Poezi nga Xhevahir Cirongu
ÇADRA
Sa shumë shi që po bie
në këto ditë shkurti gri,
edhe vala e detit qante
sigurisht, një çadër të kishte çati.
I vesha këpucët si me ndrojtje,
dhe shallin me via hedhur pas qafe
kjo ditë dimri me shi shkurti
ne bardhësi llohe bore na përshëndeti.
Sa çudi këto ditët e muajit shkurt,
me pandemi ogurzezë veshur mbi supe,
saqë edhe diellit ja mbylli syrin me re,
dhe me maska ecin rrugëve si me nge.
Ky shi i ftohtë i muajit shkurt
s’paska ndërmend që të pushojë,
saqë edhe shpirtin na i ftoj si akull
vetëm çadrat na lë mbi kokë të lundrojnë.
Durrës, dt 11 shkurt 2021