OSBE-ja në përkrahje të fëmijëve viktimë të dhunës në familje

Adem Lushaj

Dhoma e qëndrimit të përkohshëm të familjarëve më fëmijë, dhomë që është brenda Stacionit policor të Deçanit, është pajisur me lodra dhe materiale tjera, cilat do mund shfrytëzohen gjatë kohës së qëndrimit të përkohshëm të rasteve të dhunës në familje. Kjo është bërë e mundur nga zyrtarë të Zyrës Rajonale të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Pejë. Kjo përkrahje e dhënë nga zyrtarët e OSBE-së, është mirëpritur nga Faik Jahmurataj, komandant i Stacionit të Deçanit. Sipas tij, dhoma e rregulluar nga paqeruajtësit slloven, e tash e pajisur nga zyrtarët e OSBE-së,  është dëshirë që kurrë mos të ketë nevojë të shfrytëzohet, çka do thotë që mos të ketë raste të dhunës në familje, jo veç në Deçan, por në asnjë komunë të Kosovës. “Urojmë që mos të kemi asnjë rast dhune nëpër familjet tona, duke mos pas nevojë të shfrytëzohet kjo dhomë. Por, edhe nëse do kemi, fëmijët që do jenë viktimë e këtyre veprave, kanë kushte shumë të mira të qëndrimit dhe rehabilitimit të përkohshëm brenda stacionit tonë policor”, është shprehur kapiteni Jahmurataj, duke treguar se fillimisht për këtë projekt është përkujdesur Njësiti slloven që vepron në kuadër të KFOR-it, e më pas edhe Zyra regjionale e OSBE-së në Pejë. Sikurse, Jahmurataj, që me dëshirën që mos të ketë nevojë për shfrytëzim të kësaj dhome, janë shprehur edhe Eduard Anderson, nga Departamenti për Siguri dhe Natalia Ruso, nga Departamenti i Demokratizimit të Zyrës së OSBE-së në Pejë.  “Si detektiv amerikan në pension, mund të paramendoj dhe vizatoj gjendjen e fëmijëve të cilët janë prekur nga dhuna në familje, ndaj edhe përkujdesja jonë për të krijuar kushte sa më relaksuese brenda stacionit, është një gjë e vogël që duhet bërë për ata që kanë nevojë për shfrytëzim të kësaj dhome”, ka thënë Anderson, duke premtuar se “çdoherë do jetë në përkrahje të këtij stacioni policor”. Vlerësim të njëjtë ka dhënë edhe zyrtarja e demokratizimit, Natalie Ruso. “Përkushtimi për hapje të një dhome të tillë, tregon se komandanti i këtij stacioni dhe zyrtarët tjerë policor, mundohen t’u dalin në ndihmë viktimave të dhunës familjare”, ka thënë Ruso, e cila ka çmuar lartë kujdesin policor ndaj viktimave të dhunës, sidomos ndaj fëmijëve.