Fejton (1) / KOLONA E PESTË

Fejton (1) / KOLONA E PESTË (Fünfte Kolone[1]/ Fifth Column[2])

Shkruan: Shefqet DIBRANI

HYRJE:

Kolona e Pestë[3], është formacion i dyshimtë[4], që ka mision të caktuar! Ndërsa në Kosovë, KOLONË E PESTË, mund të llogaritet Klani nga RIINVESTI[5], pastaj nënë seksione të Kolonës janë formacionet “LIDHJA e BESO.”[6], të cilët tërësisht dhe krejtësisht në mënyrë klandestine dhe jo të rregullt, d.m.th krejtësisht në mënyrë antistatutare janë katapultuar në strukturat udhëheqëse të LDK, për t’i shantazhuar e paralizuar të gjitha proceset politike e shtetërore.

Edhe pse veteranet dhe themeluesit e LDK-së, diku mbi 70% janë gjallë[7], ata i ka eliminuar Kolona e Pestë, nga Kryesia e LDK-së, nga KP i LDK-së[8], pastaj askund nëpër Kryesitë e Degëve të LDK-së nuk gjen ndonjë veteran e themelues të Degëve që janë pjesë e strukturave, po ashtu nga ky brez nuk është zgjedhur asnjë delegat në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, madje këtë privilegj nuk e gëzon asnjë veteran për të qenë Deputet në Parlamentin e Kosovës. Ky zinxhirë kaq kriminal dhe kaq antidemokratik ka vazhduar duke i eliminuar nga çdo vend e nga çdo funksion, prandaj askund themeluesit dhe veteranet e LDK-së, nuk janë marrë si këshilltar askund nëpër borde e ministri dhe as nëpër komisione profesionale që i ka LDK-ja. Ky eliminim kaq i madh nuk ka mundur të ndodhë as në shtetet diktatoriale, por konsiderohen reforma dhe veprimet janë mbështetur një brez më i ri i cili qenka shkolluar në Evropë dhe Amerikë, të cilën kanë mision për të keqinformuar SHBA-në dhe vendet e BE-së, sikurse edhe EPP-në.

Nga ky prizëm mund të konstatojmë se të gjithë ata që janë në vartësi të Isa Mustafës, deshën apo jo, janë pjesë e KOLONËS SË PESTË, dhe kanë mision për t’i sabotuar të gjitha proceset demokratike në Kosovë, për të cilat kanë investuar vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos e harruar Japoninë dhe vendet tjera aleate.

Kjo analizë mëton për të kompletuar qasjen rreth veprimtarisë subversive të Kolonës së Pestë, e cila në strukturat e LDK-së është zgjedhur në mënyrë mafioze me pëlqimin e Isa Mustafës, i cili nuk i respekton zgjedhjet e fshehta, konkurrencën dhe normat demokratike të cilat janë pjesë e statusit dhe rregullores për zgjedhje edhe brenda LDK-së[9]. Po të ishin mirë të informuar Amerikanët dhe strukturat politike në BE, sidomos ato në EPP[10], Isa Mustafës që moti e kishin izoluar duke e detyruar për t’iu nënshtruar reformave. Por janë Kolona e Pestë, fatkeqësisht me diploma të marra nëpër Universitetet e Evropës dhe Amerikë, të cilët kanë mashtruar për reformat dhe forma e rregullta e demokratike në LDK. Këtij kori i shtohen disa ish bashkëpunëtor të Konsullatave Jugosllave në Evropën Perëndimor, militant nëpër Klubet Jugosllave, barinjë dhe kopshtar analfabet, mashtrues e mercenar, që kanë tradhtuar Salih Çekajn, e deri procesin zgjedhor pas Kuvendit të VII-të Zgjedhor, në Degët e LDK-së në Zvicër dhe gjermani, gjatë vitit 2015-2017, dhe militant të Grupeve të Trepërqindëshit që udhëhiqeshin nga Isa Mustafa, por asnjëri syresh, flas me përgjegjësi të lart morale e profesionale, nuk ka qenë strukturë e organizuar brenda radhëve të LDK-së gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Dorën në zemër Isa Mustafa, personalisht e ka thënë një të vërtetë të pakontestueshme, sepse ai kështu ka vepruar qe 40 vjet rresht. Tashmë shihet se Populli për Isa Mustafën, është letër shpenzuese, (për të mos e theksuar letër WC-je). Prandaj pa e turpëruar fare, ky përfaqësues tipik i KOLONËS SË PESTË, në emisionin Argument Plus TV21, të datës 08.05.2020, e ka thënë saktë e pa ekuivokë një të vërtetë se në Kosovë: “Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin”[11], d.m.th. votuesi është pjesë e orkestrës për të emituar demokraci, sa për të krijuar alibinë se Isa Mustafa dhe Kolona e Pestë, e respektojnë votën e qytetarit dhe pikërisht me këtë adutë, ky klan ka mashtruar Amerikën, Bashkimin Evropian, të cilët vazhdimisht i kanë vlerësuar zgjedhjet e mira, por siç e dimë të gjithë, imazhi i tyre është prishur më vonë, nga interesa të jashtme, nga klane të cilët interesin personal e kanë vënë mbi interesin e Kosovës. Nga ajo që e tha publikisht Isa Mustafa, ne kuptojmë se sa finok është ai për t’i mashtruar edhe Amerikanët dhe BE-në, por ai nuk ka hequr dorë nga idiotizmat komuniste, me të cilat ia ka shtrirë zullumin Kosovës.

Tashmë vetëm u bë e qartë, nga goja e tij, se për qeverisjen e Kosovës vendos DALLAVERAXHIU i pashembullt, humbësi i të gjitha zgjedhjeve, keqpërdoruesi i Fondit të Trepërqindëshit, shkelësi i kushtetues, krijuesi i Asociacionit të Komunave Serbe, mu në zemër të Kosovës, njeriu që me nënshkrimin e tij ia fali Malit të Zi, Qakorrin e Zhlebin[12], d.m.th. se për Qeverinë e Kosovës, vendos ai i cili erdhi në krye të LDK-së pa qenë kurrë më parë anëtarë i saj. Pra, për Qeverinë e Kosovës, vendos vetëm Isa Mustafa, i cili asnjëherë nuk iu nënshtrua votës së brendshme në LDK, ai që nuk ka dhënë asnjë llogari për veprimtaritë e tij, që nga diferencimet ideopolitike në vitin 1981, e gjerë në ditët e sotme[13]. Ai bashkë me mercenaret e tij në Zvicër dhe Gjermani, pra pikërisht me analfabet klasik, me ata që s’kanë qenë kurrë në luftë dhe flasin për luftën, me ata që kanë tradhtuar Heroin e Kosovës Salih Çekaj, dhe thirren si bashkëluftëtar të tij, me ata që edhe në Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, tashmë janë aktivizuar si boshti Bukoshi & Mustafa, të cilët padyshim janë strukturë dhe në shërbim të Isa Mustafës. KOLONA E PESTË, është aktive më shumë se kurrë më parë, ajo është në Mision për ta shkatërruar LDK-në dhe Kosovën[14].

Vijon…

Posteri amerikan në LDB

[1] WIKIPEDIA, die freie Enzyklopädie; Fünfte Kolonne: https://de.wikipedia.org/wiki/F%C3%BCnfte_Kolonne

[2] Wikipedia, The Free Encyclopedia; Fifth column: https://en.wikipedia.org/wiki/Fifth_column

[3] Revista DRINI, “Çka është Kolona e pestë?”, https://revistadrini.info/cka-eshte-kolona-e-peste/?fbclid=IwAR0vTlPXQO3Zvecomu8jXL3lrtLKILULR2-zk0c795JsQgH5HrokwAZl1aU

[4] WIKIPEDIA, die freie Enzyklopädie; Irreguläre Truppe: https://de.wikipedia.org/wiki/Irregul%C3%A4re_Truppe

– Radio Kosova e lirë, “Kolona e Pestë, është formacion i dyshimtë, që ka mision të caktuar!”: https://www.radiokosovaelire.com/shefqet-dibrani-kolona-e-peste-eshte-formacion-i-dyshimte-qe-ka-mision-te-caktuar/?fbclid=IwAR2Pd1vCUPzoethjx9Jv_BfnLcmmduoJRbWALTKdLtCvI5qx8ZzcINLvz6c

[5] Florim zeqa; “Lidhja” rrënuese e LDK-së rugoviane”: https://www.voal.ch/lidhja-rrenuese-e-ldk-se-rugoviane-nga-florim-zeqa/

[6] Po aty, Florim zeqa; “Lidhja” rrënuese e LDK-së rugoviane”: https://www.voal.ch/lidhja-rrenuese-e-ldk-se-rugoviane-nga-florim-zeqa/

[7] Fjala e Lirë, “KOLONA E PESTË (Fünfte Kolone/Fifth Column)”, https://fjala.info/kolona-e-peste-funfte-kolone-fifth-column/?fbclid=IwAR0kX4qQ7oERqqkXhknUbebs780UTsdPhINT_rYG1zjgCh6Q-3-teW8QBgM

[8] Revista DRINI, Ramazan Bekteshi PhD, “Isa Mustafa, një lider i trishtë me shkopin e kobshëm”: https://revistadrini.info/isa-mustafa-nje-lider-i-trishte-me-shkopin-e-kobshem-video/

[9] Po aty, Revista DRINI, Ramazan Bekteshi PhD, “Isa Mustafa, një lider i trishtë me shkopin e kobshëm”: https://revistadrini.info/isa-mustafa-nje-lider-i-trishte-me-shkopin-e-kobshem-video/

[10] WIKIPEDIA, die freie Enzyklopädie; European People’s Party (EPP): https://en.wikipedia.org/wiki/European_People%27s_Party

[11] #ArgumentPlus #Mustafa-Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin#ArgumentPlus #Mustafa-Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin. https://www.facebook.com/RTV21live/videos/vb.677761332321676/527252917954626/?type=2&theater

[12] Po aty, Revista DRINI, Ramazan Bekteshi PhD, “Isa Mustafa, një lider i trishtë me shkopin e kobshëm”: https://revistadrini.info/isa-mustafa-nje-lider-i-trishte-me-shkopin-e-kobshem-video/

[13] Gazeta Express, “A ka qenë Isa Mustafa Ministër i Rrahman Morinës?”: https://www.youtube.com/watch?v=eW36o3Oxa1o

[14] Zona Express, “Vjedhje në kohë lufte” (Pjesa I): https://www.youtube.com/watch?v=mRBJ2OM1teE&t=3096s