Rast: Çmimi i lidhur me Kongresin e Alfabetit

– Opinion nga Reshat Nexhipi


Rast: Çmimi i lidhur me Kongresin e Alfabetit

Reshat Nexhipi: Pse refuzova kandidimin eventual të çmimit në fjalë të këti viti dhe kujt i takonte çmimi i vitit të parë?
Para do kohe, më morri në telefon një ish studenti tim dhe më informoi se lidhur me çmimin e këtij viti, përmendej edhe emri tim. ,, Asesi ,, i thashë dhe ,, telegrafisht ,, i tregova tre arsyet
për refuzimin, të cilat s’janë modeste, por rasti e kërkon mos i anashkaloj.


E para. Vi nga familje balliste, kurse lista fillestare e çmimeve ka tipare komuniste, gligoroviste, Hamzakastriotiste dhe antidemaçiste. Nuk besoj që të ndjehen rehat dy shkupjanët dhe
dy struganët, në një listë të tillë të kontiminuar me Covid-19, në të cilën ka të katapultuar njerëz që nuk janë të denjë për aty. Tango nuk bëhet me çfarëdo njeri.


E dyta. Si mund të pajtohem me një çmim të një shteti i cili na ka konfiskuar mallin dhe shtëpinë në Prespë, na ka internuar, na ka djegur shtëpinë në Manastir, etj. Rasti e kërkon të them
se unë kam fituar disa shpërblime por, të gjitha nga institucione puro-shqiptare, siç janë ,, Historiani i vitit ‘’ nga Tirana, Medalje nga Presidenti i Kosovës, çmim Kombëtar nga
Shoqata për Kulturë dhe Art- Tradita Tetovë, etj. Jam kandiduar dhe kam refuzuar Kandidaturën për anëtar i Akademisë të Shkencave të Maqedonisë për shkak se e quaj për institucion
antishqiptar.


E treta. Falë lidhjeve fisnore të familjes tonë me Shahin Kolonjën- dhëndrin e Naim Frashërit, im at dhe xhaxha tim, morrën pjesë në çetën e Mitat Frashërit, Kryetar i Ballit Kombëtar,
kurse në v. 1908, kryetar i Kongresit të Manastirit. Sikur emri tim të vendosej në listën e çmimeve, të lartpërmendurit kushedi sa herë do rrotullohen në varr. Përndryshe, Mitat Frashëri
ishte nip i Naimit, bilbilit të gjuhës shqipe dhe djali i Abdylit, ideologu i Lidhjes të Priztenit.
Të kalojmë tani tek pyetja:


Kujt i takonte çmimi i parë dhe pse ?
Pa asnjë dyshim, i takonte kryesisë të Degës (në tërësi,jo individualisht) të partisë të parë shqiptare në Maqedoni PPD-së, në Manastir. Dega u krijua në shtëpinë tonë sepse kryetarin e
partisë z. Nevzat Halilin dhe disa anëtarë të kryesisë në Manastir, për shkaqe që kuptohen nuk kishte guxim ti pranojë në shtëpi asnjë shqiptar, duke shpikur arsye të ndryshme dhe duke i
drejtuar tek autori i këtij shkrimi. Ashtu edhe ndodhi.
Kisha dëgjuar për kryetarin, por nuk njiheshim. Megjithatë, mikpritjen shqipëtare nuk e tradhëtova, i pranova dhe u pajtova që në shtëpinë tonë të themelohet dega e këtij qyteti kurse
mua më caktuan për kryetar, megjithëse karierizmin nuk e preferoj fare, por siç thotë populli ,,nga frika iket, nga turpi jo’’. Në mungesë të lokalit, seli e zyrës të degës disa muaj me rradhë
ishte në shtëpinë tonë.
Pothuajse çdo natë organizonim takime me kryesinë, kurse policia para shtëpisë përcillte kush hyn e kush del. Në shtëpinë tonë u sollën vendimet për themelimin e SHKA ,,Bashkimi’’,
emër simbolik i klubit 1908 i cili organizoi Kongresin e Alfabetit. Inicuam punën e radios të parë private në gjuhën shqipe në Maqedoni, Festivalin ,, zëri i Alfabetit,, etj. Pas disa muaj, me
sakrifica të mëdha, për të parën herë hymë në objektin e kongresit dhe aty e spostuam selinë e degës.
Çdo natë, nga disa orë, anëtarët e kryesisë e mbronin objektin nga sulmet e huliganëve të cilëve objekti dhe kreyesia jonë ju ishte halë në sy. Lokalin e furnizuam me mobilje të
nevojshme, një pjesë e të cilave, sot i shërbejnë Muzeut të Alfabetit, i cili pyetje është, a do krijohej dot pa kontributin e kryesisë të degës tonë. Fatkeqesisht, të gjitha këto i morri lumi i
Dragorit cili shkon aty pranë. Pra, u harruan të gjitha këto kontribute dhe shpërblimet ndahen sipas Jaranisë në bazë të manipulimeve të turpshme, nepotike, etj.

Disa shënime të tjera lidhur me çështjen e çmimit
Shënimet janë nxjerrë nga një shkrim i publikuar në këtë portal në 07.04.2013. Ja vetëm disa prej tyre, të vlerësuara nga i ndjeri z. Lushaj dhe z. Elvi Sildheri.
Bitolski vesnik (gazeta e Manastirit), 29 Janar 1992, shkruan: ,, Rruga Eduard Kardel ’’, të zavendësohet me Reshat Nexhipi, sepse, derisa ai në heshtje vepronte për sllovenët, profesori
këtë punë e bën për shqiptarët. ,,
Flaka, 30 gush, 1994:
,, Gjatë 4 viteve pluraliste, aktivitetet e prof.dr. Reshat Nexhipit rringjallën Manastirin nga të “vdekurit”. Me inicijativën e tij u themelua SHKASh “Bashkimi, , e cila ngriti moralin kombëtar
në mesin e shqiptarëve të këtij qyteti.
,,Flaka,, 5 shkurt, 2003 : ,, Ky zotëri, kahmoti i është rrekur me përkushtim çështjes kombëtare, pa hamendje dhe droje për pasojat eventuale që bartin rrezik të shumëfishtë për interesin e
tij personal… Dorën në zemër, rrallë kush bën sakrifica të tilla … z. Reshat Nexhipi ka fuqi intelektuale, profesionale dhe mbi të gjitha patriotike që ta sqarojë dhe ta tërheqë vërejtjen që të
mos bëhen gabime strategjike në dëm të popullit të shumëvuajtur shqiptar … Ka nevojë që shumëçka të mësohet nga mesazhet universale të z. Reshat Nexhipit për mirëqenien e njeriut
në trojet e veta.
Mendimet e këtij studiuesi duhet të kenë konsideratë, veçanërisht nga përfaqësuesit tanë politik (pa ngjyra politike) në vendimarrjet me peshë strategjike për kombin tonë … i vetëdishëm
që kontributi i z. Reshat Nexhipit meriton një analizë dhe qasje më të thuket, por le të jetë ky shkrim je apel : Patriotet t’i respektojmë edhe sa janë gjallë ! ,,
Disa pjesë nga Dosja e Udbës komuniste të Manastirit
Kjo dosje është kurdisur nga udbashë, midis të cilëve edhe 2 ,,vezirë’’ nga Prespa, të cilët si vasalë të yqymetit, kanë fituar bakshishe të majme, tituj, shpërblime, etj., kurse viktima e tyre,
ka refuzuar bakshishe të tilla, prandaj ka mbetur me fytyrë të pastër si lotët e syrit. Nga shteti maqedonas, përveç atyre që apostrofova, kam ,, fituar’’ edhe ,, shpërblimet në vijim ‘’.
Me dokumentin nr.445-360, të datës 28. 06.1979, sillet vendimi për bastisje sekrete të shtëpisë së profesorit, gjë që, sipas mungesës të disa librave dhe doktoraurës, së tij, është
realizuar, pa praninë e asnjë anëtarit të familjes.
Në dokumentin nr.546, të 12.07.1990, thuhet: ,, Reshat Nexhipi është nacionalist i cili në Manastir, Prespë dhe më gjerë, përhap veprimtari iredentiste,, .
Në dokumentin nr.172, të 23.05.1991: ,, Babaj dhe xhaxhaj i Reshat Nexhipit, ishin pjesëmarrës aktivë në bandat balliste, kurse babaj i tij në Gjermani ishte anëtar i Organizatës
Ekstreme , , 4000 Shqiptarë, , (që planifikonin rrëzimin e regjimit komunist-I.V.)
Në dokumentin nr. 78, të 20.061991, sillet vendim për përgjimin e telefonit të profesorit, me pretekst se ai, citoj ,,ka një rrjetë të separatistësh në Kosovë dhe përjashta vendit, kështu që
përmes telefonit, mund të zbulojmë shumë momente nga veprimtaria e tij separatiste,, .12/1/21, 8:51 PM Yahoo Mail – Opinion nga Reshat Nexhipi

Në dokumentin nr. 292, të 21.11.1991: ,, Reshat Nexhipi është organizatori për themelimin e SHKSHA ,,Bashkimi’’ në Manastir dhe se duhet përcjellë puna e tij në atë shoqëri.
Në dokumentin nr.1083, të 16.11.1993:, , Reshat Nexhipi lot rolin kryesor në regjionin e Manastirit në drejtim të shkatërimit me forcë të rendit kushtetues të Maqedonisë, duke dhënë
instrukcione, mendime, konstatime, etj. në funkcion të planeve të veta antiqeveritare,, .
Në dokumentin nr.628, të 29.11.1995, sillet propozim që, citoj ,,Reshat Nexhipi të thirret në bisedë informative, për shkak se është iniciator për hapjen e gjimnazit shqip në
Manastir, për themelimin e Degës së parë njënacionale të PPD-së në Manastir, për organizimin e referendumit për autonomi territoriale, politike dhe kulturore, përkrahës i pakompromis i
themelimit të Universitetit të Tetovës, etj