Kjo tokë nuk falet

Reis Mirdita

Kjo tokë nuk falet

Një pëllëmbë toke, pak
Dhe shumë, në tokën
E copëtuar, të larë
Nëpër shekuj, me gjak shqiptar.

Një copëze, e dini ; por e madhe se
Këputet nga kraharori me plagë
Shtizash në mijëvjeçarë.

Pëllëmbë e vogël
Për ty
Që e shet për një kravatë
Dhe një karrige, ku vendon prapanicën
E tradhtisë.

Jo nuk shitet kjo tokë
Sa do e vogël që të jetë !
Kjo tokë
E vogël e krenare shekullore.

As nuk falet kjo tokë
Nuk lejojnë ata që falën
jetën për të, për të bekuarën
Tokë shqiponjash.