Rusia putiniane, vatër e kryekrimit kundër popullit ukrainas

Prof.dr. Eshref Ymeri

Rusia putiniane,
vatër e kryekrimit
kundër popullit ukrainas

(Rusia e artit dhe e kulturës, sot gërmadha e krimit
dhe e turpit para mbarë njerëzimit.
Putini, kryekrimineli i shekullit)

I kam ndjekur rregullisht me interes ngjarjet në
Ukrainë që prej vitit 2013, derisa Putini pushtoi Krimenë.
Kam pasur letërkëmbim me politologun, analistin,
gazetarin për problemet ndërkombëtare dhe publicistin e
shquar ukrainas Viktor Kaspruk, i cili më pati
rekomanduar të lexoja në internet një artikull që ia
kushtonte Rusisë shoviniste. Atë artikull, me titull
“Rusinë e mundon kompleksi i inferioritetit”, e pata
përkthyer dhe botuar në internet më 07 maj 2014. Atë ditë
e pati botuar gazeta “Telegraf”.
Me të njëjtin interes i kam ndjekur dhe vazhdoj t’i
ndjek ngjarjet e fundit tragjike në Ukrainë.
Në Kiev punon dhe jeton pronari i mediaperandorisë
“Gordon”, Dmitri Gordon. Informacionet e tij i ndjek
gjithë kombi ukrainas, deri në diasporë. Po ashtu, në
mediaperandorinë e tij vijnë informacione nga e gjithë

2
bota. Më 02 prill, në mbrëmje, ndoqa një intervistë të tij
në youtube lidhur me krimet e ushtrisë fashiste ruse në
Ukrainë. Gjatë intervistës ai rrëfeu për përgjimin e një
bisede telefonike të një ushtari rus me nënën e tij diku në
Rusi. Në bisedë e sipër, ushtari po i tregonte asaj se kishte
shkuar në një pallat me xhama të thyer dhe ballkone të
shkatërruara nga bombardimet. Atje kishte hyrë në një
apartament, me derë të hapur, dhe i kishte bërë përshtypje
të madhe që ishte i pajisur për mrekulli me gjithçka.
Madje familja e atij apartamenti qe larguar me aq
shpejtësi, saqë mbi tryezë kishte harrur një dëng të mirë
me para. Ai bashkëbisedim i ushtarit mercenar rus me
nënën e tij të ngjallte dhembje dhe trishtim të thellë. Por
ajo që ishte befasuese dhe tmerrësisht tronditëse në atë
bisedë telefonike, ishte përgjigjja e nënës ruse, e cila e
porosiste të birin që të merrte gjithçka që ndohej në atë
apartament dhe t’ia çonte asaj. Kjo ishte e tmerrshme.
Nga përgjigjja e asaj nëne del përfundimi se ushtarët
mercenarë rusë që kryejnë krime në Ukrainë, kanë
mbështetjen e fuqishme të shumicës shoviniste të popullit
rus.
Të djelën, më 03 prill, po në youtube ndoqa
intervistën që Dmitri Gordon i kishte marrë Kryetarit të
Bashkisë së Kievit Vitali Kliçko, i njohur në mbarë
rruzullin tokësor si kampion bote në boks. Në atë
intervistë kryabashkiaku përcolli rrëfimin në vijim:
“Dola nëpër rrugët e qytetit. Diku më ndali një
qytetar dhe më tha të hidhja sytë në drejtim të një pallati

3
të shëmtuar nga bombardimet. Me gishtin tregues nga ai
pallat, më tha se atje e kishte pasur apartamentin e vet dhe
u përlot. U trondita. I thashë se do të interesohem që të
zhvendosej në perëndim, në njërin nga shtetet fqinj. Por ai
reagoi menjëherë: “Jo, në asnjë mënyrë, por më jepni një
armë, zoti kryetar, se do të luftoj dhe do të mbroj vendin
tim”. Ecëm një copë rrugë bashkë. Ç’të shikonim! Anës
rrugës, në trotuare kufoma njerëzish të copëtuara nga
bombardimet dhe qen të braktisur që ushqeheshin me
mishin e atyre kufomave. Por ne nuk do të dorëzohemi,
do të luftojmë deri në fitore se nuk duam të jetojmë në
Bashkimin Sovjetik, nuk duam të jetojmë në perandorinë
ruse që kërkon të rikrijojë Putini”.
Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski, para dy
ditësh, mbajti një fjalim me një thirrje, si çdo mbrëmje në
video, në të cilën u shpreh përsëri me indinjatë për atë që
ndodhi në qytetin Buça, jo larg Kievit, ku barbarët rusë
kishin vrarë dhe varrosur në një varr masiv 300 qytetarë të
pafajshëm Me atë video ai iu drejtua nënave ruse si më
poshtë:
“Në tokën ukrainase u krye një tragjedi me goditje të
përqendruar. Nga vrasës, xhelatë, përdhunues, plaçkitës.
Të cilët e quajnë veten ushtri. Dhe të cilët meritojnë
vetëm vdekjen pas kryerjes së atyre masakrave. Unë dua
që çdo nënë e çdo ushtari rus të shikojë kufomat e
njerëzve të vrarë në Buça, në Irpen, në Gostomel. Ç’qe
ajo që bënë? Pse i vranë? Çfarë pati bërë ai burri që ecte
në rrugë me biçikletë? Cila ishte arsyeja që ata i torturuan

4
deri në vdekje ata njerëz paqësorë në një qytet të
zakonshën paqësor? Cila ishte arsyeja që i mbytnin gratë
pasi u shqyenin vathët nga veshët? Si është e mundur të
përdhunohen gratë dhe të vriten në prani të fëmijëve? Të
tallesh me kufomat e tyre madje pasi ato kishin vdekur?
Pse u shtypën me tanke kufomat e njerëzve? Qyteti
ukrainas Buça mos vallë kishte bërë gjë në Rusinë tuaj? Si
u bë e mundur një gjë e tillë? O nëna ruse! Edhe sikur ju
të kishit rritur plaçkitës, atëherë në ç’mënyrë ata u bënë
xhelatë? Ju nuk mund të mos e dinit se çfarë prehej në
qenien e fëmijëve tuaj. Ju nuk mund të mos e dinit që ata
ishin të zhveshur nga gjithçka njerëzore. Ata kanë kryer
vrasje me vetëdije dhe me kënaqësi. Unë dëshiroj që të
gjithë udhëheqësit e Federatës Ruse ta shikojnë me sytë e
tyre se si zbatohen urdhrat e tyre. Pikërisht urdhra të tillë.
Pikërisht një zbatim të tillë. Dhe përgjegjësinë solidare.
Për këto vrasje, për këto tortura, për këto duar që enden
rrugëve, të këputura nga shpërthimi i bombardimeve. Për
goditjet me plumba pas kokës së njerëzve me duar të
lidhura. Ja kështu do të perceptohet paskëtaj udhëheqja
ruse. Kjo është shëmbëlltyra juaj (Citohet sipas: “O nëna
ruse! Nëse ju keni rritur plaçkitës, atëherë si është e
mundur që ata u bënë dhe xhelatë?”. Fjalimi i ri i
Zelenskit. Faqja e internetit “bbc.com”. 03 prill 2022).
Kur u njoha me përmbajtjen e fjalimit të Presidentit
Vladimir Zelenski për ato krime të përbindshme që
ushtria fashiste ruse po kryen në Ukrainë, menjëherë më
erdhën ndër mend fjalët e shkrimtarit dhe të publicistit të

5
njohur rus Ivan Shmelov (1873-1950), të cilat i pata cituar
në analizën me titull “Natyra shoviniste e popullit rus”, të
botuar para ca ditësh në internet, çka e quaj me vend t’i
citoj edhe këtu. Në librin me titull “Dielli i të vdekurve”,
të botuar për herë të parë në Paris në vitin 1923 dhe të
përkthyer në shumë gjuhë të huaja, ai shkruan:
“Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon
skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e
veta, i do despotët e vet gjakatarë, nuk ka ndjesi për
kurrfarë bukurie, është i pistë fizikisht dhe moralisht,
gjatë qindravjeçarëve jeton në errësirë, në obskurantizëm
dhe nuk ka marrë as mundimin më të vogël për diçka
njerëzore, por ama gjithmonë është i gatshëm t’i
skllavërojë, t’i shtypë të gjithë pa përjashtim, mbarë
botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i
njerëzimit”.
Në nderim të lexuesve, po përcjell në vijim dy
deklarata të dy figurave të njohura në botën ruse, të cilat
kanë qenë të përmendura si kundërshtare të rrepta të
Putinit, si kryenxitës i krimit kundër popujve të tjerë.
Këto figura janë:
Ana Politkovskaja (1958-2006), gazetare, sekretare
shtypi e organit “Novaja gazeta”, personalitet shoqëror,
mbrojtëse e të drejtave të njeriut dhe shkrimtare. Ajo i
pati kushtuar një vëmendje të veçantë konfliktit në
Çeçeni. Ajo shprehet:
“Personalisht nuk dua të jetoj në një superfuqi. Kam
dashur të jetoj mes njerëzve që respektojnë veten, sepse

6
nuk janë të uritur, janë të punësuar. Lufta është shenjë e
barazisë me Putinin, sepse edhe Putini është shenja e
barazisë me luftën. Ai qe zgjedhur president në valën e
konsolidimit të fuqishëm të opinionit shoqëror me
ndihmën e mjeteve të informimit masiv në kohë lufte”
(Citohet sipas: “Ana Politkovskaja në filmin dokumentar
të gazetarit zviceran Erik Bergkraut”. Faqja e internetit
“Arkiv”. 11 nëntor 2009).
Ana Politkovskajan e pushkatuan më 07 tetor 2006,
në ashensorin e pallatit të saj në qendër të Moskës.
Aleksandër Litvinjenko (1962-2006), nënkolonel \i
organeve të sigurimit sovjetik dhe rus.
Ai ka deklaruar:
“Si mysafir te miqtë e mi çeçenë, ndoqa një film
dokumentar dhe pashë se si makina ushtarake ruse i
fshinte nga faqja e dheut qytete dhe fshatra, duke vrarë
me egërsi dhe pa mëshirë gra, pleq dhe fëmijë. Për një orë
e gjysmë isha dëshmitar i krimeve të përbindshme dhe i
vuajtjeve të pabesueshme të atyre që patën fatin të lindin
dhe të jetojnë në këtë botë si njerëz të lirë dhe krenarë. U
duhet dhënë haku prodhuesve të filmit, në të cilin nuk ka
vend kurrfarë propagande, ka vetëm të vërteta. Të vërteta
dhe asgjë tjetër, veç të vërtetave. Dhe kur herën tjetër, nga
ekrani i televizorit po më shikonte një plak i thinjur që
kishte mbetur pa strehë mbi kokë, ose një vogëlush rreth
pesë vjeç, me pamjen e një të rrituri, më erdhi tmerrësisht
turp që jam rus. Madje, duke e ndier veten si të ndotur me
pisllëk kokë e këmbë, doja që, me një leckë larëse, t’ia

7
rrjepja lëkurën vetes, së bashku me përkatësinë
kombëtare, si pjesë e popullit “të madh dhe të fuqishëm”
rus. Duke ndjekur pamje të tmerrshme nga ajo luftë dhe
vuajtjet e njerëzve të pambrojtur, shikoja se si burrat
çeçenë shtrëngonin grushtet në heshtje, gratë çeçene
qanin pa zë, kurse unë doja vetëm një gjë – një dush të
nxehtë dhe të rrjepja, të rrjepja dhe vetëm të rrjepja
gjithçka që e thërrasim me fjalën “rus” dhe që nga qenia
ime të mos vijë më kurrë era e ndotur rusizëm. Vladimir
Bukovski*, në gjykimin e vet për Rusinë dhe rusët, pati
deklaruar: “Putini!? Nuk është rus. Vrasës dhe fundërrina
të tilla nuk kanë kombësi. Rusë janë të tillë, si puna ime,
Saharovi dhe Sollzhenjicini”. Nuk ka dyshim se Vladimir
Bukovski edhe këtë herë ka të drejtë, se njerëz të tillë, si
Putini, vërtet nuk kanë kombësi. Po atëherë si t’ia bëjmë
hallit me 145 milionët e tjerë, pa pëlqimin e heshtur të të
cilëve nuk do të kishte mbi tokë putinë dhe shëmtira e
maskarenj si puna e tij. Dhe cilës kombësi i përkasin këto
miliona krijesash të heshtura dhe të nënshtruara, të cilat,
ende për forcë zakoni, e quajnë veten rusë? Atëherë cila
është lumturia? Lumturi i thonë atëherë kur nuk e fsheh
kombësinë tënde! Lumturi i thonë atëherë kur nuk të vjen
turp për Atdheun tend! Lumturi i thonë atëherë kur nuk të
pështyjnë nga pas vetëm e vetëm se ti je rus!” (Citohet
sipas: Aleksandër Litvinjenko. “Çfarë është lumturia?”.
Faqja e internetit “apocalypse-2012.com”. 08 shkurt
2008).

8
Aleksandër Litvinjenko kishte shumë të drejtë kur
fliste për ato 145 milionë krijesat e heshtura ruse, që
përbënin atë që mund të quhet me plot gojën “delepopull”
rus, i cili vërtet është i heshtur dhe i nënshtruar para
kryekriminelit Putin, por ama, për shkak të brumosjes së
vet me psikologji shoviniste, i gëzohet shpirti kur
Kremlini pushton territore të huaja dhe kryen masakra
banditeske kundër popujve të tyre. Po sikur në Moskë të
qenë grumbulluar në protesta të fuqishme 200 deri në 500
mijë veta dhe të ngrinin zërin me forcë kundër planeve
për pushtimin e Ukrainës, kryekrimineli Putin nuk do të
guxonte të fillonte sulmin kundër saj. Por ai e nisi atë
sulm se ka bindjen e plotë që shumicën dërrmuese të
popullit rus e ka mbështetje të fuqishme.
Pas demaskimit që i bëri politikës shoviniste të
Putinit, Aleksandër Litvinjenko qe pushuar nga puna.
Duke e ndier rrezikun që i kanosej, ai u arratis familjarisht
në Britani, ku iu dha strehim politik. Por shërbimi sekret
rus e bëri punën e vet. E helmoi me polonium-210 dhe ai
ndërroi jetë më 23 nëntor 2006, pikërisht 46 ditë pas
vrasjes së Ana Politkovskajas.
Me përdhunimin e grave ukrainase dhe vrasjen e tyre
në prani të fëmijëve, kriminelët e ushtrisë fashiste ruse në
Ukrainë ndjekin shembullin e pararendësve të tyre në
radhët e ushtrisë sovjetike në vitet e luftës kundër trupave
naziste të Hitlerit. Ushtria sovjetike, gjatë asaj lufte,
shënoi me të vërtetë faqe të lavdishme në betejat kundër
trupave pushtuese gjermane. Por kur ajo ushtri hyri në

9
territorin gjerman dhe sidomos me hyrjen në Berlin,
ushtarët sovjetikë zbuluan faqe botës krejt pisllëkun, krejt
shëmtinë e moralit të tyre të degjeneruar deri në palcë,
duke përdhunuar dy milionë gra dhe vajza gjermane, një
imoralitet banditesk masiv ky, një turp i paparë dhe i
padëgjuar ndonjëherë në historinë e mbarë njerëzimit.
Këtë lloj imoralteti të përbindshëm ushtarët sovjetikë
kishin filluar ta shfaqnin që kur shkelën në vendet e
Evropës Lindore, madje deri edhe në Jugosllavi. Siç dihet,
të njëjtin imoralitet banditesk manifestoi ushtria fashiste
serbe në Dardani në vitet ’90, kur përdhunoi 20 mijë
femra dardane, edhe në prani të fëmijëve të tyre. Prandaj
dukuria e imoralitetit, e shfaqur përmes përdhunimeve
masive, në Evropë ka vetëm “patentë” ruse dhe serbe.
Me sa duket, jo rastësisht, pikërisht kombi serb, i
mëkuar me psikologji shoviniste, shekullin XX e mbylli
me masakra dhe me krime shtazarake kundër kombeve të
tjera në Gadishullin e Ilirisë, duke u bërë mbështetje e
fuqishme e kriminelëve me damkë që kishte në krye. Jo
rastësisht kombi rus, i mëkuar me psikologji shoviniste, i
filloi krimet kundër popullit çeçen në dhjetëvjeçarin e
fundit të shekullit që kaloi dhe i vazhdoi edhe në
dhjetëvjeçarin e parë të këtij shekulli, duke u bërë
mbështetje e fuqishme e kryekriminelit Putin dhe të
bandës rreth tij. Më 18 mars në Moskë u zhvillua një
manifestim me rastin e 8-vjetorit të pushtimit të Krimesë,
në të cilin njerëzit, me flamuj të ngritur lart,
përshëndetnin me entuziazëm kryeshovinistin Putin.

10
Skena të turpshme për një popull të mbarsur deri në fyt
me psikologji të tërbuar shoviniste.
Pas luftës së dytë botërore, në kontinentin evropian
vetëm kombi rus dhe vetëm kombi serb janë bërë
mbështetje e fuqishme e kastave të tyre kriminale në
pushtet për kryerjen e krimeve më të rënda kundër
popujve fqinj.
I rendita këto fakte për të theksuar edhe diçka se mes
shqiptarëve mund të ketë edhe nga ata, që, për turpin e
tyre, për faqen e tyre të zezë, mund të jenë radhitur
përkrah fashizmit gjakatar rus dhe kundër popullit
ukrainas, duke e akuzuar këtë, sipas propagandës
shpifografike fashiste ruse, për nazizëm në qëndrimin
ndaj kombësive të tjera. Nëse ka shqiptarë të tillë, kjo do
të thotë se ata kanë kryer një akt të lartë tradhtie ndaj
kombit shqiptar, armiku tradicional i të cilit ka qenë dhe

vazhdon të mbetet serbosllavizmi dhe rusosllavizmi.

*Vladimir Bukovski (1942-2019) ka qenë jurist
sovjetik, britanik dhe rus, shkrimtar, publicist dhe
personalitet shoqëror, njëri nga themeluesit e lëvizjes
disidente në Bashkimin Sovjetik. Ai pati bërë emër në
Perëdim sepse pati bërë publike praktikën e psikiatrisë
ndëshkuese në Bashkimin Sovjetik. Nëpër burgje dhe në
“kurimin” e detyrueshëm pati kaluar 12 vjet. Në vitin
1976, autoritetet sovjetike e këmbyen me udhëheqësin e
komunistëve kilianë Luis Korvalana, kështu që ai u

11
vendos me banim në Kembrixh. Në vitin 2014, ministria e
jashtme ruse ia mohoi shtetësinë.
Feniks, Arizona
05 prill 2022