N G U S H Ë L L I M E FAMILJES SË NDERUAR SHEHDADI NË GJAKOVË

Dërgon për botim: Florim Zeqa

Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër

Zvicër-Solothurn, 2020-08-26

N G U S H Ë L L I M E
FAMILJES SË NDERUAR SHEHDADI NË GJAKOVË

Me rastin që KASTRIOTI u nda nga jeta, më i dashuri për Ju në
veçanti, për farefis, miqsi, bashkëpunëtorë dhe bashkëveprimtarë për çështjen
kombëtare në përgjithësi, kudo që gjinden në Kosovë dhe në kurbet, ku dhimja
dhe pikëllimi janë të pranishme dhe të arsyeshme, të gjithë paqi qëndresën si
ndihmesë, për të përballuar këto qaste të vështira përmes kujtimeve dhe
nderimeve më të mira për KASTRIOTIN e nderuar e që mund të bëhen në këto
rrethana..!
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, ndanë dhimbjen bashkë me
Ju e nderuara familje SHEHDADI, me shpresë, se, për aq sa është e mundur në
këto rrethana, ku pikëllimi e dhimbja e arsyeshme janë të pranishme në mesin
tuaj dhe tonë, për KASTRIOTIN, familjarin tuaj më të dashur, gazetarin dhe
publicistin e mirënjohur, veprimtarin e çështjes kombëtare për liri e pavarësi të
Kosovës.
Me Ju përherë qëndroft pranë qëndresa e arsyeshme, paqi nderimet dhe
kujtimet më të mira për KASTRIOTIN e nderuar, që me vepra që bëri e la pas
vete, do të kujtohet e nderohet brez pas brezi, tash më le të pushon i qetë në
amshim, se me punë e vepëra ka fitua përjetësinë.
Dheu i atdheut i qoft i lehtë e i shërbeft si mbuloj e roje e përhershme… për të
cilin gjatë tërë jetës me kujdes e përkushtim veproi në të gjitha drejtimet që të
jetë i lirë i pavarur me mirëqenie dhe zhvillim ekonomik arsimor e kulturor
ashtu siç e deshi dhe dëshiroi gjatë tërë jetës në vazhdimsi.

Për: BISHZ
Abas Fejzullahi, kryetar & Dr.Sc. Ahmet Xhigoli, anëtar i kryesisë