PERMISIVITETI (TOLERANCA E MOSPËRGJEGJËSISË PENALE) E VEPRAVE PENALE TË MUNDSHME GJATË LUFTËS SË KOSOVËS (01.01.1998-12.6.1999)

MUSLI SHABANI, shkruan:

PERMISIVITETI (TOLERANCA E MOSPËRGJEGJËSISË PENALE) E VEPRAVE

PENALE TË MUNDSHME GJATË LUFTËS SË KOSOVËS (01.01.1998-12.6.1999)

nën kushtet dhe rrethanat e kryera nga:

Vetëmbrojtja (mbrojtja e nevojshme) si mbrojtje ligjore  dhe  mbrojtja ekstreme si mbrojtje e lejuar ligjore

Çdo institut juridik në të drejtën e përgjithshme, së këtejmi, edhe në të drejtën penale (pra, edhe në të drejtën ndërkombëtare penalo-juridike) e drejta në vetëmbrojtje, si e drejtë themelore ekzistenciale e qenjës njerëzore, njeriut si dhe mbrojtja ekstreme e vehtes së tijë si individ dhe grupit përkatës, si kolektivitet, paraqesin rastet e njohura të përjashtimit ligjor të çfarëdo përgjegjësie eventuale juridke penale gjatë kryerjes, bashkëpunimit dhe ekzekutimit (konsumimit juridiko-penal) të çfarëdo vepreje penale juridiko-ligjore (dmth. të i caktohet dënimi sanksionues gjegjës, gjë që në kushte normale, të gjendjes jashtëlufte a statusit tjetër jo gjendje e jashtëzakonshme, do të caktohej dënimi përkatës konform konsumimit të caktuar të veprës së caktuar penale konkrete, për çdo rast konkret) qoftë të parapara me akte (ligje dhe Kode penale) të brendshme shtetërore, poashtu edhe me akte tjera përfundimtare ( të ratifikuara) ndërkombëtare, të paraparë me Kodin Penal Ndërkombëtar (KPN).

I kësaj natyre, është dhe padyshim paraqet çdo rast i mundshëm (prezumemt, presumtio) i kryerjes së veprave të mundshme penale ndërkombëtare, si vrasje, plagosje, rrahje e keqtrajtim, zënie rob, „ndalime të paligjshme“ (si masë sigurie për mbrojtje dhe vetëmbrojtje) si dhe raste tjera ekspozive të dhunës ‚jashtëligjore‘, ku si akter (kryes) kryesor nga pala kundërshtare ( fjala është: nga Serbia dhe organet shtetërore serbe si akuzatore) i paraqesin pjesëtarët e komunitetit shqipëtar të Kosovës, qoftë të uniformuar me emblemën e UÇK -së, qoftë si civil mbrojtës (të quajtur ndryshe edhe si: „sulmues në vetëmbrojtje“, nga që ishin në mbrojtje ligjore të vendit të tyre, shtëpisë, familjes dhe kolektivitetit kompakt të tyre) në çdo padi dhe akuzë eventuale para gjykatave vendore në Kosovë dhe Serbi, poashtu edhe para Gjykatës (ad hoc) Speciale me Dhoma të Ndara, të veçanta me seli në Hagë (den Hage), paraprakisht veças cilido prokuror (ndërkombëtar a vendor) duhet interferuar rastit dhe ekzaminimit detaj të ekzistimit të kushteve dhe rrethanave nga e drejta (e kryesit eventual të mundshëm të VPN) nga gjendja dhe situata e vetëmbrojtjes dhe mbrojtjes ekstreme eventuale individuale apo kolektive, patjetër, para se të ngris padi eventuale penale ndaj personit të caktuar ose pjesëtarit të caktuar të ndonjë organizmi kolektiv të mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes së caktuar, në rastin e Luftës së Kosovës (1998/1999) ndaj pjesëtarëve, njëanshmërisht dhe vetëm njënacional shqipëtarve të Kosovës, tanimë të proceduara para GJS penale me seli në Hagë, ndaj individëve të caktuar me emër e mbiemër, të cilët nga shkeljet formalo-juridike të aktit mbi procedimin e lejuar të një padie penale (në këtë rast, ndërkombëtare) dhe shkeljeve esenciale, në kuptim të asaj çka u tha më sipër lidhur me mosekzaminimin e derisotëm paraprak të ekzistimit të faktit dhe aktit nga mbrojtja ligjore, e paraparë si vetëmbrojtje e nevojshme dhe mbrojtje e lejuar ligjore ekstreme, në lidhje me rastet që tani gjenden në fazën e parë procedurale të deklarimit mbi fajësinë, përkatësisht, mohimin e asajë fajësie që u vihet në barrë si të akuzuar të mundshëm dhe kryes të mundshëm, konsumues të veprave të caktuara penale (ndërkombëtare) shtojmë se, në kuptim të paragrafëve të caktuara pos ligjit mbi procedurën penale edhe në bazë Rregullores së Punës së GJS me Dhoma të Ndara në Hagë, të pandehurit duhet liruar ngutësisht si të lirë dhe të mbrojtur në liri deri në sqarimin e plotë të prezumimeve plotësuese mbi ekzistimin apo mosekzistimin e kushteve dhe rrethanave që i referohen të drejtës themelore (njerëzore individuale e kolektive) të mbrojtjes së nevojshme ligjore ose mbrojtjes së lejuar ekstreme ligjore.

Por, ç’është dhe ç’paraqet instituti juridik i vetëmbrojtjes dhe mbrojtjes ekstreme në të drejtën e përgjithshme penale dhe në atë proceduralo-juridike penale?

Kodi Penal i Kosovës (sot) por edhe ai i dikurshme i RSFJ, RS dhe i ish KSAK në nenet e tyre përkatëse kanë kryesisht këtë formulim juridik: për të parin institut, si „ vetëmbrojtje“: …ku kryesi(i mundshëm) i veprës penale konkrete ndërrmer masa përkatëse konkrete që në kushte normale, dmth. po të mos ekzistonin rastet dhe rrethanat që do t‘ i numërojm në decidiv më tej, do të paraqiste vepër „të pastër“ të konsumuar penale (vepër lakuriq penale) për të cilën,rëndom do të ndëshkohej me dënim adekuat sanksional penalo-juridik, kuptohet sipas natyrës dhe peshës së caktuar të penalitetit, po të mos ishin në relevance (në pyetje shqyrtuese) njërat nga rrethanat, në më sa vijon:

  1. rasti i mbrojtjes direkte integritetit fizik dhe shpirtëror (psiqik), shtojmë: vetanak dhe kolektiv (klanit, fisit, familjes, kombit dhe shoqërisë së caktuar, f.v. në rast lufte dhe konfliktit të drejtëpërdrejtë nga lufta, në rastin e dhënë, nga Lufta e drejtë e UÇK karshi armikut sulmues shumë të egër dhe mizor në krime, gjatë periudhës 01.01.1998 -12.6.1999, brenda territorit të Kosovës ( jo jashtë këtij territori,pra);
  2. për mbrojtjen e lirisë dhe jetës civile (individuale dhe  asajë të përgjithshme kolektive, e kuptuar si liri e lëvizjes, vetë ekzistencës si jetë njerzore,( kjo e drejtë gjatë periudhës kohore 1998/99 për komunitetin serb dhe tjerë joshqiptare në Kosovë nuk ka qenë e kufizuar dhe e cunguar në fakt) edhe në rrethana lufte, pra si civil dhe të organizuar në mbrojtje të atëdheut legjitim të Kosovës, për shqipëtarët;
  3. për mbrojtjen e pronës (private dhe shoqërore) madje edhe në kohë lufte dhe çdo konflikti tjetër të armatosur;
  4. për mbrojtjen e familjes dhe nderit familjar ( kujtoi, në çdo situatë dhe rrethanor në kohë paqeje shoqërore, madje si të  tiltë, veças në rrethana dhe kohë lufte, kur dihet botërisht me të dhëna statistikore se gjatë periudhës së luftës së Kosovës forcat serbe, pjestarët e tyre kanë dhunuar mbi 18.000 femra shqipëtare si viktima dhune)! E drejta e cituar nën d) komunitetit shqipëtar ligjërisht (decidivisht për çdo rast  „shfrytëzimi“ të kësaj të drejte,vetëm për periudhën 1998 e deri më 12.6.99) duhet definuar me konkluzione paraprake gjyqësore ad hoc se i takonte në plotëni, nga që kishim të bënim me një situatë lufteje, që nga njëra anë, të pabarabartë mes forcave ndërluftuese, pothuajse me raport 1:10, kur dihej botërisht se Serbia u ishte sulur shqipëtarëve me sulme shkatërruese:

d1)jo vetëm kundër formacionit të organizuar (nga nevoja e mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes kolektive) ushtarak UÇK, e cila ishte vetëm në vigjilje të organizimit dhe formimit të sajë ushtarak, pa përkrahje nga jashtë. Krahaso teknikën ushtarake që asokohe dispononte dhe pati dislokuar gadi ¼ e forcës ushtarake të sajë me përvojë 60 vjeçare ushtarako-luftarake tërë kontigjentin e sajë luftarak, duke përfshirë edhe rrjeshtimet e saja plotësuese paramilitare, si ato të ultranacionalistit Sheshel dhe  formacionet paramilitare të kriminelit të dëshmuar të luftës edhe në Bosnje, „tigrat e zinjë“ të Arkanit, duke filluar prej këmbësorisë së thjeshtë e deri tek avionët bombardues të tipit Mig;

d2) por edhe kundër vetë popullatës shqipëtare, me plane dhe metoda nga më të vrazhdtat e dhunës dhe presionit tjetër të ushtruar ndaj civilëve shqipëtar me qëllim dëbimi i kësaj popullsie jashtë territorit të Kosovës, e kursesi mbrojtja dhe strehimi i popullatës në fjalë nga vendluftimet mes dy forcave (atyre sulmuese serbe dhe mbrojtëse dhe të vetëmbrojtjes shqipëtare) me qëllim dëbimi sa më masiv të kësaj popullsie që njihej ndryshe si ‚spastrim etnik dhe demografik‘ të territorit të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe Luginën e Preshevës. Shtojmë këtu faktin se, forcat ushtarake dhe policore serbe merrnin në mbrojtje dhe evakuim ose strehim të sigurt nga çdo sulm eventual aviativ i NATO-s (pas 24.3.1999 e deri më 12.6.1999) dhe të pjesëtarëve (të paevidentuar zyrtarisht në asnjë dokument serb a ndërkombëtar deri tani) të formacionit ushtarak UÇK, vetëm komunitetin serb, malazez e aty-këtu edhe shumë pak tjetër pjesëtar joserb, kurse në rastin tjetër atë shqipëtar jo vetëm nuk e merrnin në mbrojtje nga sulmet eventuale luftarake dhe rreziqet tjera të mundshme për jetën e civilëve shqipëtar, për të i strehuar diku në vende të sigurta në Serbi ose në Mal të Zi, por bënin krejtësisht të kundërtën, dhunonin, plaqkisnin dhe dëbonin masovikisht kryesisht në dy drejtime jashtë territorit të Kosovës, në Shqipëri dhe në ish RJ të Maqedonisë!

Këto fakte dhe rrethana jo vetëm se janë të mjaftueshme që shkojnë në drejtim të përjashtimit të çfarëdo përgjegjësisë eventuale penale (të brendshme shtetërore të Kosovës dhe të Serbisë së asaj periudhe kohore, pra 01.01.1998 e deri më 12.6.1999) por edhe ndërkombëtare eventuale penale që mund t’i vihen në barrë ndonjë pjesëtari opo arganizmi tjetër ushtarako-civil mbrojtës dhe atijë vetëmbrojtës shqipëtar sa që çdo prokuror i GJykatës (aktuale) Speciale me Dhoma të Veçanta me seli në Hagë, duhet urgjentisht që konform ekzistimit të  prezumcioneve paraprake penalo-juridike të mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes si dhe mbrojtjes ekstreme gjatë kësaj periudhë kohore të cekur më lartë të përjashtohet çdo përgjegjësi penale eventuale  që u vihet në barrë të akuzës mbi pjesëtarët e komunitetit shqipëtar. Kjo e gjitha si konstancë relevante juridiko-penale sui generis, që vlenë vetëm për pjesëtarët e komunitetit shqipëtar dhe vetëm për periudhën 1998/1999.

Duhet shtuar se, për këso kualifikimi kohor përjashtues sui generis si rregullë dhe dispozitë ad hoc rasti në të drejtën penale ndërkombëtare deri tani, kujtoi nuk ka patur, por që „ligjvënsit ad hoc“ të Rregullores në formë dhe fuqi ligji të Gjykatës Speciale të Hagës për Kosovën, duhet  patjetër bashkë me këshillin e prokurorëve të kësaj Gjykatës të bien dakord mbi nxjerrjen urgjente të një akti plotësues „nënligjor“ që shkon në mbulesë të asajë kohe dhe relevanceje kohore të përjashtimit apo ekzistimit të prezumimit faktik prezumtiv te të gjitha rastet eventuale të konsumimit të veprave penale me peshë ndërkombëtare a vendore të Kosovës.

Por ja që edhe nëse sipas Rregullativit të veçantë, Rregullores së punës dhe „Ligjit lex specialis mbi punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë“ dhe „sistemit gjyqësor ad hoc penal për rastin e Dhomave të Ndara për Kosovën në Hagë“ që aktualisht nga Prokuroria Ndërkombëtare Penale dhe prokurorët atje, e që në disa raste, edhe kanë ngritur aktakuza ndaj kryesve të caktuar të mundshëm prezumiv si ish pjesëtar të formacioneve ushtarake të organizuar në Luftën për çlirim kombëtar (nën emblemën UÇK) dhe për të mbrojtur popullatën e tyre si entitet përkatësie të tyre, nga një agresor okupues dhe i egër si për nga fuqia (raporti ndërluftues 1:10 i forcave ushtarake) poashtu edhe për nga vrazhdësia dhe sjellja krejtësisht asimetrike si në rastet e njëjta edhe me luftën e parë (në Kroaci 1991-93) dhe atë të dytë në BeH (1993-1995) e në këtë të Kosovës (1999) shumë e më tepër që tejkalon çdo normë të luftërave, të parapara me Konventat Ndërkombëtare të sjelljes luftarake të njohura prej historisë më të re, si në Ruandë, Somali a gjetkë(!), por që rregullat e përgjithëshme të çfardo Kodi penal, si kombëtar poashtu edhe të posaçëm ndërkombëtar, me këtë rast nuk mund t’i anashkalojnë institutet juridike të mbrojtjes së nevojshme dhe nevojës ekstreme assesi, bile në rastin e Luftës së Kosovës, kur i tërë opinioni botëror liridashës ishte në anën e TË DREJTËS SË KOSOVËS DHE POPULLATËS SË SAJË SHUMICË, NË VETËMBROJTJE INDIVIDUALE DHE ASAJË KOLEKTIVE NGA FORMAT GJENOCIDALE TË NJË SHTETI SA BARBAR, PO AQË EDHE ANTINDËRKOMBËTAR!, edhe me Kodet penale të dikurshme të ish RSFJ, të Serbisë dhe Kosovës, por edhe tani atijë më të ri të Republikës së Kosovës, rastet e mbrojtjes së nevojshme (vetëmbrojtjes individuale dhe kolektive) dhe mbrojtjes së lejuar ligjore, si mbrojtje ekstreme, me këtë rast, po citojm vetëm dy nene nga legjislacioni penal i Kosovës, të cilat i referohen rregullativës së përgjithshme, në më sa vijon:

Kodi Penal i Kosovës, Nr.2/14,  Janar 2019 (neni 12 dhe 13) dëfton që: 1. Vepra e kryer nën kushtet e nevojës ekstreme nuk është vepër penale; 2.).Mbrojtja e nevojshme është mbrojtja e cila është e domosdoshme për të zmbrapsur sulmin e kundërligjshëm, real dhe atëçastshëm ndaj vehtes ose personit tjetër (t.z. pjesëtarit të grupit) me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me shkallën e rrezikut që paraqet sulmi (t.z. se kryesit e mundshëm të veprave permisive penale ndërkombëtare, siqë pretendohet me të akuzuarit shqipëtar, ish pjesëtar të UÇK, tani aktualisht si të paraburgosur në Hagë, ata plotësisht, mund të lirohen nga çdo dënim eventual); Sakaq,(4) Kryesi i cili tejkalon kufinjtë e mbrojtjes së nevojshme mund të dënohet më lehtë.  Porse, nëse kryesi prezumiv (me këtë rast) i tejkalon kufinjtë për shkak të tronditjes së fortë apo frikës së shkaktuar nga sulmi, ai mund të lirohet nga dënimi.(lexo: shkaktimi i frikës së tejskajshme tek popullata mbarë shqipëtare nga vrasjet makabër, dëbimet masive dhe dhunimet sistematike të forcave ushtarako policore dhe paramilitare serbe të përditshme  gjatë tërë periudhës së luftës ‘98/’99 ndaj pjesëtarëve të komunitetit shqipëtar, po aty: neni 12, parag.4).

Vepra e kryer në kushtet e nevojës ekstreme nuk është vepër penale(1); Nevoja ekstreme ekziston nëse personi e kryen veprën penale për të zmbrapsur prej vehtes ose tjetrit rrezikun e atëçastshëm e të paprovokuar, i cili nuk mund të evitohet në mënyrë tjetër, me kusht që e keqja e shkaktuar të mos jetë më e madhe se e keqja e kanosur(2) Nevoja ekstreme paraqitet nëse personi veprën penale e kryen për të zmbrapsur prej vehtes ose tjetrit (v.i. nis nga interpretimi autentik, kjo kupton edhe grupit apo përkatësisë grupore, nacionalitetit ose grupit si kolektivitet grupor, në rastin e Luftës së Kosovës, të nacionalitetit shqipëtar) rrezikun e atëçastshëm e të paprovokuar, i cili nuk mund të evitohet në mënyrë tjetër, me kusht që e keqja e shkaktuar të mos jetë më e madhe se e keqja që është kanosur. (këtu: krahaso viktimat shqipëtare mbi 13.000, 900.000 të dëbuar me dhunë jashtë Kosovës, mijëra dhunime të vajzave të reja dhe grave shqipëtare nga pjesëtarët e agresorit të egër e barbar serb gjatë periudhës kohore luftë 1998/1999); paragrafi.3). kur kryesi prezumiv i tejkalon kufinjtë në rrethana veçanërisht lehtësuese, ai mund të lirohet nga dënimi (aty, Neni 13, pikat 1-3).

Duke u nisur nga e gjithë kjo objektivë reale juridike e prezantimit shumë të shkurtër të rrethanave juridiko-penale ndërkombëtre të rastit nga Lufta e Kosovës dhe po të paraqesim në mënyrë të detajuar dhe në tërësi kronologjikisht gjitha rastet e vrasjeve, plagosjeve, dhunimeve, asgjësimin dhe shkatërrimin të pronave individuale dhe kolektive nga ana e Serbisë si shtet dhe po të kishte ndodhë e kundërta, që Kosova të i kishte hy në territor të vetin Serbisë dhe të i kishte shkaktuar gjithë këtë dëm njerëzor së pari, e atë material së dyti, gjykimet dhe dënimet ndaj popullit shqipëtar do të merrnin namin botërorë e gjykimet e akterëve “penalo-ndërkombëtar” do të tejkalonin mijëra syrësh kurse dënimet tjera përcjellëse si reparacine të luftës si dëmshpërblim do i’a kalonin edhe proceseve të Nünbergut të ish Gjermanisë nazifashiste nga L2B!

Konsiderojmë se, satisfaksion deri diku edhe i kënaqshëm për palën viktimë të Kosovës, popullit të sajë, bijëve dhe bijave që ranë për Kosovën si dhe atyre që janë gjallë, dhe të atyre që padrejtësisht po mbahen në gjyqet penale ad hoc ndërkombëtare vetëm për shqipëtar, do të ishte:

  1. lirimi i tyre i menjëhershëm dhe i pakusht;
  2. Serbia të kërkoi falje publike ndërkombëtare për të bëmat e saja në Kosovë;
  3. të njoh dhe pranoi Qeverinë dhe shtetin e Kosovës në tërësinë territoriale me kufinjë të njohur dhe pranuar ndërkombëtarisht;
  4. kurse për dëmet e luftës, gjetjen e të pagjeturve deri tani nga të dyja palët, gjykimet individuale për krimet dhe veprat penale eventuale si në anën e njërës dhe tjetrës,të gjykohen nga gjykatat kompetente  vendore dhe për këto dhe raporte tjera të domosdoshme të mirësjelljes reciproke fqinjësore, të rregullohen me një TRAKTAT PAQEJE DHE MIRËKUPTIMI TË PËRHERSHËM KOSOVË-SERBI.

Kujtojm se, në kohë soti, tjetër rrugë nuk ka. Urojm që të jetë kështu.

——————————————————— //////———————————————————-

P.S.: … për sa i takon Padisë për Gjykim ndaj akteve serbe për Gjenocid, vlenë të shtohet se, kësajë çështje duhet kushtuar rëndësi imediate të pregatitur mirë e mirë në hollësira si për çdo rast individual poashtu edhe kolektivo-grupor  të krimit serb mbi popullatën shqipëtare, ekskluzivisht ndaj civilëve, pleqëve, grave, dhe fëmijve nën moshën 18 vjeçare, kryesisht përmes formave më brutale të dhunës, vrasjeve dhe masakrimit të të vrarëve, dhunimit dhe abuzimit tjetër seksual dhunues mbi gratë dhe vajzat shqipëtare të kryera nga pjesëtarët individual dhe grupor të forcave ushtarake, policore, paraushtarake ilegale dhe bandave kriminale me duar të lira (nga shteti serb i asajë kohe) për kryerje krimesh barbare dhe me akte  shprehjesh shumë të egëra si vrasje antiinjerëzore dhe me motivacion çfarosjeje të pjesërishme (me formë gjenocidi parciale) të një pjesë të entitetit shqipëtar në Kosovë. Sepse, po të themi në kuptimin e përgjithshëm, akte dhune dhe terrori komplet ndaj tërë kombit shqipëtar si akt gjenocidi në tërësi, atëherë kuptohet edhe ndaj pjesëtarëve shqipëtar të pjesës tjetër kombëtare shqipëtare, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe në vetë shtetin e Serbisë, në Luginën e Preshevës, në Vojvodinë dhe në vetë Beograd (ku sipas statistikave jo zyrtare vetëm në Serbi jetojnë mbi 150.000 shqipëtar). Në këtë çështje duhet punuar me muaj të tërë pa u ndalur në gjitha rastet dhe lokalitetet nëpër Kosovë ku kan ndodhur rastet e formave të tilla të vrazhdësisë kriminale duke shkelur Konventat Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Romës mbi krimet në luftës së Kosovës(1998/99) që i referohen edhe formave të akteve gjenocidale, për të cilat ekspertët tanë të caktuar të kësaj lëmie pa tjetër duhet të konsultohen edhe me ekspertë ndërkombëtar nga rastet e L2B si të nazifashistëve gjerman ndaj hebrenjëve, rasteve të ngjashme nga lufta e Kroacisë(1991/93) ajo e Bosnjës dhe Hercegovinës (1992/95), Luftës në Somali (luftës civile, 1993/94), Ruandë(1994 ndaj grupit etnik Tutsi) dhe gjetkë, të kohës më të re. Kjo e gjitha si garancion paraprak që të mos ushtrohet padia mbi gjenocid dhe apriori të mendohet se do të refuzohet si e pabazuar në tërësi, por nuk duhet lejuar të përvidhen në asnjë mënyrë forma procedurale dhe ajo e paraqitjes së fakteve material tepër bindëse (në formë ekspertize ndërkombëtare të akteve të caktuara dhe motiveve me konotacion të kuptimit të plotë të nocionit, më saktë të institutit juridik të cilësuar tërësisht si akt i konsumuar plotësisht penal ndërkombëtar gjenocidal. Ndërkaq, në kuptimin e përgjithshëm të KRIMIT TË GJENOCIDIT, në të Drejtën Ndërkombëtare Penale dhe në legjislacionet penale të shteteve ratifikuese të Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit,të aprovuar nga AP e OKB (09.12.1948) konsiderohet, vepra penale ndërkombëtare, e cila kryhet me qëllim të zhdukjes së plotë ose të pjesëshme të grupit nacional etnik, racor apo fetar. Në kuptim të kësajë, neni 2 i po të njejtës Konventë, akte gjenocidale, konsiderohen gjitha ato veprime që kryhen (v.i. ekskluzivisht ndaj një etnie, siqë paraqitet rasti i veprave penale  në Luftën e BeH dhe të Kosovës, sidomos) në sa vijon:

a) vrasja e anëtarit të grupit; b) shkaktimi i lëndimeve të rënda fizike a psiqike ndaj anëtarëve të grupit; c) vënia e qëllimshme e grupit në kushte të atilla të jetës të cilat shpiejnë në çfarosje të plotë ose të pjesëshme fizike (psh. dëbimi masiv dhe i dhunshëm i popullatës shqipëtare për në Maqedoni dhe Shqipëri, 24.3.-11.6.99); d) transferimi me dhunë i fëmijëve ose i të miturve të një grupi në një grup tjetër; e) vënie e masave me qëllim që të pengohen lindjet natyrore brenda grupit. Sakaq, kryesi i krimit të Gjenocidit, konsiderohet çdo person që urdhëron kryerjen e këtij krimi, si dhe ai që e kryen atë vetë. Urdhërdhënësi konsiderohet personi civil ose ushtarak-policor që aktualisht gjendet në pozita të larta të hierarkisë shtetërore, ushtarake apo policore, i cili edhe ka kompetenca dhe autorizime (ligjore) që të jap urdhëra. Kurse, si urdhërdhënës, konsiderohet kaq edhe, personi që në rrethanat konkrete, realisht mund t’ua imponojnë vullnetin e vetë të tjerëve ose në rastet kur një grup personash e pranojnë (heshtazi ose aklamativ) si udhëheqës të tyre për t’i zbatuar urdhërat e tijë.Këso raste të konsumimit të plotë të kësaj vepreje penale Ndërkombëtare të krimit të Gjenocidit, mjerisht, kujtojm se ka pas në numër shumës si në Luftën e Kroacisë, BeH dhe në këtë të fundit në Europë, të Kosovës (1998/1999).