Nice, atentat i rëndë me kamion
Ka qenë një pamje masakre gjendja në rrugët e Nicës së Francës, pasi një kamion hyri mes turmës gjatë mbremjes së ejtes me rastin e manifestimeve të 14 korrikut duke shkaktuar 84 të vrarë dhe rreth 100 të plagosur nga të cilët 18 në gjendje urgjence absolute.
Në rrugë trupa të shpërndarë dhe ndihmat e para të plagosurve i ngjanin një fushë beteje. Në “Promenade des Anglais” ishin prezentë mijëra qytetarë për Festën Kombëtare të Francës (Fête Nationale).
Një dëshmitar tha për iTELE se “kamioni ishte i gjatë 15m. dhe lëviste me shpejtësi 90km.”
Mësohet se shoferi i kamionit është, nga Nice me prejardhje tyniziene është qëlluar për vdekje nga policia franceze.
Kryetari Hollande u shpreh se “Ky është pa dyshim një akt terrorist./Filolet/