MASAKRA NË DRENICË

MASAKRA NË DRENICË

            Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

 

Në muajin Mars ‘ 98 – të,

Fat i zi që na ka gjetë ,

Me shqiptarët duarthatë –

Luftë të ndytë nisën barbartë !

 

Vijnë nga larg korbat e zi –

Masakrojnë gra e fëmijë !…

Presin fëmijë me thikë në fyt –

Ju pinë gjak , ju nxjerrin sytë !…

 

Kështu kasapët e Ballkanit ,

Nën komandë të  Halldupanit ,

Topa e taksa të ushtrisë –

Vijnë nën maska t’ policisë !…

 

Mëshifen  n’ male t’ Qyqavicës –

Për t’ ia vu zjarrin Drenicës !

Në  Çirez e Likoshan –

Bombardojnë me aeroplanë !…

 

Vrasin, presin n’ derë t’ shtëpisë ,

Shkelin taksat mbi trup t’ fëmisë !

Presin gra e presin motra…

Tym e flakë ndizen këto votra !

 

Gjuajnë me topa , iu vejnë zjarrin ,

Rrafsh me tokë e bënë Prekazin .

Skënderajn e gjithë Drenicën –

Presin natën , vajtojnë ditën !…

 

N’ tym e n’ flakë digjet Llausha ,

Plot kufoma mbushet fusha .

Shumë viktima digjen n’ zjarr –

S’ guxon kush me shkua me i marrë !

 

Presin fëmijë ata famëkeq ,

Pleq e plaka 90 – vjeç …

Therin n’ bark shtatzëna t’ shkreta –

Ua nxjerrin fëmijët me bajoneta !

 

Iu shajnë nënë e iu shajnë t’ parë :

“S’ ke për t’ lindë , ti më shqiptarë !”…

Edhe meshkujt i kanë kastrua –

Për t’ mos mund shqiptarë me u shtua !

 

Shumë shqiptarë kanë masakrua –

S’i  kanë lanë as me i varrua !

Me bagera e polici –

Mbarë e mbrapshtë n’ gropa i kanë shti !

 

Djegin shpija , gjuajnë me topa –

Me kamera i këqyrë Evropa !

Kriminelë t’ egër , t’ pa parë –

Kah bëjnë krime mbi shqiptarë !

 

Të gjithë meshkujt po i tubojnë –

Para fëmijëve i pushkatojnë !

Mizorisht tu’  i masakrua –

Gra e fëmijë tu’  i trishtua !

 

“Hajde majko”*1) – lotët ndali ,

Hajde , shih qysh t’ pritet djali !

Qysh ia pres kokën me thikë ,

Ia nxjerr sytë , ia pjek’  mushkëritë !”…

 

Gra e fëmijë i masakrojnë –

Mbi kufoma – hipin , vallëzojnë !…

Këngë çetnike duke këndua –

Mbi shqiptarë çka kanë mbarua !

 

Thërret Milloshi – mercenarë ,

Për t’ luftuar me shqiptarë !

“Një rrogë lufte e kësaj ane –

Katër mijë marka gjermane !”…

 

“N’ luftë t’ Kosovës , kush do t’ vritet –

Përmendorja do t’i  ngritët !

Çdo familje që i vdes ndo ‘i  trim –

Njëqind mijë marka i japë shpërblim !”

 

Kush nisë luftën me shqiptarë –

Le ta dijë se digjet n’ zjarr !

Kush n’ Kosovë vjen me ba krime –

Plumbat n’ ballë  i merr shpërblime !

 

Kush n’ Kosovë , do t’ luan me gjak –

Do t’i  merr djemtë me sandak !

Dhjetë mijë killa dhe mbi krye –

Me ferr t’ zi ka me u shpërblye !…

*1) Hajde majko = serbisht: Hajde nëno !

 

Gjilan, më 07.03. 1998.        Demir Krasniqi

 

*****Demir Krasniqi : “GJAKON KOSOVA” – Gjilan, 1998, faqe 14.