NJË KRYEMINISTËR SI ALBIN KURTI DUHET TA KETË KOSOVA DHE PIKË !

NJË KRYEMINISTËR SI ALBIN KURTI DUHET TA KETË KOSOVA DHE PIKË !

Shkruan : Refiqe R. Hamiti

Albin Kurti po i then muret që e ndante Amerikën me Albin Kurtin dhe po na e ftohë gjakun,që po e mbani të vluar kot,ju portale dhe analista që zoti e dinë se bashkëpuntorë të kujt jeni?

Tha se Amerika dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën gjithmonë.

E tash partit e tjera pas Vetvendosjes për të pasur marrëdhënie të mira me Amerikën duhet të qetësohen, të mos shkruajn më shkarravina shpifse dhe kërcënuese, dhe duhet të ndryshojn taktikat , (jo strategjinë), e planeve të tyre jetëshkurta.

Po mos të ishin gjithë ata tender të shumtë deri në miliarda,serbët dhe ata kriminelët serb që hynën në listen e zezë amerikane nuk do të kishin jetëgjatsi për dy dekada pas luftes në kriminalizimin e ri kosovar.

Ish-pushtetarët tanë i mbajtën gjallë bandat në veri të Mitrovicës duke i ushqyer me miliarda ,ajo ma e keqja është se këtë veprimtari jetëgjatë deri sot, e kanë zhvillue në bashkëpunim me ish-komandantat e disa zonave të luftës në Kosovën .

Me kalimin e kohës, edhe pse vonë populli e kuptoi dhe u bind që symbyllurazi dhe veshët në lesh , më nuk funksionon, nga shpifjet dhe shantazhet,duke u pasuruar dita-ditës veç vet , s’duhet të përdoret më aspak UÇK e Adem Jashari, Shkëlzen dhe Luan Haradinaj, e as Ibrahim Rugova, prandaj me disa veprime konkrete populli u distancua nga dashnia famkeqe për komandantat e pasluftës , dhe u bë mik më njeriun e shqiptarëve siç bënë me Rugovën , që sot për sot mendja e ndritur e tij po merr përmasa të larta në mbarë botën Albin Kurti, pas njeriut që solli paqe dhe pavarësi për Kosovën Ibrahim Rugova.

Njerëzit e Kosovës, elita politike e Bashkësis Evropiane dhe Amerika po pyesin se si Albin Kurti ndryshoi?

Kujt i ka shkuar mendja që nga një njeri i “quem pesh, problematik,rrebel,nxitës protestash,xhamathyes,”

do t’i përmirësojë sjelljet e veta dhe në fund do të bëhet mik i mirë i Amerikës.

Neve e dimë që intelegjenca amerikane bashkë me presidentët e saj, që nga koha e Reganit, i ka hulumtuar bindshëm të gjithë fazat e zhvillimeve në Kosovë.

Amerika nuk i do lajkatarët, dyftyrësinë kulturore, ateizmin fetar, dashurinë e verbër dhe të pakushtëzuar, mashtruesit,hajnat ,të korruptuarit ,dashnorët…Të tillë ishin liderët dhe prijësit e këtij vendi që nga vdekja e Presidentit të moderuar shqiptar Ibrahim Rugova.

Ibrahim Rugova nuk e aktroi dashurinë, as nuk e fshehu kurrë zemërimin ndaj padrejtësive.

Albin Kurti nuk e aktroi dashurinë,as nuk e fshehur kurrë zemërimin ndaj padrejtësive.

Bëhej edhe rrebel kur i diktonte mashrimet. Shumëherë është treguar naive. Por, ende nuk e ka mashtruar e tradhtuar askend (veç Kimete Berishen sipas saj) askend tjetër pra !

Amerika ua dha shansën e II-t politikanave!

Shfrytëzojeni ju analista dhe ish-komandanta!

Me kujdes të lart!

Miliona herë në mbar shqiptarin përsëritne me zë të lartë: Rugova është hero i Kosovës, po hero i gjallë po bëhet edhe Albin Kurti!

Po të ishte gjallë sot Rugova, çka do të bënte kur do ta dëgjonte Albin Kurtin duke e mbrojtë Kosovën me zemër,me fuqi dhe me trimri, pa iu dridh qerpiku për mos me e implementue asocacionin në Kosovë?

E tha asocacioni nuk është problem i imi.

Dikush do të shkruante këtu se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova , Albin Kurti s’do të bëhej Kryeminister.

Unë them se po.

Rugova po të ishte gjallë, kur do e kish dëgju Albin Kurtin duke qëllu tavolinen me dorë dhe duke thënë jo asociacionit serb, do të ishte ngrit në këmbë, do ti kishte hap krahët dhe do ta kishte përqafuar heroin !

Duke i thënë: Ti i duhesh Kosovës e jo ata që e përtypen si përshesh deri sot.

Pak ditë më parë kur lexova disa analiza të pavlera, ku “eliten politike “, dikur e kishin pyetur se kush ishin vrasësit e ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit, Tahir Zemës, Enver Malokut, atentator i Sabri Hamitit, studiuesit, kritikut, shkrimtarit e politikanit Sabri Hamiti, mik i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova dhe për dhjetëra vrasje, plagosje dhe dhunë ndaj bashkëpunëtorëve, veprimtarëve shqiptarëve që ishin mbështetës të presidentit Rugova!?

Përgjigjja ishte:Heshtja e mbytur…

Ne i kemi vrarë edhe për së dyti bashkëpuntorët dhe veprmtarët, mbështetsit e Ibrahim Rugovës qe 22 vjet.

Ibrahim Rugova s’do të kishte heshtë kurrë.

Rugova kurrë nuk tha se ishte luftëtarë, kurrë nuk u krahasua me Akilin, Aleksandrin e Madh, Pirron apo Skënderbeun!

Ngjajshëm po vepron edhe Albin Kurti.

Rugova e dinte misionin e tij,e dinte se ishte fytyra tjetër e Skënderbeut, ai ishte në rrugën e humanizmit evropian dhe e kishte kuptuar se shqiptarëve u duhej një fytyrë tjetër në Evropë, sepse edhe Evropa kishte ndërruar fytyrë po i thoshte lamtumirë Mesjetës!

Albin Kurti,sot e dinë misonin e tij,e dinë se ishte fytyra tjetër e Rugovës, Albini është në rrugën e thell me e mbrojtë Kosovën nga coptimi,me e mbrojtë Kosovën nga OpenBallkani, me e mbrojtë Kosovën nga paramilitarët shqiptar që bashkëpunojnë ditë dhe natë me kriminel serb dhe me e mbrojtë Kosovën nga pasiguria që po vjen nga lindja Ruse.

Por, për dallim nga kundërshtarët e tij, Ibrahim Rugova kurrë nuk e nënçmoi Skënderbeun dhe traditën luftarake shqiptare, siç bëni ju politikanët e sotit , të cilët edhe sot e përbuzin Ibrahim Rugovën, siç po e përbuzni Albin Kurtin edhe pse fitorja e tij kalon 50%.

Rugova përkundrazi e afirmonte gjithnjë, si kryeheroin shqiptar, si shpëtimtarin e Evropës dhe kulturës perëndimore.

Si njohës i shkëlqyer i semiotikës, Rugova nuk mund të shkiste në gabime tragjike politike, ideologjike apo marrëzi të tjera, të dashunis socrealiste, nga të cilat ndjenja kaploheni edhe sot!

Kurti përkundrazi e ka një të met të madhe ,jo të ngjajshme me durimin e madh që kishte Ibrahim Rugova .

Po debaton shumë me kundërshtarët e tij shqiptar.

Veti jo e mirë.

Çdo njeri i qet,i urt dhe fjalë pak e ka një “veksh”, fitorje- thoshte Rugova.

Heshtja e tij rrezatonte si diamant,

” i mbyste”, kundërshtarët e tij me heshtje.

Albin Kurti don këshilla jo nga unë ,por nga këshilltarët e tij.

Sepse,

“Eliten politike” të PDK ,LDK dhe AAK do ti kisha bërë me vdekë pa i ndjerë emocionet e tij. Bash si Rugova që i bënte me vdekë kundërshtarët emocionalisht.

Kundërshtarët e Ibrahim Rugovës vdiqën nga emocionet e pakuptuara të atij heroi që kurrë më nuk do të përsëritet!

PS

Albin mos i shpreh emocionet sepse

gomari e ka bishtin mbrapa…

Bash si populli edhe ata i dinë gabimet e tyre ,(në mos i dishin Amerika, që këta po thirren në këtë emër, po ju tregon) sepse baba ua kish pas lënë trashigim edhe dheun “ner këmbë”.

Besnik bëhu ,a besë mos zin. Albin kujdes nga Amerika!