MËSUESE : ÇFARË KUPTIMI KA KJO FJALA EPOPE?

MËSUESE : ÇFARË KUPTIMI KA KJO FJALA EPOPE?

Shkruan Refiqe R. Hamiti

1.

E shkruan një deklarat -urdhër ” ata “, atje lart:

Në orën e parë në të gjitha shkollat e Kosovës të flitet për :Epopen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pa asnjë mundësi të krijuar nga ata lartë që nga pas lufta e gjerë më sot ,që po urdhërojnë,e pa kushte elementare veç shkumsit dhe tabelës ,unë e bëra të pamunduren që nxënësve të mi të ju flasë për 5,6 dhe 7marsin e vitit 1998 .

Duke u nisur nga thënjet e famshme nga njerëzit e ditur se: Mësuesi është një përson që jep mësim në shkollë ,i cili është si qiriri ” tret vetën” ,për t’u ndriçuar rrugën të tjerve. Apo arti i mësimdhënjes është të dish të sugjerosh unë vendosa ,me kushtet e mia moderne- klasike të flasë për sakrificen e familjës dhe vet Adem Jasharit për lirinë e Kosovës,që po e gëzojmë ne sot.

*

Në tingujt e këngës:” Çohu Adem”,(lëshuar nga celurari im),e ku të gjithë nxënsit filluan të këndonin edhe unë bashkë me ta sepse m’u lëkundën emocionet fillova:Të dashur nxënës sot është 5 marsi. Sot kjo datë rikujton Epopen e lavdishme heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,sot 23 vjet më parë forcat paramilitar-çetnike -serbe ,në orët e para të mëngjesit ,me gjithë arsenalin ushtarak ia mësynë Drenices heroike, për të sulmuar Ushtarët e ditëve të para të Ushtrisë sonë Çlirimtare Adem dhe Hamzë Jasharin me familje dhe gjithë banorët e lagjës ku jetonte familja Jashari.

Më ndërpren Ajana Feka .

Mësuese çfarë kuptimi ka fjala EPOPE?

Ndalem,e shikojë,i afrohem ia ledhatojë flokët…

Pyetje me vend Ajana…

2.

Jam duke e pyet vetëvetën, mos ndoshta ma mirë ka qenë m’u pas vra në vakt të luftës sesa me pa Lirinë kah e shkel me këmbë çdo matrapaz politikë i cili nuk dinë mirë me shkrue e me lexue, me pa Lirinë kah dhunohet, kah shkatërrohet , kah përlyhet,kah sakatohet,kah vidhet edhe në votë, nga derrkucat/kucet , e palara fund e krye sepse tash Komandantët na ikën shkuan në Hagë, por dorën e keqe e kanë lënë pas ,vështir m’u shfaros.

Liria për 23 vjet , asnjëherë nuk më është dukur liri…

E shëmtuan komandantët.

E çoroditën Komandantët.

E thanë Komandantët.

E vodhën Komandantët.

I dhanë ngjyrë tjetër Komandantët.

E qnukën dhe e rrjepën Komandantët.

E njëllosën Komandantët e Rognerit.

E kepërdorën edhe segment tjerë të pashkollë deri në atë masë, sa edhe bën tregti me krejt serbofilët për me na coptue ,e me na shtre për tokë. Hiq ma largë kthe sytë, e hap veshët në pjesën veriore të Mitrovicës.

Veç këtë vitë Epopeja e UÇK nuk më ka shkaktue dhimbje sa për 23 vite rresht!

Aty me 5…6 dhe sot nuk zbarkuan Komandantët falls, me rrejt ,e me thur vargje të rrejshme për Adem Jasharin.

Çdo vjet, në Mars, e paraftyrojë luftën, qysh paraftyrohet një moment i keq, kur ti s’je fajtori.

E paraftyrojë dhe e mbyll dhimbjen rëndë saqë edhe kur dua ta hap kapitullin e asaj periudhe ,trupi më bëhet dhe, s’dua më të flas për luftën sepse çdo vitë e më shumë,më rritet urrejtja e dyanshme.

A ka njeri që donë të shkruaj për luftën?

Jo. Veq zori…

Por si të vjen marsi ,ende pa qelë jargovani lulebora është mbyt ,ka marrë ngjyrë të kuqe,krizantema ka ndërruar shtatin, e kujtimet e luftës përtrihen, zemra të coptohet mija herë kur kujtonë familjen e Adem Jasharit, ne ende s’mund ti harrojmë dhimbjet sepse varret na kanë rrethuar kudo. S’ka liri, s’ka dashuri, s’ka lumturi, s’ka hare, s’ka moment pa dhimbje dhe lotë sepse mendja të risjell luftën ajo është paluar në zemrat tona, dhe me 5 mars , hapet zemra,e pikon loti.

3.

Heronjët nuk flejnë të qetë në varret e tyre.

Sepse:

Hashimi, Ramushi, Kadria Fatmiri, Rexhepi, e shumë komandanta tjerë që e shitnin votën në ora 1 të natës ,e u bënë “sektor intelegjence,të vetshpallur “, pa një pikë dije e “haberi “, bashkë me disa “alameta “, të PDK e LDK, të bërë milionerë (si qifti i Agim Veliut dhe Haki Rugoves sepse Isa Mustafa thesin e ka pas plot, që nga koha e ekzilit) .Duke u thirr në gjakun e heronjëve dhe viktimave të luftës.

Pas vdekjes së Adem Jasharit janë pas këput këta të PDK duke i keqpërdor edhe varret e fëmijëve. Pastaj e bardhë dita për tradhtarët dhe kontrabanduesit në LDK. Vdiq arkitekti i shtetit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe këta shkatërruesit kadal-kadal eliminuan dijen, aktivistët ,veprimtar e vërtet të LDK,e morën timonin me nerskamca, duke fut në krye të LDK njeriu që kurrë në jetën e tij,s’pati takim dhe bisedë krye më krye me Ibrahim Rugovën sepse ishte koka dhe bishti i Bujar Bukoshit njeriut me dosjen më “enigmatike për ne”,në të gjitha fazat e para dhe pas luftës.

Edhe Ramushi shumëherë ka luajtur me kartën e zezë.

Pasuria e tij milionshe ka mbi si këpurdhë pas shiut. Për Fatmir Limajn nuk diskutohet,ky njeri ka “vuajtur shumë për shqiptari “,por asnjëherë nuk gjeti kohë me falenderue popullin për gjithë asfaltin e zi, të shtruar shkel e shko ,që ia kanë pranuar.

Nuk e di si ndihet sot Hashimi pas 23 vjete të përfundimit të luftës,atje në Hagë. Veq zoti i madh, se pat me na fut në Minishengenin ballkanik duke u takuar tinëz e ashiqare me kleqkat dhe Kryeministrat e Millosheviqit, që shfarosën familjen e Adem Jasharit.

Familjen Jashari e lan vetëm në luftë.

A pas lufte ken, tu u këput ,duke u thirrë në emrin e tyre. Që 23 vjet si nga këta të PDK ,AAK por edhe LDK , nuk u gjet asnjë pushtetar që të padit Serbinë për shfarosjen e familjes së Adem Jasharit.

Se di si munden të ndjehen krenarë këta Komandant?

S’di se si nuk e kuptojnë se çka është ajo ndjenjë krenarie që jan myt duke u thirr me zë?

Çka i ndihmon fytyrës së tyre krenaria?

Si mund të ndjehen krenarë me sakrificën e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit,e Sali Çekajt sepse vetëm këta ishin komandantët e vërtet të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.

Krenarë ndihet njeriu vetëm atëherë kur sakrifikon vet- individi,për atdhe, e jo me u krenue me gjakun e huaj.

Sot në këtë mbremje të 7 marsit ,në Ditën e mësuesit para 23 vjet flitet dhe shkruhet një dëshmi tronditëse, por edhe e jashtëzakonshme. Sepse gjithçka që u zhvillua më 5,6 dhe 7 mars për tri ditë rresht ishte e jashtëzakonshme, ishte epike, ndoshta e papërsëritshme në të gjithë historinë botërore.

Nuk njoh një rast tjetër të tillë, kur 57 vetë të një fisi dhe të një ideali, do të jepnin jetën ” si me le”, nuk njoh ndonjë rast tjetër, kur në tri ditë lufte, 27 vetë të një familje do të flijoheshin.

P.S.

Rikujtojë familjen dhe Kryetrimin Adem Jashari.

Ju faleminderit!

Sepse Ajanës, duke ju rikujtuar juve dhe sakrificen e juaj ia dhash përgjigjjen e kuptimit të falës EPOPE: Ngjarje ose varg ngjarjesh heroike e të rëndësishme në jetën e një populli: Epopeja e Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe familjes Jashari.

Sepse Ajana ,Fjolla,Kroni, Ronela,Erisi,Ada,e ju të dashur nxënës:

* Adem Jashari u bë himn, u bë flamur. Besën shqiptare e stolisi edhe me një kurorë madhështore. Trimërinë tradicionale e ngriti në piedestal. Historisë së lavdishme i shtoi një kapitull të veçantë e të lavdishëm. Ai bëri epokë. Edhe një herë i tregoi mbarë botës se çfarë çmimi është në gjendje të paguajë populli shqiptar për liri e pavarësi. Me shembull unikat të qëndresës e vetëflijimit. Adem Jashari me gjithë fëmijët si ju, dhe familjen e tij, u bë kushtrim e frymëzim për masivizimin e luftës kundër pushtuesve serbë, u bë simbol i pathyeshmërisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Akili Mirena nga fundi bërtiti nga emocionet:

Mësuese edhe babai im ishte Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Edhe ti mësuese…