NË SE KRAHASOHET KOSOVA ME IZRAELIN DHE PËR ÇKA

MUSLI SHABANI

NË SE KRAHASOHET KOSOVA ME IZRAELIN DHE PËR ÇKA

Historitë e të dyja shteteve kanë zhvillime të ndryshme, po aty këtu të njëjta dhe në kohë të njëjta.

Për të mos shkuar shumë largë po marim vetëm periudhën e L2B, kur gjatë kësaj luftë edhe Israeli po edhe Kosova ishin pa identitet shtetëror të pa pranuar asokohe as nga Liga e Kombeve, si organizëm botëror i paraluftës, por as nga fqinjët nuk pretendohej që të ishin si një subjektivitet i ardhshëm, përkundrazi gjithnjë ishin (për çudi në vehte edhe sot e gjithë ditën vazhdon një avaz i tillë) me tendenca të vazhdueshme  nga fqinjët  e tyre, për zhbërjen dhe eleminim si fizik të etnikumit të tyre identitar, poashtu edhe drejtë gllabrimit të tokave të tyre me dhunë dhe me t’vetmin „kompenzim“, vdekjen dhe të drejtën e tyre të ngritjes së varrezave të atyre që këmngulin të qëndrojnë stoikisht dhe heroikisht në tokën e tyre. Por me plane të pashkruara, që herët a vonë ndoshta edhe varret e të parëve dhe të rënëve t’ua ç’bëjnë!

Para se të hyjmë në paraqitjen e të dhënave dokumentuese nga fakte historike të ndodhive mbi shqipëtarët dhe hebrejtë nëpër vetëm ca kohra dhe luftëra regjionale e botërore, në aksente shkoqitëse, po citoj ca fragmente nga artikulli i gazetares Aida Cama, një vit e më parë në Gazetën Shqipëtare, dt. 04.2.2019,me titull: „Të gjithë sot kemi nevojë për Besën“,  si në vijim: …  Nënsekretarja e përgjithshme e OKB, thot se „shpëtimi i hebrenjëve nga shqipëtarët në L2B, ‚mishëron principet e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut‘. Njohja e këtij kapitulli të historisë së Holokaustit, atijë të shpëtimit të hebrenjëve në Shqipëri, është  i rëndësishëm për dhënien e shembujve pozitiv,…dhe të kuptosh rëndësinë e veprave historike (në kohë të vështira,pra,v.i.) në mbrojtjen e të drejtave (themelore) të njeriut, si ajo në Shqipëri është hapi i parë për inkurajimin e mënyrës pozitive të të sjellurit mes njerëzve në ditët e sotme“, thoshte, Smale, shefe e komunikimit pranë OKB. Më tej, paraqiten aty edhe rrëfenjëza e raste konkrete, siqë deklaron edhe shqipëtarja me prejardhje hebreje, Anna Kohën,se:“ të jesh hebre dhe të kesh shpëtuar në Shqipëri, ishte një kulturë e tërë në Shqipëri, që i bëri rezistencë Holokaustit dhe shpëtoi gjithë hebrenjtë (aty)“ dhe apelon ajo më tej:  që të mos paragjykohen tërë njerëzit(popullin në tërësi,ka fjalën) por të shohësh individin dhe t’a respektosh atë“. Ndërkaq, po aty, Robert Singer, nga Kongresi Botëror i hebrenjëve thotë se botës i duhet BESA, i duhet një busollë morali. Botës i duhet një Kod moral i mirësjelljes që t’i i shoh të huajt si mysafir (shtoj:të mirëseardhur) në çdo vend të sajë“!

Populli hebre vërtetë u qëndroi e u mbijetoi gjitha katrahurave e stuhive të qindvjetshit që  pas,dhe kurr nuk u dorëzua! Edhe shqipëtarët shikuar historikisht të njëjtat persekutime po edhe të ngjashme përndjekje e dëbime nga trojet e tyre përjetuan si edhe në kohët e heretizmit, bile hiq më larg se para këtyre dy dekadave të fundit të këtij qindvjetshit. Dhe pse, pra të mos nxirret një paralele e drejtë dhe analoge, se, shqipëtarët u dolën në ndihmë shpëtimi popullit hebre, nga se vetë ishin dikur dhe atëherë (të ndjekur dhe persekutuar nga pushtuesit e huaj) si kurr më parë dhe këso rendi, çdo njeri dhe popull po s‘ e provojë se ç’ështëvuajtja e mjerimi deri në përbuzje dhe ç’farosje, nuk ia di tjetrit. Tani dhe jo pa të drejtë, edhe populli hebre (sot shteti zyrtar i Izraelit) për shumëçka tjetër, përveç mirënjohës Isë lavdiplotë shqipëtare për nderin dhe BESËN E MADHE që ka treguar populli ynë i të dyja shteteve shqipëtare ndaj popullit hebre gjatë L2B, ai më duket se ka edhe një borxh të vogël, që pahezitim duhet t’a përmbush atë: të njoh zyrtarisht shtetin dhe qeverinë e Republikës së Kosovës dhe, kështu nuk do t’i vihej kapaku i mirënjohësisë,porse edhe vetë thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë e vëllazëror i të dyja shteteve mes vedi në gjitha fushat e jetës e punës zhvillimore, me çka do e përparonte edhe më atë bashkëpunim, padyshim. Urojm që sa më parë të jetë kështu. (Marë fjalë për fjalë nga komenti 1: Karadakliu(MSH), poaty, GSH shkrimi me titull:“Të gjithë sot kemi nevojë për besën!“! dt.04.2.2019, pikërisht plotë një vit më parë, përgatitur dhe artikuluar nga gazetarja Aida Cama.

Por si shpjegohen ngjarjet dhe stuhitë e rënda historike nëpër kohra dhe luftëra të ndryshme të ndodhura mbi këta dy pupuj, pa përshkruar të gjitha, por ato pak në dromca nga kohët e shkuara, e më tepër këto më të rejat e kujtesës më të freskët njerëzore, sa të lavdishme për nga rezistenca e popujve të shtypur, poaqë të mjera dhe namkeqe për  pushtuesit e huaj gjakatar dhe të pangopshëm për pushtime tokash dhe territoresh të huaja duke shkelur mbi gjakun e derdhur në mbrojtje të asajë toke dhe atijë territori!

Në librin e sajë vepër „Lufta e Trojës“ Dr. Elena Kocaqi, paraqet në mënyrë eksplicite, duke u bazuar kryesisht në faktografi historike të zhvillimit të ngjarjeve dhe luftërave në kohërat e antikitetit ballkanikoepiriot e deri në Dardanele (në gjysmën e Turqisë së sotme) të 4 luftërat më gjakatare për nga viktimat dhe mënyra e vrasjes makabër të kundërshtarit (armikut) e deri në coptimin e kufomës prerjen e ekstremiteteve dhe kokës, tërheqjen e të vrarit zvarrë duke e tërhequr me kalë lufte, e tj. e tj. masakrime, kryesisht midis dy komuniteteve që rridhnin nga një prejardhje etnike, iliro-pellazgiane pra, luftrat makabër midis akejve (grekëve,helenasve) dhe trojanëve (ilirëve, etnikumit të sotëm shqipëtarët). Por, që për çudinë dhe historinë e asaj kohë antike edhe deri në ditët e sotit tek Troja dhe trojanët ishte në fuqi një Kod i pashkruar, por me dispozita dhe rregulla tepër rigoroze në përfillje dhe zbatim sa që armikun kundërshtar të vrarë, si viktimë pra, duhej që t’ia dorëzonin palës armike të padëmtuar për së vdekuri, të pastruar dhe të veshur me veshje kofome, që të varrosej atje nga ishte, në domicilin e vetë të prejardhjes. Kjo rregullë e pashkruar, duket, sipas asajë që del në pahë edhe nga vepra e cekur më lartë, por edhe nga produktet faktografike historike, për disa nuanca nganjëherë edhe mitologjiko-fetere nga këndi i politeizmit të asaj kohe mesjetare, para lindjes së Krishtit dhe ca kohë edhe pas lindjes së tijë, e diku deri në shekullin e XII p.e.r. akejt ( u quajtën grek tek pas këtij shekulli) disi nuk ju përmbaheshin kësaj rregulle që të ruanin integritetin trupor të viktimës së vrarë dhe kështu në shumicën e rasteve i gjymtonin dhe masakronin të vrarët e

 armikut kundërshtar. Ashtu vepruan edhe ndaj djemve të mbretit sundimtar të Trojës Priamit, ndaj Hektorit, Aleksandrit dhe ndaj të tjerëve. Por, për çudinë e kohës moderne, pala luftëtare, pos plaçkës së luftës, kryesisht të të mirave materiale, si sende të luajtshme, ari, stoli, kafshë dhe femra, për sa i përket ekspansionit për të gllabëruar tokën e  kundërshtarit armik asgjëkundi nuk gjenden fakte historiografike as në Iliadën e Homerit, po as te „Lufta e Trojës“ së Elena Kocaqit. Dmth. që nga 4 luftrat më të ashpra që përshkruan autorja si dhe autorët tjerë antik të kohës nuk mund të gjenden fakte as mitike e as historike për okupim territoresh si pushtues-okupator!

E kundërta ka ndodhë në luftrat e kohëve të reja, kryesisht synimet e fundit të luftëfilluesve dhe „fituesve“ të atyre luftrave kanë qenë dominimi dhe okupimi i atijë  territori si dhe pos plaçkitjes të të mirave materiale nga pala e nënshtruar edhe dëbimi i popullatës vendase diku jashtë territorit të etnikumit. Kështu ka ndodhur edhe me okupatorin e egër e gjakatar serb gjatë tri luftave pushtuese që i ka zhvilluar për plotë 8 vjetë radhazi, me luftën në Kroaci, Bosnjen e Hercegovinë si dhe në luftën e fundit gjenocidale mbi shqipëtarët e Kosovës (1998/99) pas masakrave ndaj popullsisë civile shqipëtare, ku pjesën tjetër të mbetur gjallë, mbi 1 milion popullatë e dëboi me dhunë përmes njësiteve nga aparati shtetërorë dhe ai paramilitar, jashtë Kosovës, kryesisht në Shqipëri, Maqedoni dhe më gjërë në Europë! Kurse, territorin e boshatisur nga shqipëtarët autoritet e atëhershme okupatore serbe, përmas planeve ugurzeza të tyre pushtuese u përpoqën që t’a kolonizonin Kosovën dhe viset tjera të okupuara me kolon-refugjatë serb nga lufta e Kroacisë dhe BeH, dhe para luftës së Kosovës një kontigjent sosh refugjatësh serb kolon vetëm se i patë sjellë Serbia në Kosovë, duke i punësuar nëpër vendet e punës nga ku shqipëtarët në vitet 1990-1999 ishin dëbuar me dhunë nga vendet e tyre të punës!

Duket se kjo metodë okupimi klasik dhe monstruoziteti çnjerëzor antihuman dhe kundër të drejtave themelore njerëzore dhe kolektive kombëtare, u kopjua nga kohët e kaluara të mesjetës së errët e barbare, ku po përmendim vetëm ca dëshmi të kohës së dyndjeve sllave nga karpatet në Ballkan, pikërisht në tokat ilire të shqipëtarëve të sotëm që nga Danubi e deri në Moravë në jug të Serbisë së sotme, që sipas dëshmive dhe të dhënave historike të asajë kohe dhe të mëvonshme të krailive serb,shqipëtarët që nga Beogradi e deri në Vranjë u dëbuan dhe likuiduan fizikisht një numër bukur i madhë i tyre që rezistuan shpërnguljen masive me dhunë. Kështu, prej shumë historianëve europian me renome, po paraqesim vetëm shkrimin e historianit W.Temperly, i cili për dyndjet sllave në Ballkan (dmth. në tokat e lashta ilire) tej shkruan më sa vijon:  sllavët nuk erdhën si një ushtri invasive që mund të luftohej me armë, por si një masë njerëzisht (kusarësh tokësor,v.i.) kundër të cilëve nuk kishte asnjë fuqi që mund t’i qëndronte ballë! Ishte një gjë e lehtë të çfarosje individ ose grupe të tërë nga invaduesit sllav, por ishte e pamundur të ndalosh dyndjet e tyre, ku numri ishte aqë i madhë sa zinte vendin e vetive luftarake“!Në fillim fushatat sllave në Ballkan patën një karakter të përkohshëm. Ata hynin në një vend, vrisnin, prisnin, digjnin, dënonin e grabisnin sa mundeshin dhe ktheheshin pas maleve Karpate ku ishin të vendosur. Kështu, në vitin 580, një fuqi e përzier sllavëve dhe avarësh, rreth 100.000 veta, u nisën nga gryka e Danubit dhe bënë kërdinë në Iliri dhe Tharmi. Ata dogjën, plaçkitën e grabitën për 4 vite rresht!Një pjesë e tyre u tërhoqën me një pasuri të madhe,por shumica e sllavëve u ngulitën në trojet e pushtuara ilire. Këto episode tragjike të invadimeve sllave në Ilirikë arritën kulmin e tyre në vitin 617, kur pas vërshimeve të tyre masovike u vendosën përfundimisht në Ballkan (ku pasardhësit e tyre janë edhe sot këtej, v.i.) duke filluar kështu sllavizmit gradual të tijë“!

Ngjashëm kann vepruar edhe njësitet ushtarake e policore të nazifashistëve gjerman dhe fashistëve italiano-bullgar ndaj popujve ballkanas, e sidomos ndaj qifutëve-hebreik, e deri në çfarosje masive, siqë njihet nga historia e L2B,  Holokaustit nëpër kampet e përqëndrimit dhe torturës deri në vrasje masive, si kampi i Aushvicit, Dahaut, Mauthausenit, e tj. Por, ama secili okupator ka mënyrën e sjelljes së veçantë ndaj popullatën vendase etnike dhe qëllimi mbetet i njejtë nënshtrimi i palës inferiore në instancë të fundit, shfrytëzimi i sajë deri në palcë të kurrizit, vënia në pozitë varësie dhe vazaliteti. Por, që të dëbohet nga vendi vet dhe t’i gllabrohet territori, rrallë këso luftrash që ka pas as në antikitet aqë shumë sa në luftërat e fundit të Serbisë, sidomos në Bosnjë (vrasje masive, në Srebrenicë mbi 8300 viktima civil, madje edhe fëmijë të moshës jomadhore) dhe Kosovë, si dhe luftrat në Lindjen e Mesme, izraelito-palestineze, lufta në Irak e Siri, Somali, Ruandë dhe luftrat tjera lokale si ajo në disa pjesë të Ukrainës,  me pasojë mijëra viktima, e tj.

Po si qëndron puna e hapjes së ambasadës amerikane dhe asaj të Kosovës në Jerusalem, Kudus, al Quds?

Duhet patjetër referuar fakteve dhe rrethanave aktuale se, „de jure“ i tërë qyteti i takon të dyja komuniteteve këtu e 54 vjetë më parë, i njohur ndryshe edhe si qytet i shenjët dhe i paqës për për të tria besimet fetare, muslimane, qifutve dhe kristianiste, ku edhe praktikisht jetojnë dhe banojnë prej kohësh tani edhe më me shumicë  këto dy komunitete kryesore aty, palestinezëve dhe izraelitëve. Sipas statistikave zyrtare, ka edhe të tjera komunitete, si armen, etj. Kuptohet me një numër më të vogël në krahasim me komunitetin palestinez dhe atë izraelit . Por, mjerisht , de facto dhe akoma në mosmarrëveshje ndërkombëtare, qyteti mbetet i ndarë në pjesën perendimore ku qeverisë Izraeli dhe pjesa Lindore me tendencë dhe pretendim permanent  qeverisje nga Autoriteti Palestinez, edhe pse Izraeli zyrtar me lex spetialis, në vitin 1980 e kishte shpallur këtë qytet njëanshmërisht si një qytet i shenjtë, i amshuar,unik dhe i pandarë. Kurse sa i përket objekteve fetare, thuajse nuk ka besim fetar, pos atijë budist dhe hindus, që nuk kanë kishat e tyre të ndërtuara në këtë qytet. Për besimin musliman, të të dyja komunitetet, si për atë sunit me shumicë, poashtu edhe për komunitetin shiit, pos shumë xhamive muslimane, dallohet ajo kryesorja, Al Aksa xhamia si ndër më të vjetrat, e njohur si xhamia e dytë pas asaj të profetit Ibrahim dhe Muhamedit, s.a.v. e ndërtuar në Mekë, (sot) në Arabinë Saudite.

Përkundër faktit se, ekziston një Rezolutë e AP të OKB, e dt.21.12.2017 mbi mosnjohjen e aktit të ligjit izraelit për „unifikimin e qytetit të Jerusalemit“ edhe pse pjesa lindore (dikur e ndarë për arabët palestinez) si parandjenjë dhe shpresë për një „konfederalizim të dy shteteve“ në territorin e sotëm të Izraelit, duke përfshi edhe enkllavat e sotme të Autoritetit Palestinezë, në rripin e Gazës, rrafshëlartat e Golanit dhe pjesën lindore të Jerusalemit, si kryeqytet i shtetit të ardhshëm Palestinës, Izraeli, siqë dihet nga viti 1967 pat okupuar me forcë ushtarake Jerusalemin Lindor, edhepse ky akt pushtimi ndërkombëtarisht u kundërshtua me rezoluta të OKB si dhe nga organizatat regjionale, siqë janë Liga Arabe dhe Bashkimi Europian. Fundja: kontesti, izraelitët pretendojnë se pa Jerusalem unik nuk do të ketë Izrael, njejtë edhe palestinezët, pa Jerusalem nuk ka Palestinë! E logjikshme dhe duket mirëfilli se bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i ndërsjellë njerëzor, në një të ardhme të largët apo të përafërt mund të sjellë deri te formimi i dy shteteve të barabarta ashtu siç janë edhe dy komunitete njerëzore të njëjta, përveç bindjeve të ndryshme fetare e religjioze.

Duke u nisur nga ky fakt, se dosido ku janë dy komunitete, pikësëpari njerzore, dhe pak ka rëndësi bindja dhe përkatësia fetaro-relegjioze, patjetër do të dominojë NJERËZORJA dhe kështu që është a nuk është një përfaqësi diplomatike në këtë apo atë qytet e reziduar si përfaqësuese në miniaturë i shtetit dhe popullit që përfaqëson, i takon formës e jo esencës përmbajtësore, sepse në instancë të fundit, ai ambasador ose përfaqësues tjetër i Kosovës, SHBA-s, Katarit ose nesër i ndonjë shteti tjetër i radhës, do t’a kryej, kujtoi, të njejtin funksion diplomatik ose konsullor njëlloj si të ishte në Telaviv, si në Haifa apo në Jerusalem. Po çfarë pasojash do të tërhjek Kosova me këtë akt të vendosjes së ambasadës së sajë në Jerusalem/Kuds? E rëndësisë kryesore pozitive është që Izraeli si shtet i fuqishëm edhe ekonomikisht po edhe ushtarakisht kuptohet do t’i ndihmojë Kosovës përmes investimeve kapitale, shpresojmë për një kohë relativisht jo të gjatë pas vendosjes së marrëdhënieve bilaterale, pas njohjes dhe pranimit të Republikës së Kosovës nga Izraeli, mu në kohën e stagnimit dhe „stopimit“ të përkohshëm të njohjes dhe pranimit të shtetit dhe qeverisë më të re në botë, Kosovës, ku për pranim anëtar me të drejta të plota në OKB, Kosovës i nevojiten 2/3 e shumicës së anëtarëve të AP, praktikisht që Kosova i ka mbi 115 syrësh, duke abstrahuar ca mini shtete, të a.q.  xhuq shtete që gjoja disa prej tyre sipas instruksioneve të Serbisë gjatë këtyre 2-3 viteve kanë tërhequr apo se kan paralajmëruar notë tërheqje të njohjes, gjë që në teorinë dhe praktikën e njohjes dhe pranimit diplomatik ndërkombëtar, institucioni juridik ndërkombëtar i a.q. „tërheqje e njohjes dhe pranimit ndërkombëtar“ deri tani nuk njihet, ashtu siç trumbetojnë qarqet qeveritare nga Serbia, nga tandemi Vučić/Daćić, sepse ata, duke shfrytëzuar neglizhencën dhe paaftësinë e diplomacisë sonë, i kan vu në lajthitje ato shtete të vogla (por në OKB kanë të drejtën e votës po si edhe të ndonjë fuqie botërore, si të SHBA-së, e tj.) se, gjoja ende janë duke u zhvilluar negociatat apo bisedimet Kosovë-Serbi për „statusin përfundimtar të Kosovës“ sigurt e ndoshta pa qenë të njohtuar  paraprakisht se edhe GJND me seli në Hagë, duke shqyrtuar kërkesën e Serbisë (2008) ka vendosur me Vendim dhe me Mendim juridik (e jo me Rezolutë, të fuqisë morale e jo juridike,pra) se, Pavarësia e shpallur nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovës më dt. 17.02.2008 nuk bie ndesh me normat dhe sjelljet normativo-juridike ndërkombëtare. Ndërkaq, në rast kur dy shtete që njihnin ndërkombëtarisht njëri tjetrin dhe pa pritmas plas ndonjë konflikt mosmarrëveshjeje mes tyre ose në rastin më të rëndë, konflikt i armatosur, akt i rënd terrorist, por gjithnjë në involvim të aparatit shtetërorë të njërit apo të të dyve, si akt i parë ndërkombëtar paraqitet thirrja e personelit diplomatiko-konsulor, dhënia e notës protestë dhe eventualisht dhënia e afatit me orë të caktuara që t’a lëshoj vendin ku është akredituar personeli përfaqësues i shtetit ndaj të cilit protestohet si rezultante normale e jetës dhe normave të sjelljes diplomatike ndërkombëtare. Mbi rastet që i referohet Serbia, si „ tërheqje apo ngrirje e njohjeve të caktuara shterërore-ndërkombëtare“ nga ana e ca shteteve që numron Daćić me gishtërinj, i themi se, diplomacisë serbe kaherë i ka humbur busolla orientuese e ecjekohës bashkëkohore të digjitalizimit dhe se ende sillet e mbështillet me normat e sjelljes skolastike dhe të krailive të perënduar prej kohësh. Ndaj, në kuptim të asajë praktike juridiko-ndërkombëtare që zum ngoje mbi njohjen dhe pranimin e një shteti nga një shtetë apo qeveri shtetërore ose edhe organizëm tjetër ndërkombëtar, siqë janë: FMN, BB, UNESCO, FIFA, UEFA, UE, LA, e shumë e shumë organizata tjera ndërkombëtare dhe regjionale në botë, deri sot nuk di që Kosova ka ra në një konflikt të llojit të sipër përmendur që të prish aktin e njohjes dhe pranimit të Republikës së Kosovës në këto dhe shumë shtete e organizma tjerë ndërkombëtarë.