Në prag të mitingut të foltoristëve, SHBA-të folën qartë se cilin shohin ato si partnerë të tyre

Në prag të mitingut të foltoristëve,  SHBA-të folën qartë se cilin shohin  ato si partnerë të tyre

 Nga Skënder Sadri KAPITI

Zv.ndihmës Sekretari i DASH, Gabriel Escobar ka dhënë një mesazh të forte:

Mesazhi që po jap është: i shohim partnerët tanë mes njerëzve që janë të përqendruar tek integrimi europian, partneriteti në NATO, dhe kundër korrupsionit. Me këta jemi në partneritet. Dhe meqë ra fjala, nuk janë të gjithë në sferën politike, ndaj, nëse nuk i gjejmë në sferën politike, do t’i gjejmë tek shoqëria civile, në grupet e të rinjve, në sektorin privat, kemi shumë partnerë këtu dhe do t’i bëjmë gjërat të ndodhin.”, me këtë mesazh zyrtari i lartë amerikan mbyll intervistën e tij,  në News24.

Pra a e dëgjuan këtë mesazh Berisha dhe foltoristët e mitingut antiBasha e antiSHBA që po mbahet sot me 11 Dhjetor 2021!?

Pra SHBA-të kanë shumë partner këtu në Shqipëri, por nëse nuk i gjejnë në sferën politike  sic është grupimi politik e bolsheviko-antiSHBA i Berishës dhe foltoristëve , që është një grup  mjeranësh e dështakësh politikë të PD-së, SHBA si partner besnik të saj ka pjesën më të madhe të shqiptarëve , pasi shqiptarët janë populli më proamerikan në botë dhe këtë proamerikanizëm nuk e lëkundin aspak një grup foltoristësh.

A e dëgjuan mesazhin e SHBA-ve foltoristët dhe Berisha kur ai tha: “… shiko, vërtet dua të flas më shumë për marrëdhënien dypalëshe se sa thjesht për Sali Berishën sepse Shqipëria është më shumë se thjesht Sali Berisha”. Pra ju foltoristë dhe mbështetës të “thjesht” Berishës a e dini se jeni një pakicë dhe a e dini se nuk jeni e gjithë Shqipëria, dhe nuk jeni as e gjith PD-ja, pavarësisht se flisni sikur jeni shumicë (si bolshevikët).

Ju foltoristë po mbështesni një të shpallur “non grata”, dhe e dini shumë mirë se cfarë do të thotë kjo, dhe a mos kanë bërë “gabim” SHBA-të që shpallën non grata edhe serbë nga Veriu i Kosovës??!!

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur këtë të premte se vendimet për të shpallur një zyrtar apo ish zyrtar si të korruptuar janë vendime institucionale dhe aspak vendime politike

Është një vendim institucional. Dhe nëse sheh rastet e shpalljeve të bëra dje në veri të Kosovës, ato hetime u deshën vite të zhvilloheshin. Nuk është thjesht kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme dhe administrata para saj, ndaj askush nuk duhet t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo nga një institucion”, shprehet Escobar, ndërsa pretendimet e ish kryeministrit Berisha se vendimi për shpalljen e tij non grata ka qenë skemë e Sorosit e miqve të tij, i konsideron absolutisht të gabuara, madje të rrezikshme sipas tij.

Escobar, gjithashtu theksoi se: “Por e vërteta është se ne e ndjekim korrupsionin aty ku është. Pra, kjo është një përpjekje midis agjencive, një përpjekje midis shumë agjencive, që përfshin Departamentin e Thesarit, FBI-në, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit, për të kuptuar se ku është korrupsioni dhe për të kuptuar se ku është ndikimi gërryes. Dhe ky është një vendim institucional, jo një vendim politik”.

Këto të cilat deklaroi i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, keto  i di shumë më mirë se kushdo prej foltoristëve  Berisha dhe rrethi i ngushtë pranë foltores së tij, por bëjnë sikur nuk i dinë, apo mashtrojnë e spekulojnë paturpësisht sikur nuk e dine dhe vendimarrjen non grata mundohen ta justifikojnë si politike. Pra e dinë por nuk dëshirojnë dhe më tepër i kundërvihen atyre me djallëzi, me hipokrizira djallëzore spekulative dhe keqinterpretuese.Pra këtë  deklarim të Z. Eskobar duhet ta marrin dhe të shërbejë si sqarim për të gjithë ata që nuk e dinë dhe të gjithë ata që janë mashtruar nga foltorepropaganda e Berishës. Duhet ta mësojnë këtë edhe ajo klikë sahalëpirësish, mercenarësh  e të korruptuarish intelektualë e mediatikë, duhet edhe këta  ta mësojnë se vendimet “non grata” nuk janë politike , pasi në vendimmarrje dhe për shpalljen “non grata” për pëfshihen Departamenti i Thesarit, FBI-ja, Departamenti e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit.

Institucionet dhe shteti amerikan  nuk funksionojnë  si institucionet keqfunksionale të  ngritura në Shqipëri gjatë këtij tranzicioni si dhe  nga ishKryeministri  Sali Berisha  i cili i konsideronte PD-në, Shtetin dhe pushtetin e drejtësinë si të drejta e prona të tija.

SHBA nuk kanë  partner ata të cilët bëjnë dhe mbrojnë krimin dhe korrupsionin,kushdoqoftë ai.

Dhe në fund ja dhe përgjigfja e z. Eskobar dhënë pyetjes së  Sokol Ballës nëse gjërat në PD shkojnë  nga ana e Berishës:  

Ambasadorja juaj këtu e ka bërë të qartë pozicionin e Departamentit të Shtetit se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike nëse gjërat shkojnë nga ana e Berishës. A keni një mesazh tjetër për ta plotësuar? ZV/NS Escobar: Nuk takohemi me të. Është i shpallur. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj.(