Poezi nga Xhevahir Cirongu

Poezi

nga Xhevahir Cirongu

VJESHTA NË DEGËT E SHEGËS

   Era lozanjare  seç frynet

këto ditë të para tetori,

këmbëkryq ulur edhe dielli

mbi degët e asaj shege.

Të përgjumura ishin edhe retë

në qiellin e përflakur vjeshtak,

gjymtyrët e pemëve kërrusur

nga frutat  rënkonin sigurisht  kishin  hak.

Edhe unë pa dashur zgjata dorën aty

nga degët këputa disa kokrra shegë,

‘’Piktori’’ natyrë u kushte veshur ngjyra

edhe shpirti im u ‘’puth’’ aty në degë.

Me ju o shpresa vetëtima tetori

me pika lotngjyrash të gjitha ditët stolisur,

si gjinjtë e varura të bukurave vajzave

frutat  në degët e shegës ishin skalitur.

          Durrës,13 tetor 2021