NE TREGET

Poezi nga Xhevahir Cirongu

NE TREGET

Sa dhimbje ndjeva atë çast,
dhe lotët tretën mbi qerpikë,
një gur që ishte aty pranë
filloi sërisht të fliste prapë.

Nuk di se ç’ndjeva atë çast,
e gjithë bota m’u drodh nënkëmbë;
vështrimet e tim bir flisinin shumë
edhe gurët e zemrës s’fjetën gjumë!

Nuk di as vetë seç më mbeti në grykë,
një lemëz malli u tret me valën e detit,
edhe ai më zgjati dorën e përqafimit
sipër tragetit edhe yjet lanë shikimin.

Le të ishte natë me erë që frynte
dhe dallgët e detit s’kishin qetësi,
u nisën edhe ëndrrat me target diku
pas kësaj nate filloi të binte një shi.
Durrës 14 dhjetor 2021