PËllUMBAT E MARSIT…

Poezi nga Xhevahir Cirongu

PËllUMBAT E MARSIT…
Pas lane lulet e marsit nëpër pemë
ata vrapuanë diku për një strehë tjetër,
mes lotëve e dhimbjes të larë në gjak
veç një Zot e di s’kërkojnë qiell tjetër!

Si të çmendur ‘’Kalorsit e zinj’’ të pa fre
u sullen me ‘’Shigjeta’’ qëlluan çdo fole,
ikën pëllumbat me krahë të gjakosura
vetëm lulet e marsit në Kiev kishin mbetur.

Ah kjo kohë e thyer si tullë e djegur
E këtij shekulli të XXI me barut,
Fëmijët qajnë në djepin plotë plagë
Edhe toka është djegur si bari në gusht.

Njerëzit vrapojnë e ikin duke lënë foletë
Si shpendët shtegtarë,por s’është vjeshtë;
E lanë Kievin,atdheun me lulemarsi në gjak
Me lutjen te ZOTI,ndaj ‘’Kalorsit të zi’’ merr hak!

Durrës, 20 mars 2022