KRYENGRITJA E Z.KIMETE BERISHA…

KRYENGRITJA E Z.KIMETE BERISHA…

Shkruan : Refiqe R.Hamiti

DUHET ME PI UJË PËR SHNET !

1.

Mirënjohja për ty ka ardhë nga ky popull i cili të lexojnë dhe të vlerësojnë. Mirënjohja për ty ka ardhë nga politikan,deputet,kuvendar,kryeministra dhe presidenta të cilët, të kanë lexuar ,të lexojnë dhe të kanë vlerësuar gjithmonë.

Mirënjohja për ty nga unë ,ka ardhë duke të njohur nga koha e vjetër e guximit ,nga koha e punës se palodhshme dhe reale, që kemi bërë në Gazetën” Bota Sot “, ti si redaktore e fortë,dhe e mençur , e shumë shkrimeve që i sillnim tek ju Kimete e nderuar dhe na i vlerësoje me vend dhe me respekt.

Për atë kohë gazeta “Bota Sot”,në krye me gjeneralin e germave shqipe Teki Dervishin ishte gazeta që lexohej më së shumti në gjashtë anët e botës,e ne mike ishim aty dhe pikë. Është punë e pamohueshme për kontributin e dhënë aty me shumë sakrific dhe mund.Çka kemi shkruar ne atëherë për ta informuar popullin drejt dhe sakt ,disa shqiptar i kanë kuptuar veç para dy vite ,opinjonet tona.

Veç 30% të punës së bërë po të na i vlerësojë ky popull ,për ne do të ishte ” bukuria e kohës “,por edhe diamanti ka vlerë dhe shkëlqim aq të madh deri atëherë kur “kurtaliset”,në dorë të çfardo njeriu , (eh sa budallica krenohet pse në gjoksin e saj dhe rreth qafe është e mbushur me flori,sepse aq di aq e ka paraqitjen, mjerisht kemi edhe shumë meshkuj të një rëngu)…dhe se nga kush e sheh dhe vlerësohet për atë shkëlqimin që e ka.

Se pse ishe e fortë dikur,edhe pse atë forcë sigurisht e bartë edhe sot, unë mendojë që rrjedh nga karakteri i fuqishëm i yti,

(veç shitjen me lek siç të thërrasin se besojë kurrë)…

i besimit të drejtë dhe dijës që bartë koka jote sepse edhe pse kryengritja jote ka ndryshuar rrënjë , edhe pse të kanë ndryshuar lexuesit,nga ky hap apo qasje unë të kuptojë,të besojë se je fisnike,dhe se arsyeshmëria e kahjes suaj anash,për mua , s’ka rëndësi…Sepse ky popull s’ka fuqi të di të kapet nga dija ,fuqia dhe ardhmëria e mbarë…Ky popull nuk ka fuqi të kapet nga libri ,e të shfletojë se kush ishim dhe ku jemi tani?

Ky popull harronë…

Andaj edhe kryqzimin e kanë të pabazë sepse ngulen nga harresa!?

Shoqe shkrimi yt i fundit më bëri të të thërras në një “stop”, vlerësues në disa kalamajsh brithyemsh ,të kalasë sonë brenda LVV që janë veç anëtarë të LVV, edhe deputetët që i thumbon ti.(Këta deputet që po i merr në sfond ,në qoftë se jan të till , veç marrosen dhe fundin, e kanë,si ata të para 20 vjetve që e harambashuan Kosovën).

Me ua zbulu të palarat është hulumtim me bazë,por ligji i thyen barrierat e dyshimeve. Drejtësia gjyqësore duhet të mbajë hap cilësues .

Unë në LVV jam pse e çmojë Kryeministrin Albin Kurti! Unë në përkrahje të politikës së tij jam sepse besojë që Albin Kurti është i duhuri ta ndërtojë shtetësin e mirëfillt të Kosovës .

Albini hapin e punës së tij dhe diapazanin e trurit e ka të kontrolluar nga vet zemra e tij sepse është modern dhe i kulturuar.

Ndoshta është pak mendjemadh, por i till ishte shumë edhe Ibrahim Rugova ,(kurrë nuk ia lejojë vetës ta bëjë krahasinin e Ibrahim Rugovës me Albin Kurtin por koha është ndjeksja e çdo faze të kauzave tona)… nuk ia ka zgjatë dorën dikur Sali Berishës por Shqipërin e ka dashur me zemër!

Andaj shoqe e nderuar !

Nuk vlerësohet Edi Rama ,në atë të tijën, që ballkanizmi i hapur, po hap shtigje të reja.

Jo.

Ndoshta ti sheh ndryshe,por unë po e shoh një gjakderdhje të re. Atij që ju ka tha zemra,ai që i ka pa të masakruar familjarët e tij,ai që çdo ditë i viziton varret e luftës së fundit në Kosovë ,këngët e Cece’s dhe Draganës që jehojnë në bregdetet tona , do të ishin vetvrasje mbi ne ,sigurisht si shumëherë ndër shekuj që e kemi vetvrarë vetën tonë , kufijt dhe flamurin tonë.

Këtu duhet të ketë fund, Kryeministri ynë e pati një paraqitjen stoike,që është për t’u vlerësuar shumë ,se çfarë donë dhe se çfarë nuk donë Albin Kurti ,koha ia zgjidh nyjet. Me pritë është sakrificë.

Kimete e nderuar edhe unë u kryqzova nga disa përfaqsues të LVV në Llap dikur para zgjedhjeve të fundit në Kosovë,por nuk u rropata unë . Kryqzimi i pamenduar vinte nga Abedin Zeka,Mentor Latifi, Mentor Llugaliu për disa shkrime që i bëra,në opinion duke përkrahur Vjosa Osmani,, kur Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ishin në aleanc të marrveshjes për bashkimin e listës në zgjedhjen e fundit .

Pse e përkraha Vjosën kisha mesazhe fyese edhe nga disa “taliban tjerë”, pos këtyre tre shokve që i përmenda “,duke më quajtur tradhtare,por unë nuk u dorëzova, sepse burimet e mia të informacioneve shkonin aq larg dhe nga vet përfaqsuesit e LVV dhe listës Guxo, saqë ata që më fyenin, unë i shikoja dhe i lexoja për gjynah nga mosdija e tyre,sepse pas katër dite të përkrahjes sime publike për Vjosën, Albin Kurti doli publikisht dhe nënshkruajti marrveshjen me Vjosën për garë të përbashkët.

Ata “talibanët”,harruan akuzat e shkrepura ndaj meje dhe i shikoja për mëkat, karakteret e tyre,nga larg gjatë fushatës se si e përqafonin dhe përkrahnin Vjosën kur vinte në Llap…

Por LVV nuk ka veç molla të kalbura siç thirresh ti. Aty ka edhe intelegjenc,kulturë dhe durimtar që dinë me vlerësue shkronjën dhe hapin kur poston ndonjë statut kudo qoftë.

Pra harruan se çfarë më quajtën mua veç para pak ditësh disa nga përkrahsit e Kryeministrit Albin Kurtit,ndërsa në fushat të njëjtit bënin selfie me qendrën e vëmendjes ,kishe ne jemi me LVV.

Unë e di që deri në ditët e fundit ishin përkrahës të lëngët të PDK,janë kyq në LVV veç me marrë naj kafshore… Shumë mirë i njohë por paraja s’të bënë gjeni e as fyerja publike kishe po ia themë diçka dikujt. Sepse intelegjenca matet ,këtë e dinë gjithë bota.

Pranë LVV, ka anëtar të padijshëm dhe kërcenues të flliqt (sepse një femër të kërcenohet me nanë e babë dhe me likfidim është turp i madh)… por se çfarë mesazhe kërcenuese të dërgojnë ty,merëzin dhe thumbimin e tyre gjuaje në deti sepse ata aq dijnë ,aq shkruajn.

Ata harrojnë plyralizmin politik dhe pikë,me diktue dikend sot është shfaqje teatrale.

Ata bash si politikanët tanë dikur dhe sot që po shtrambërojnë kufijt dhe po hartojnë projekte ballkanike kinse të hapura por :Po harrojnë se para 22 vjete në Kosovë gjaku ka shkue rrëke.

Mike tu kisha lut largohu nga thënja : Për inat të resë ,më vdekt djali!

Sepse:

Kryeministri i Kosovës e pinë ujin për shnet.

2.

Të gjithë njerëzit i takojnë historisë, në histori mbetën vetëm disa.

Z .Kimete Berisha

Lexo dhe shkruaj si një njeri që do të jetojë përgjithmonë. Jeto si një njeri që do të vdesë nesër.

Për bukurinë tënde nuk ka kozmetikë më të përshtatshme se sa lumturia jote.

Mos i vëzhgo yjet thjesht si pika të ndritshme, por përpiqu të rrokësh hapësirën e pamatë të universit.

Kryesisht, shkenca ka nevojë për imagjinatën. Jo çdo gjë është matematikë, jo çdo gjë është logjikë, por në njëfarë mënyre është edhe bukuri e poezi,kur të lexojë ty si kryengritëse e të gjitha kohërave të jetës suaj ,unë të konsiderojë matematikë të pathyeshme ,formulë karizmatike .

Veç Tekia i dishëm i ka çmontu këto formula!

Të përgëzojë!

Z Kimete:

Aftësitë e mia ishin të zakonshme. Të tuat janë të jashtëzakonshme sepse kishin vetëm këmbënguljen.

Asnjë grua nuk duhet të thotë: “Unë jam thjesht një grua”, por “Unë jam grua”. Çfarë tjetër mund të jesh më shumë se grua?

Sepse :

Çdo formulë që shpreh një ligj të natyrës është himn që përlëvlon Zotin.

Bota e të nxënit është kaq e gjerë, ndërkohë që fuqia e shpirtit njerëzor është kaq e kufizuar.

Kjo mungon në shqiptari.

Ne përpiqemi me tërë fuqinë që kemi, por maksimumi që arrijmë të bëjmë, është të zhvatim ndonjë copë të vogël nga perdja e mistershme, pas së cilës shpaloset universi i pafundmë.

Bota po digjet z. Kimete :

Një ‘dije ‘,që merr përmasa popullore nuk është shkencore. Por ‘TI’ ,si e till kushdo që të lexon të ka përfshi në përmasa popullore që po i djeg nga brenda.

Po ua tërheq vëmendjen në çdo frymë që frymon… S’ka më LVV,LDK,PDK,AAK, LISTA GUXO, i dogje dhe pikë

Dhe në fund:

Si rregull i përgjithshëm, njerëzit na zhgënjejnë varësisht nga shkalla e njohjes që ne kemi për ta.

Më çudit fakti që disa njerëz nuk besojnë as në Librin e Natyrës, as në Librin e Zotit.

Z.Kimete ,mos harro të lutem!

Kryeministri ynë Albin Kurti po pinë drejt dhe me gjoks,por urrejtjen e juaj nuk e meriton…Pra:

DUHET ME PI UJË PËR SHNET !