Ja kush janë kundër Albin Kurtit

Ja kush janë kundër Albin Kurtit

Skënder Sadri KAPITI

Kundër Albin KURTIT sot janë kryesisht: korrupsioni,hajnija, krimi, tradhëtia politiko-institucionale dhe të infektuarit e bartësit e tyre.

Kundër Albin Kurtit është politika e vjetër në Kosovë dhe ajo e vjetra në Shqipëri pra, kundër tij si hapur ne Kosovë,  por edhe me indiferencë  dhe me “nenglizhncë” djallzore në Shqipëri kundër tij është gjithë elita e vjetër politike shqiptare  që nuk don ndryshimin e cila ka kapur shtetin ,shoqërinë, ligjin, drejtësinë, korrupsionin , hajdutërinë  dhe ekonominë, ku prej kësaj “elite” politike Kosova  dhe Shqipëria trajtohet si shtete private  të tyre.

Kundër Kurtit janë edhe tradhtia politike dhe politikanët e paaftë politikisht e profesionalisht si dhe inferioriteti e egoizmi negativ i tyre.

Kundër Kurtit gjithashtu është edhe një pjesë e konsiderueshme e mediave, gazetarëve dhe opnionistëve  mercenarë dhe të shitur te korrupsioni, paraja dhe te pushtetet e korruptuara; kundër Kurtit janë edhe intelektualët dhe intelektualizmi materialist e mercenar që lëpihet për një përfitim e lëmoshë  apo punësim nga pushteti.

Kundër Kurtit janë edhe dështakët poitikë dhe ata pseudointelektualë të cilët meqenëse nuk kanë dhunti, as talent , as guximin intelektual për sukses në politikë e shohin me inat dhe xhelozi talentin, dhuntinë dhe suksesin e tjetrit. Këta janë ata të cilët nuk duan ndryshimin, këta janë kundër  cdo politike të re që i shërben luftës kundër korrupsionit, krimit, hajnisë; janë kundër transparencës, kundër intelektualizmit pozitiv dhe kundër aftësisë e profesionalizmit; kundër KURTIT janë injorantët e “armatosur” me pasuri të fituar me korrupsion e hajni dhe nga pushteti e privilegji.

Kundër Albin Kurtit është politika dhe diplomacia e Beogradit, pasi me Kurtin politika e Beogradit shikon pengesën e pakapërcyeshme për të arritur objektivat e veta shoviniste  dhe marrëveshjet të cilat janë në përputhje me strategjinë dhe planet e objektivat e Beogradit dhe të aleatëve të tij. Beogradi dhe politika e diplomacia e tij u përball në Mynih, që në Shkurt 2020 në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku Kurti kishte përballë kishte presidentin serb Aleksandar Vuçiç

Për dialogun Kosovë-Serbi,  Kurti, mes tjerash  paraqiti disa parime që sipas tij duhet të ndodhin për të vazhduar dialogu.“Duhet të jenë tre parime në këtë dialog për të shëruar plagët. E para – s’ka marrëveshje pa dialog, e dyta – s’ka dialog me harta, dhe së treti – pa presidentë rreth hartave”, pati deklaruar ai.

KURTI por edhe VJOSA OSMANI janë  të padëshirueshëm për ata të cilët kishin plane sekrete për ndarjen e Kosovës; për ata të cilët  në kundërshtim me Kushtetutën kishin përfaqësuar  Kosovën në bisedimet Kosovë-Serbi. Kundër tyre janë të gjithë ata të cilët kanë rënë dakord dhe kanë nëshkruar për krijimit e minishtetit serb në Kosovë, për Bashkësinë e Komunave Serbe, për ekstraterritorialitetin  dhe për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi; kundër tyre është  sidomos ai, Presidenti

i Kosovës, i  cili  është  deklaruar bashkë me ata të padeklaruarit rreth tij të cilët janë për ndryshim të kufijve dhe për ndarjen e Kosovës.

Kundër KURTIT janë kundështarët e politikës së reciprocitetit, dhe të jesh kundër politikës së reciprocitetit je kundër shtetit të barabartë, sovran dhe të pavarur të Kosovës, dhe prandaj, prej  të gjithë këtyre  të tillëve: Kurti , politika, vizioni, patriotizmi, shtendërtimi, përkushtimi dhe premtimet e tij shikohen si herezi.