Kohë e shperëtimave

Poezi nga Xhevahir Cirongu

Kohë e shperëtimave

Ashtu seç më erdhi atë çaste

si një amfiteatër me britma njerëzish,

kjo kohë e shperëtimave  edhe sot

të ngjall neveri deri në kockë.

Pse kështu ti kohë  errësirë  e marrëzive

kaq vajteshëm  na troket  në  zemër,

askush nga ne s’pranaon marrëzi

në kohën tonë na preke ti pandemi.

Shumë dhimbje në shpirt njerëzimit i prure

edhe shperëtimat,lotdhimbje na i bëre,

të kërrusur me kohën  si myshku marrëzi

eh,ç’kohë e pabesë ,kudo ka  kufi !?

As vet nuk di se ç’farë të them

për kohën që jetojmë me shperëtima,

o kohë e shekullit  të ’21-të

tek ty lutemi o ZOT,na lerë  të qetë !

Durrës, dt 24 dhjetor 2021