Në Shqipëri pushteti ndërrohet kur duan ndërkombëtarët

Në Shqipëri pushteti ndërrohet kur  duan ndërkombëtarët

Nga Skënder Sadri KAPITI

Dermokracia në Shqipëri e ka shumë të vështirë, dhe do të ishte i pamundur largimi demokratik i pushtetit, ndërrimi i tij,  pa presionin dhe pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Është fakt se janë ndërkombëtarët ata të cilët e monitorojnë politikën dhe demokracinë në Shqipëri dhe që nuk lejojnë rënien në anarki të sistemit. Janë ndërkombëtarët  si gjithmonë që “këshillojnë”, i bindin, i “pajtojne” dhe i ulin në tavolinë bisedimesh dhe që i detyrojnë politikanët shqiptarë që të merren vesh me njëri-tjetrin edhe për probleme nga më të thjeshtat e tw vogla, pasi kaq egoistw dhe tw pabesw e intrigantw janw politikanwt nw Shqipwri tw cilwt shohin shkurt e deri te interesat e ngushta personale të tyre mbi ato kombwtare.

Historiku i tranzicionit në Shqipëri ka qenë një histori demokracie formale, në dukje me shumë parti, me fushata elektorale dhe me mbajtje zgjedhjesh. Demokraci me akuza e kundër akuza për vjedhje votash, për manipulime të rezultateve të saj, pra një demokraci elektorale pa standarde, me konflikte, rrëmuja dhe tollovi demokratike që shpesh e kanë çuar Shqipërinë në anarki e buzë greminës. Ndërhyrjet e faktorit ndërkombëtarë kanë qenë vendimtare për te mos lejuar precipitimin e vëndit në rrëmujë e në kaos shoqëror sa herë që janë bërë zgjedhje në Shqipëri.

Por, edhe  ndërkombëtarëve në Shqipëri asnjëherë nuk u ka interesuar as ndëshkimi i krimeve të komunizmit dhe as standardi e as demokracia e vërtetë në Shqipëri pasi  janë mjaftuar thjesht me këshilla formale. Për Shqipërinë BE-ja ka mbajtur jo rrallëherë qëndrime të çuditshme dhe joserioze në lidhje sidomos me zgjedhjet me plotësimin e standardeve të tyre, ashtu si edhe për zhvillime të tjera politike.

Atyre u ka intersuar  vetëm  “stabilokracia” politike në Shqipëri, pavarësisht krimit të korrupsionit dhe të krimit  elektoral që kanë  dominuar e sunduar Shqipërinë në këto 30 vite tranzicion. Politikës europianëve u ka interesuar gjëndja e paqëndrueshme në Shqipëri për t’u justifikuar sikur  ata kanë se me çfarë të merren e të shqetësohen dhe si zgjidfhje të lehtë ata kanë mbajtjen larg integrimit në BE të Shqipërisë e të shqiptarëve. Është e cuditshme se si ndëkombëtarët bashkëpunojnë, tolerojnë, dhe kërkojnë dhe bisedojnë, dalin në televizorë e bëjnë foto  pikërisht me ata politikanë, me ata të cilët cilët krijojnë probleme, dhe njohin si partner të tyre pikërisht dështakët dhe ata të cilët  sabotojnë e pengojnë plotësimin e kushteve e të standardeve të kërkuara prej tyre, e që e pësojnë si gjithmonë qytetarët shqiptarë.

Hipokrizia e europianëve konsiston në atë se : duke qenë Shqipëria në një situatë të tillë paqëndrueshmërie të përhershme dhe me probleme me demokracinë, korrupsionin, vjedhjen dhe me ligjin, atëhere, BE e cili realisht nuk e ka dashur dhe as nuk dëshiron akoma Shqipërinë në radhët e saj, atëhere ajo  justifikohet me mospranimin nga ana e saj të Shqipërisë në BE me mos plotësim kushtesh e standardesh. Nga ana tjetër mos integrimi i Shqipërisë në BE i shkon për shtati politikës dhe elitës politike shqiptare për ta mbajtur peng integrimin dhe për të lëvruar e përfituar prej  krimit ekonomik, politik,  me vjedhjet, me abuzimet  dhe me korrupsionin e lartë shtetëror.

Ndërkombëtarët gjithmonë i kanë “certifikuar” zgjedhjet dhe votimet në Shqipëri  sipas kutit matës dhe vlerësimit të tyre  sipas logjikës : “ishin zgjedhje që nuk plotësuan standardet, por janë të pranueshme”.

Ndërkombëtarët kanë bërë shurdhin dhe memecin edhe pse hapur regjimet politike në Shqipëri vidhnin ,trafikonin e manipulonin rezultatet e zgjedhjeve, dhe nuk ka qenë vështirë për të dalluar mbështetjet dhe preferencat e ndërkombëtarëve  për pushtetin dhe për opozitën. Nëse qeveria e pushteti u pëlqente inreresave të ndërkombëtarëve qeveria  kishte OK-in dhe dakordësinë prej  tyre   për të manipuluar zgjedhjet dhe për të qëndruar në pushtet edhe për të dytën  here. Kështu ndërkombëtarët vepruan  me Edi Ramën në zgjedhjet e vitit 2017 si dhe në zgjedhjet e manipuluara dhe të votave të blera ne zgjedhjet vendore antidemokratike e njëpartiake të mëpastajme të vitit 2019.

Ndryshimin e pushteteve në Shqipëri nderkombetarët e bëjnë vetëm kur “piqen kushtet”, që do të thotë atëhere kur degradon rëndë pushteti e keqqeverisja nga autoritarizmi, krimi, korrupsioni, hajnija e papërgjegjshmëria e pushtetit  dhe kur dëshirojnë ndërkombëtarët për ta bërë ndryshimin dhe rotacionin politik në Shqipëri, atëhere  ata japin  sinjalin dhe urdhërin për ndryshimin e qeverisjes.

Këtë e tregon fakti sot , kur keqeverisja Rama e Rilindja kanë dështuar thellë nga krimi, korrupsioni, zhvatja e parasë publike, nga tendencat autoritariste, antidemokratike për të asgjësuar lirinë e shtypit e të mediave si dhe kushtetutshmërinë e legjitimitetin demokratik,   standardet demokratike, tani kur po përfundon edhe mandati i dytë qeverisës së drogës dhe eksodit e kryeministrit Edi Rama, më në fund duke mos pasur më asnjë argument e justifikim për ta mbështetur më tej Edi Ramën e dështuar: politika e ndërkombëtarëve  sikur  ka filluar tashmë që t’ia kthejë shpatullat dhe që ta braktisin Edi Ramë edhe ata të cilët  nuk i morën  në konsideratë pakënaqësitë dhe revoltat popullore kundër regjimit antihuman të Rilindjes. Pra faktori vendimtar se kush qeveris në Shqipëri janë ndërkombëtarët  pasi shqiptarët nuk janë në gjëndje vetë për ta bërë e ndërtuar shtetin ligjor e demokratik , demokracinë dhe ligjin me standarde modernë  dhe as funksionalë, pasi elita politike shqiptare në këto drejtime ka 30 vite që ka dështuar.