Lot që djeg si zjarr

Poezi nga Xhevahir Cirongu

          Lot që djeg si zjarr

Ashtu pa dashur më erdhi një lot

Në gjoksin tim aty  gjeti strehë ,

sa shumë më ngrohu ai atë çast,

e preka, e putha,dashuria mori zjarr.

Në thinja të bardha flokësh

pas kaq vitesh ishin zgjuar aty,

u thash të largoheshin  andej,

por rrudhat mbi ballë e faqe

vallzonin e s’largoheshin prej saj.

Por ti o lot që më djeg si zjarr

në gji më rri për çdo çast,

është lot i dashurisë së nënës

aty në kopshtin e luleve të shpirtit tonë

emrin NËNË në përjetësi e mbajmë!

        Durrës dt. 14 Shkurt 202