Koronavirusi nuk pyeti për dollarë e euro, as për të fortët e pushtetit, as për raketat, tanket e avionët.

Koronavirusi nuk pyeti për dollarë e euro, as për të fortët e pushtetit, as për raketat, tanket e avionët.

Nga Skënder S.KAPITI

Koronavirusi erdhi dhe nuk pyeti askënd dhe asnjë.

Bota, i gjithë njerëzimi sot është nën kërcënim dhe në ankth prej pandemisë.

Përballë këtij rreziku të gjithë janë e ndjehen njësoj të kërcënuar, si ata që kanë miliona e miliarda dollarë  dhe euro, si ato shtete të forta e të fuqishme ekonomikisht dhe financiarisht, si ato të varfëra e të dobëta.

Por viruse janë  edhe ato që i “prodhon” vetë njeriu, janë ato viruse që sjellin jonormalitete shoqërore, vuajtje, rreziqe e kërcënime dhe dëme njerëzve dhe shoqërive lokale dhe asaj globale. Virus është ndotja e ajrit, helmimi i tij nga veprimtaria e papërgjegjshme e njeriut me emetime të gazrave e helmeve nga makinat, avionët e fabrikat; virus është ndotja e ujit të lumenjve,liqeneve ,detrave dhe oqeaneve; virus është ndotja e tokës , prerja dhe shkatërrimi i pyjeve dhe prishja e habitateve dhe e biodiversitetit; virus është krimi, korrupsioni dhe sëmundjet e rënda që vijnë prej  politikës së sëmurë.

Sot sikur është “harruar” gara për armatime e shpenzime marramendëse për teknologjinë vrastare njerzore.

Nuk i i erdhen në ndihmë njerëzimit as armët bërthamore, as tanket, as aeroplanet dhe as raketat dhe as teknologjia e sofistikuar ushtarake e kozmike.

Sa mirë do të kishte qenë që këto shpenzime të kishin shkuar për paqen, për shëndetsinë, për të mposhtur dhe zhdukur varfërinë, mjerimin dhe etjen; të kishin shkuar për arsimimin, për punësimin, për mbrojtjen e mjedisit dhe jo për të kundërtën, për në dëm të njerzisë dhe planetit.

Njerëzimi duhet t’i kthehet normalitetit, dhe normalitet do të thotë paqë, siguri jokonflikte; normalitet do të thotë vetëkufizim dhe frenim  i lirive negative të egoizmit dhe të pandjesisë e të padhimshurisë shpirtërore; nomalitet do të thotë   më shumë përgjegjsi e respekt për veten por edhe për të tjerët; normalitet do të thotë  përgjegjsi për tokën , ujin , ajrin dhe planetin i cili na mundëson jetën.

Virusi po kërcënon njerëzimin, njerëzimin i cili është bërë kërcënim për planetin dhe për vetë jetën e tij.