Pritje…

Poezi nga Xhevahir Cirongu

Pritje…

Vesa e mëngjesit sumbull mbi gjethen kish’ rënë,

dhe retë e vjeshtës përpëliten lart në qiell,

edhe gjumi vjeshtak ngjyrën e gjetheve kishte marrë

jashtë dëgjohej vetëm një zë zogu duke qarë.

Vrapova pas një gjethe që ecte në asfalt,

se kapa dot, ajo rendi pas një rrote të një fjati,

e çuditshme qenka vërtetë kjo botë e mistershme

 edhe gjethet e pemëve  me mall zemre i digjte fati.

U ula sërish atje përbri si zakonisht  te një lokal

në pritje mes zhurmës  atje  të një shkaku,

vërtetë nuk vonoj shumë sërish  aty ai  erdhi

bashkë me ngjyrat e gjetheve të vjeshtës më buzëqeshi.

             Durrës 24 nëntor 2021

Lini një Përgjigje