Lumturia

Redakton: Reis Mirdita

Në meditimet e mia mbi lumturinë, erdha në përfundim se çdo gjë e blerë, nuk vlen asgjë.

 

[rml]

Të vetmit njerëz të lumtur janë gratë e martuara dhe burrat beqarë.

 

[Henri Louis Mencken]

Vetëdija e lartë vjen ngadal, pjesë-pjesë. Rruga e rritjes shpirtërore është një rrugë e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Përvoja e fuqisë shpirtërore është thelbi i lumturisë.

 

[M. Scott Peck] (Psikolog amerikan, 1936- 2005)

Ka vuajtje të bukura ashtu si që ka bukuri që të bëjnë të vuajsh.

 

[Dana] (postim)

Janë dy lloje njerëzish: ata që mund të jenë të lumtur por që s’janë, dhe ata që kërkojnë lumturinë po se gjejnë dot.

 

[Proverbe arabe]

Të jesh i lumtur, do të thot të dijsh të kënaqesh me pak.

 

[Epikuri] (341-270)

Gjithënjë ka njëmijë shkaqë për t’u mbyllur. Të dalish është më vështirë.

 

[Claudie Gallay] (1961, shkrimtar bashkëkohorë francez)

Një e papritur e këndshme është lumturi;- po ëndërimi a s’është gjithashtu një lumturi?

 

[Edgar Allan Poe] (Shkrimtar Amerikan, 1809 – 1849)

Lumturinë e ke në krahun e djathtë, vuajtjen në të majtin.

 

[Laureta Miftari]

Lumturia egziston vetëm në dashurinë ideale, të cilën nuk ka njeri që të mos e ketë provuar qoftë edhe për një çast të vetëm.

 

[Vilhelme V. Haxhiraj] (Shkrimtare shqiptare. “Vështroni Meduzën”)

Më e keqja e të keqes është pritja e të keqes.

 

[Daniel Pennac] (shkrimtar frankofon, 1944- )

Mos u mundoni t’i përmbytni hidhërimet e juaja: ato dijnë të notojnë.

 

Albert Willemetz

Çasti kur njeriu e ndanë idenë e lumturisë nga ideja e pasurisë, është fillimi i mençurisë.

 

Ralph W. Emerson

Asnjëherë mos e vendos çelësin e lumturisë sate, në xhepin e dikujt tjetër.

 

Kush është i lumtur, i bën të lumtur edhe të tjerët.

(Anna Frank)