhemi më shumë e më të fortë se ata.

Nё politikёn 20 vjeçare tё tranzicionit nё Shqipёri kemi dёgjuar prej saj edhe fjalё bombastike pёr patriotizmin dhe kombin, qё nuk janё gjё tjetёr dhe qё nuk kanё qёllim tjetёr veçse si tymnaja pёr tё mbuluar dёshtimet dhe egoizmin tinёzar pёr tё marrё e rrёmbyer pushtet. Ёshtё hipokrizi qё nё emёr tё kombit dhe integrimit tё pёrpiqesh pёr tё legjitimuar vjedhjen e votёs sё tij, korrupsionin dhe fatkeqёsitё e shkaktuara popullit nga paaftёsia, papёrgjegjshmёria dhe abuzimi; tё pёrpiqesh qё tё legjitimosh uzurpimin, tensionet e presionet mbi kundёrshtarёt politikё, tё drejtёn, median, institucionet e pavarura dhe personalitetet e shtetit.

Nacionalizmi ёshtё legjitimitet demokratik dhe jo autokratik.

Kombi ynё ka mbijetuar, sepse ёshtё njё komb vital, i fortё dhe dinamik megjithёse i lodhur dhe i pёrçarё ai ka triumfuar mbi sfidat dhe vёshtirёsitё e mёdha, sepse nё rrethana vendimtare i kanё dalё nё krye atdhetarё largpamёs qё kanё kontribuar me gjithçka kanё pasur pёr popullin dhe atdheun e tyre, po dhe sot e nё vazhdimёsi kёrkohet qё elementёt patriotё tё kontribuojnё sa tё munden qё tё mos e lёnё qё populli tё bjёrё pre e gabimeve dhe mashtrimeve dhe tё tё këqijave politike e korruptive e atyre qё kontrobandojnё me interesat e kombit dhe tё atdheut pёr pёrfitime pushteti e politike dhe qё tё mos bjerё pre e çoroditjes qё vjen nga dëshpërimi i politikёs qё nuk ka as interesin e as pasionin patriotik.

Njeriu egoist e mendjemadh që nuk ka aftësi të mira dhe cilësi personale të rëndësishme me instiktin dhe synimin për të marrë shkëlqim e lavdi flet shumë për kombin e lavdinë e tij, përpiqet të rishkruajë historinë si mercenarë apo shërbëtorë të oborrit fabrikojnë kultin e heroit apo shpëtimtarit, organizojnë tubime shuplakatrokitjesh e brohoritjesh zhurmuese e me luks dekorativ mashtrues me ngjyrime flamujsh e parullash për lavdinë e heroit të rremë, i cili më shumë se askush tjetër vetëmashtrohet se po hyn triumfalisht në tempullin e lavdisë, po që me siguri e ardhmja e nxjerr prej andej, sepse aty nuk ka vend për lavdinë e rreme dhe të gënjeshtërt; për marrëzinë e tradhtinë.

Fatkeqësisht është instaluar në traditën tonë politike, qoftë si qeverisje oborri në mbretërinë shqiptare, si politikë regjimi diktatoriale në komunizëm dhe që ka kulmuar, si politikë klani e grupazhi tejmase korrupsioni në këto vite postkomunizëm, forma e qeverisjes së institucionalizuar e grupit apo klikës së interesit, e nepotizmit dhe klientelizmit. Ky pushtet i sotëm dhe kjo politikë nuk ka as vizion, as program e as interesa për zhvillim e integrim dhe funksionon mirë vetëm në përzgjedhjen e njerëzve që i bashkojnë interesi i ngushtë i pushtetit, privilegjit, korrupsionit dhe i parasë kudo që lindin e mbarten, si në qeveri, ministri e dikastere të sistemit. Këto interesa grupale kontrollojnë, drejtojnë dhe kufizojnë qeverisjen, ligjin dhe drejtësinë dhe guxojnë e bëjnë padrejtësinë; janë grupe që kontrollojnë veprimtarinë ekonomike, që bëjnë përzgjedhjen e klientelizmit favorizues nga njëra anë dhe presionin, kërcënimin e gjobat për mediat, individët dhe bizneset që nuk financojnë e nuk lobojnë për ta.

Kjo qeverisje e këtij koalicioni, si qeverisje që ka institucionalizuar në perfeksion politikën e interesit të do ai për t’ia faturuar vetes pothuajse, se gjithçka e mirë për popullin fillon vetëm në kohën dhe me sundimin e tij. Këta tipa pushtetari të etur dhe të sëmurë nga deliri, lavdia pa meritë dhe për pushtet shfrytëzojnë gjithë mundësitë e burimet e pushtetit dhe me ndihmën e shpurës servile rreth tij, intelektualësh mediokër, median, analistësh, historianësh manipulatorë e falsfikatorë të kohës së vet te klanit e klikës ka krijuar monopole në ekonomi, politikë, tregti, privatizime, tenderime, në punësim publik dhe madje dhe në administrim të pronave e parave të paligjshme e deri në vënien në kontroll të tatimeve, doganave dhe gjyqësorin gjë e cila e ka kompromentuar rëndë demokracinë dhe është bërë dhe kërcënim për sovranitetin kombëtar. Këtë lloj politike qeverisjeje tё trashëguar dhe qё sundon Shqipёrinё duhet ndëshkuar njëherë e përgjithmonë në mënyrë që shoqëria jonë politike të pastrohet nga kjo kulturë shumë e dëmshme politike, korruptive, të papërgjegjshme, kundërpatriotike dhe antiintegruese qё po e infekton politikёn shqiptare kudo nё trojet e saja.

Konsolidimi kombëtar është liria e bashkimi kombëtar dhe demokracia e legjitimiteti popullor. Kombi duhet të udhëhiqet nga elita patriotike, qytetare,rinore e intelektuale dhe ka nevojë për lëvizje të tilla, inisiativa e reforma të pandërprera dhe për vizionin e shekullit të ri. KOMBIT I NEVOJITET KONSOLIDIMI I VET nacionaldemokratik që dtth afirmim, krenari, personalitet e identitet, demokracitet e mirëqënie; të pranojë e respektojë të tjerët po dhe të pranohet e respektohet prej të tjerëve. Globalizimi presupozon të kryer proçesin nacional që ka filluar 300 vjet më parë me krijimin e shtetkombeve, mirëpo kombet që nuk e kanë realizuar akoma integrimin demokratik shoqëror dhe bashkimin kombëtar siç është kombi ynë duhet të bejmë kujdes se globalizimi është vepër e kombeve të perparura e të zhvilluara dhe së pari është në favor të interesave të tyre.

Ne për të arritur bashkimin kombëtar duhet të shfrytëzojmë avantazhet e globalizimit e të drejtën nderkombëtare të popujve për vetvendosje si dhe parimin universal të lirive e të të drejtave të njeriut ku NATO në emër të tyre ndërhyri për çlirimin e Kosovës. Për Bashkimin Kombëtar duhet të punojmë ne, ta kërkojmë se nuk vjen vetvetishëm ashtu siç nuk erdhi vetёvetishëm as Pavarёsia e Kosovës. Të gjithë duhet të ndërgjegjsohemi për rëndësinë e përjetshme të përkatësisë nacionale që janë personaliteti dhe identiteti ynë, siguria e mirëqënia jonë në një shtet të përbashkët. Për realizimin e këtij qëllimi nuk nevojitet vetëm retorika shterpë dhe speculative me termin komb që bën politika e sotme dhë që nuk ka as përkushtimin, as dëshirën e as vizionin për bashkimin kombëtar por ndoshta të kundërtën po. Që të punojmë sot për realizimin e bashkimit kombëtar nuk kërkohet sulm e as lufte por realizimi i legjitimitetit demokratik, ai i realizimit të tre gjëndjeve të sovranitetit në të dy shtetet: sovranitetin e individit, të popullit e të shtetit dhe të legjitimitetit të pushtetit.

Bashkimit kombëtar si i pashmangshëm kërkon nga kombi ynë aktivizim e pjesmarrje politike , poziconim këmbëngulës,vizionar e stratëgjik për bashkimin e kombit, zhvillim ekonomik e mirëqënie, realizim vlerash e standartesh demokratike, ndërtimin e shtetit ligjor që kërkon ndërtimi i një shoqërie të drejtë e moderne në realitetin global të sotëm. Që të bëjmë këto duhet që politika të marrë përgjegjsitë duke qenë transparente, e ndeshme, e hapur në një shoqëri të hapur ku politikbërja dhe politikat të angazhoje shoqërinë për reforma të pandërprera, kërkohet luftë e pandërprerë kundër korrupsionit, kërkohet funksionalitet dhe rezultate konkrete.
Triumfi i kombit është i lidhur me ndjesinë, krenarinë e shpirtin kombëtar,po nuk është e mjatueshme vetëm kjo, po ka të bëjë dhe me idealet e vlerat si ato të lirisë, punës, pronës, drejtësisë, sigurisë sociale etj, madje shumë kombe moderne formimit të tyre i dedikohen këtyre vlerave; ndërsa në aspektin ndërkombëtar kombi realizon sigurinë, barazinë, sovranitetin e reciprocitetin dhe duke mos u pajtuar me asnjë lloj pasiviteti, inferioriteti apo servilizmi të cilat politika e sotme e pushtetit në të dy shtetet nuk i ka, dhe për të aspirata kombëtare nuk është as retorikë madje.

Politika shqiptare e pushtetit është një karakatinë politike e trashëguar dhe e rindërtuar mbi themele hatërllëku, xhambazllëku, miqësirash e interesash të pandershme përfitimesh e servilizmash prej së cilës gëlojnë mashtrimi, tradhëtia e korrupsioni; politikë që buron nga legjitimiteti autokratik, i krijuar e fabrikuar duke imponuar e manipuluar opinionin dhe vullnetin e të tjerëve në funksion të egoizmës dhe kultit të individid duke përjashtuar legjitimitetin demokratik të pushtetit ligjor. Autokracitë kudoshqiptare politike, shoqërore e pushtetore, vendore e shtetërore janë shkaktarët kryesorë të përçarjeve dhe mosrealizimeve kombëtare,demokratike e integruese, pasi ato shohin ngushtë vetëm për interesa personale pushteti e pasurore që edhe personalitete ndërkombëtare shpeshhere dhe publikisht e kanë deklaruar këtë paturpësi të politikanëve tanë sidomos në Shqipëri prej së cilës infektohet pastaj dhe ajo në Kosovë e ajo shqiptare në Maqedoni.

Është e papranueshme dhe antikombëtare që në epokën e sotme të demokracisë globale këto që cituam dhe fryma akoma kanunore, bajraktareske, krahinore dhe egoizmi i egër për pushtet i kohëve paramoderne të pengojë e të dëmtojë personalitetin e individit, legjitimitetin popullor, shtetin ligjor e për pasojë dhe Kombbashkimin. E pavarёsisht këtyre bashkimi është i pashmangshëm sepse:

a) vetë zhvillimi edukativ,ekonomik e politik,kulturor politiko-demokratik ushqen, inspiron e i kërkon bashkëkombasve tanë besnikërinë dhe krenarinë e lidhur me rëndësinë e përkatësisë kombëtare dhe ndaj shtetkombit të bashkuar. Kjo e bën qytetarin shqiptar qe të mos ndjehet subjekt i krerëve politik e të pushtetit, të krahinizmave,ideologjizmave e dogmave, por të ndjehet si qytetar i kombit të vet i denjë e i barabartë dhe me personalitet;

b) ndërgjegjёsimi patriotik, qytetar, politik e ligjor të qëndrimit individual, të vlerave kombëtare e universale e të mirëqënies së përgjithshme kanë zbutur dasitë e përçarjet politike, fanatizmat e besnikëritë krahinore e partizane dhe egoizmat të cilat i ushqen politika e interesit personal dhe e pushtetit, veçanërisht në Shqipëri të cilën e kanë konstatuar madje dhe institucione e personalitete ndërkombëtare, dhe e kanë deklaruar shumë herë këtë si shkaktare të mosintegrimit së bashku me korrupsionin ekonomik, politik e elektoral. Politika shqiptare në Shtetin Shqiptar historikisht ka krijuar vazhdimisht varfëri, konflikt, papërgjegjshmëri e paqëndrueshmëri e jo me te interesohet apo tё punojё pёr bashkimin e kombit dhe kështu po shkon edhe në 100 vjetorin e Pavarësisë,

c) pavarësisht politikës, Bashkimi i Kombit është i pashmangshëm dhe lëvizet drejt triumfit të tij, sepse interesi kombëtar i gjithqytetareve shqiptarë është më i madh dhe më i lartë se çdo lloj interesi politik e pushteti personal, të të pasurve, monopoleve, grupeve e partive,

d) epoka moderne e globalizimit ka krijuar kushtet, favorizimet e mundësite e lirive etnike, kulturore, politike dhe demokratike nën suazën e të drejtës së popujve për vetvendosje dhe të lirive dhe të drejtave universale të njeriut që motivuan botën moderne të ndërhyjë edhe ushtarakisht për çlirimin e Kosovës nga Serbia, Kuvajtin nga Iraku, çlirimin popujve afgan, iraken e libian nga regjimet diktatoriale që dhunonin liritë e të drejtat njerëzore. Proçeset globale sot botës i kanë dhënë fizionominë e një shoqërie globale me organizatat shumëkombëshe joqeveritare, me organizma ndërkombëtarë ekonomikë e financiarë, OKB ka marrë tashmë atributet e një palamenti botëror; po kështu dhe BE është pothuajse një konfederatë e shteteve europiane në të cilën dy shtetet tona janë akoma të paintegruara. Në këto rrethana nacionalshovinizmave u është dhënë fund pavarsisht se akoma përpëliten fqinjët tane për mosnjohjen e bllokimin e Pavarsisë së Kosovës;

e) shpallja e Pavarsisë së Kosovës dhe krijimi i dy shteteve shqiptare të lira e të pavarura kombëtarisht, do të thotë se jemi realisht më afër se kurrë në histori pranë bashkimit, duan apo nuk duan armiqtë tanë, duan apo nuk duan ata të cilët pengojnë nga injoranca, interesi i ulët për pushtet e pasuri dhe egoizmi negativ. Koha është me ne, po duhet ne të jemi në kohë që të arrijmë triumfin e bashkimit se mjaft jemi vonuar. Shtetet, identitetin e tyre kolektiv kombëtar e mbështesin dhe e nxisin për ta bërë kombin e vet rezistent e denjësisht konkurent pavarësisht dukjeve kozmopolite e marrëveshjeve e deklaratave për njohjen e pranimin e koncepteve të drejtësisë, lirisë, demokracisë, lirive e të drejtave të njeriut dhe atë ndërkombëtare. Edhe shtetet më demokratike të botës në momente të caktuara edhe haptazi me veprime e ndihma financiare e ushtarake kanë treguar fanatizmin e tyre në favor të interesit kombëtar.

Në Ballkan problemin e pazgjidhur kombëtar e kemi ne shqiptarët, dhe për këtë arsye jemi dhe do të jemi në antagonizëm me kombet e tjerë fqinjë me ne: serbët, grekët, maqedonasit e malazestë, por jo për fajin tonë,por për fajit e padrejtësive historirike që na janë bërë neve mbi të drejtën tonë historike për të pasur shtetin tonë etnikoterritorial të bashkuar; kudo ne shqiptarët kufizohemi nga shqiptarë e për çudi akoma serbët kërkojnë territore në Kosovë kur mbajnë Preshevën dhe grekët kërkojnë Jugun ne Shqipëri kur mbajnë çamërinë. Sot kemi dy shtete shqiptare një realitet i pashmangshëm që i paraprin bashkimit por që akoma në të dy shtetet tona nuk kemi kapërcyer provën e krijimit të aparaturës shtetërore mirëfunksionale dhe moderne në të dy shtetet tona as me forcat tona jo se jo po madje as me ndihmën që na japin vazhdimisht shtetet mike demokratike, e kjo më shumë vjen si çudi për Shqipërinë që po shkon në 100- vjetotorin e pavarësisë së saj. Çfarë t’i themi kësaj? Nuk mjafton vetëm me fjalën “duhet” si justifikim, po kërkohet veprim që ne të bëhemi komb kërkues per vete dhe denjësisht konkurrues me të tjerët si sfidant i denjë në aspektin kombëtar, politik, ekonomik,te sigurisë dhe demokratik, që janë vlerat më të mëdha në plan të brëndshëm e të jashtëm. Të konsolidohemi si dy shtete sociale ku pluralizmi politik e demokratikoorganizativ dhe së pari partitë të krijojnë vullnetin e lirë politik e demokratik dhe po ashtu ta njohin e respektojnë atë dhe jo ta manipulojnë, mashtrojnë dhe rrëmbejnë duke sjellë korrupsion, përçarje e tradhti kundërpublike (sepse tradhëti është dhe kur premton e se mban premtimin, mashtron dhe bën pabesinë, korrupsionin e përçarjen).

Ne gjithmonë na ka munguar një strategji edukative, shkencore e akademike në hartimin e një vizioni e perspektive te kjartë kombëtare dhe rrjedha jonë historike më së shumti ka qenë spontane e më shumë kanë vendosur të tjerët se sa vetë ne, se po të ishte e kundërta gjendja jonë do të ishte ndryshe.Sot koha punon për ne dhe më shumë se kurrë duhet të punojmë që të bindim botën moderne se dhe ne jemi komb modern, denjësisht konkurues e i qytetëruar me kulturë e prosperitet, demokratik e integrues, i barabartë me kombet e prosperuar të Europës që e meritojmë bashkimin komëtar të ndarë e të vonuar padrejtësisht prej tyre. Vlera më e madhe për një popull është realizimi kombëtar e demokratik, mirëpo në realitetin shqiptar për politikën dhe politikanët e saj kjo vlerë etikëdetyruese dhe sublime është e dorës së dytë dhe e sfiduar nga interesat personale për pushtet çfarё përbën papërgjegjshmëri e mëkat dhe më keq se kaq është tradhëti. Fatkeqësisht jo vetëm politika por dhe më gjërë në aktivitetin shumëdimensional privat, publik, kulturoro-edukativ, intelektualo- akademik, informativo- mediatik, etj mungon një gjykim racional, analitik e i paanshëm; mungon debati konstruktiv, komunikativ e kritik, çbllokues, argumentues e i lirë në funksion të interesit kombëtar, emancipues e prosperues për të çmontuar e larguar strukturat, funksionalitetet e mentalitetet e vjetra, egoiste, të papranueshme e të dëmshme për ndërgjegjen shoqërore.
Populli ynë vetndërgjegjsimin kombëtar e ka më të lartë dhe më të hershëm se shumë kombe të tjerë dhe si bashkësi kemi hyre ne rrugën e demokratizimit e të integrimit europian por, ne para se europian jemi shqiptarë dhe se politika si në Shqipëri dhe në Kosovë duhet ta fiksojë mëndjen dhe të punojë për stratëgjinë e bashkimit gradualisht me anë të forcimit të lidhjeve patriotiko-kushtetuese, dmokratike, ekonomike e kulturore të bashkëkombasve tanë kudo që të jenë. Kombi gjithnjë konsolidohet e bëhet pa pasur arsye të kthehemi të së kaluarës e reminishencës, sepse përvoja e trashëgimia e së kaluarës së afërt e të largët nuk po na shërben por më shumë kemi pasur përçarje e mosmarrveshje vetëpenguese që na kanë bërë dëm.

Po çfarë duhet bërë që gjithnjë e në vazhdimësi të bëhemi?

Po, duke rezistuar, qëndruar e sfiduar problematikat sado komplekse e të vështira qofshin ato; duke qëndruar kundër nënshtrimit, mashtrimit, turpeve, të gabimeve e të papranueshmes; duke i rezistuar të tashmes e të vërtetave të korruptuara të demokracisë dhe duke konkuruar denjësisht në globalizmin e integrimin gllabërues.
Popujt e kombet e bëra dhe të përparuara janë bërë me përpjekje e vuajtje si kombe të pavarura ,të bashkuar dhe si nacionalshtete moderne.Edhe lindja është vuajtje,vuan nëna që e lind fëmijën dhe qan edhe fëmija që lind;dhe çdo rilindje e ringritje shoqërore apo evoluim është vuajtje po dhe mplakje njëkohësisht,pasi mplaket brezi që vuajti për të lënë trashëgiminë,e brezi i ri nuk është shumë mirënjohës dhe nuk ka shumë dhimshuri e ndjesi për paraardhësit, për dhimbjet e vuajtjet e së shkuarës,sepse nuk e kuptojnë për momentin se dhe vetë brezi i ri do mplaket dhe se duhet të lejë e të punojë për të tjerët .Kjo është një çudi e pashmangshme e vazhdimësisë së jetës.

Pra bërja, ndërtimi, krijimi, lëvizja, demokracia, teknologjia janë bërje të pandërprera.

Kombi behet e zhvillohet nga populli me mëndje të matur e racionale dhe me veprime e punë të dobishme. Arritjet, bërjet, emancipimi, reformimi, edukimi, ekonomizimi, kulturalizimi, moralizimi nuk kanë cak, në çdo moment ato janë e shërbejnë si fillime dhe për ne në këtë rrugëtim të pa fund është mirë të mos jemi në fund të fillimeve,por e them përsëri të jemi konkurentë te denjë”.