Propozim i duhur i S. Kapitit për V. Osmanin si Presidente e Kosovës

Propozim i duhur i S. Kapitit   për  V. Osmanin si Presidente e  Kosovës

Nga Av. Ilir Malindi, Durrës

Meqenëse procesi i kualicionit LVV-LDK po mbahet peng i postit të Presidentit, edhe unë Ilir Malindi mendoj ashtu si edhe intelektualë, shkrimtarë e opinonistë të tjerë që Vjosa Osmani e meriton postin  e Presidentit të Kosovës.

I pari që e ka bërë propozimin që Vjosa Osmani të jetë Presidente e Kosovës, këtë  e ka propozuar te “Filolet” me dt. 11 Tetor 2019, shkrimtari, historiani, publicisti, politologu, juristi dhe opinionisti i njohur nga Durrësi, bashkëqytetari im  Skënder KAPITI në shkrimin e tij me titull :”Vjosës,  verdikti i 6 Tetorit   ia dha asaj   mandatin e Presidentes  së Kosovës”.  Unë duke e ndjekur politikën në Kosovë dhe zvarritjen e procesit të formimit të kualicionit qeverisës LVV-LDK për shkakun e panevojshëm dhe artificial për postin e  Presidentit të Kosovës, dhe si një admirues i Presidentit historik Ibrahim Rugova, jam plotësisht dakord me propozimin e z. Skënder KAPITI , i cili  me largëpamësi, duke argumentuar me objektivitet dhe me intuitë ka propozuar sapo doli  rezultati i zgjedhjeve në Kosovë që, Vjosa Osmani duhet të jetë Presidente e Kosovës, si kandidatura më e duhur dhe më e merituar aktualisht në Kosovë për postin e Lartë të Kryetarit të Shtetit.

Më poshtë , ja shkrimi i Skënder KAPITIT  dt. 10 Tetor  2019 me titull:

“Vjosës,  verdikti i 6 Tetorit   ia dha asaj   mandatin e Presidentes  së Kosovës”

Nga Skënder Sadri KAPITI

Rezultat  i zgjedhjeve të 6 Tetorit  2019 me një diferencë kaq të vogël votash, dhe si i tillë edhe  nuk e përjashton edhe mundësinë që Vjosa Osmani të jetë kryeministre, dhe Presidenti nga VETËVENDOSJA  ,dhe nëse jo, atëhere Vjosa është kandidatja NR 1 nga LDK-ja dhe më e merituara edhe publikisht e kombetarisht , edhe moralisht e  politikisht dhe potencialisht, si  edhe intelektualisht  e patriotikisht si personaliteti më se i merituar dhe më i  duhur  që ajo të jetë  Presidente e Kosovës, e cila është  pakrahasueshmërisht më meritore nga të tjerët, dhe që dallon dhe e ndan nga Presidenti i sotëm Thaçi  një  distancë  me vite dritë largësi.

Ky i fundit  duhet që të shkarkohet nga posti i Presidentit për të gjitha ato  veprime kundërkostitucionale të tij të cilat  tashmë i dinë të gjithë shqiptarët,e madje edhe ndërkombëtarët  dhe përveç shumë të tjerash , sidomos  për Marrëveshjen  për ndarjen e Kosovës e cila po të ishte zbatuar  do të kishte qenë me pasoja shumë të rënda  deri dhe shkatërimtare  për  shtetin e Kosovës.

Ndëshkimin dhe largimin e Thaçit si President, tashmë  parlamentit të Kosovës ia ka deleguar vota ,referendumi popullor i 6 Tetorit, referendum i cili nuk ndëshkoi vetëm Thaçin  dhe PDK-ne por edhe të gjitha ato parti politike që iu bindën atij dhe formuan kualicionin keqqeverisës PAN. Votuesi inteligjent kosovar për këto arësye ndëshkoi po ashper edhe AAK -në , edhe Nisma-n , pse ato ishin pjesë qeverisëse me PDK-në e Presidentit, ashtu sikurse edhe në zgjedhjet e mëparshme të 11 Qershorit 2017 , vota popullore ndëshkoi edhe LDK-në , pse ajo atëhere ka qeverisur  në kualicion me  PDK, dhe pse LDK e pati votuar Thaçin  President.

Duke parë rolin që duhet të luajë Presidenti,  atë të përfaqësimit të Shtetit, të unitetit kombëtar  dhe të mbikqyrjes së funsksionimit të mekanizmave kushtetuese ,prat e rolit  të garantit të Kushtetutës, me Vjosën Presidente, me siguri që ajo është më e përkushtueshmja, më e përgjegjshmja para popullit , shtetit, dhe Kushtetutës. Dhe me Vjosëm patjetër që do të bëhet edhe reformimi i institucionit të Presidentit që është dhe i shërben edhe kthimit të  besimit  publik te institucioni i përfaqësuesit të shtetit, të unitetit kombëtar dhe të garantit të kushtetutës.

Personaliteti, si i Kryeministrit ashtu edhe i Presidentit të Shtetit kanë  rëndësinë dhe rolin parësor dhe kryesor edhe në dhënien e paraqitjen e imazhit, të besueshmërisë , të   prestigjit dhe të autoritetit të shtetit në arenen ndërkombëtare, pra edhe  në funksion dhe në shërbim të integrimit të Kosovës në BE.

Durrës, 11 Tetor 2019. Botuar te “Filolet”