Ishte njeri i vlerave intelektuale, Neki Cirongu do mbetet i tillë edhe pas vdekjes !

Përkujtimore

   Ese nga Xhevahir Cirongu

Ishte njeri i vlerave intelektuale, Neki Cirongu do mbetet i tillë edhe pas vdekjes !

Po arfton data 17 marsi. Ende lotët e shkurtit s’janë tharë në sytë tanë.Ata lotojnë sërisht e bashkë me lulet e bardha të marsit,qëndrojnë në heshtje duke vajtuar atje te varri pranë oficer Nekiut. Ditët kalojnë, por edhe dhimbja jonë për këtë njeri të mrekullueshëm e intelektual, nuk rresht së vajtuari. Sëmundja e shekullit Covid-19, e cila ka mbërthyer gjithë globin,po lë plagët e tija në shoqërinë njerëzore.Sa dhimbje e vuajtje po ndjen njerëzimi !? Kjo flamë e së keqes,po merr jetë njerzish ashtu tinzare nuk po kursen ‘’dorën e zezë’’ mbi njerëzimin kudo në botë. Ishte pikërisht data 17 shkurt 2021, ashtu si një kuçedër i merr parakohe jetën shokut,mikut e bashkfshatarit tonë oficerit Neki Cirongu.

 Nekiu lindi e u rrit  në një familje potriotike…

Ai u lind në fshatin Leskovë të Skraparit më 18 Tetor të vitit 1955 në fisin e Cirongu. Fisi i Cirongve shquhen për atdhedashuri,arsim e kulturë.Edhe familja e Shefqet Cirongu,shquhet për patriotizëm,arsim e kulturë.Gjyshi i Nekiut, Alo Cirongu ka ndihmuar luftën e Vlorës më 1920.Po kështu më 1939 kundër pushtimit fashist Italian të Shqipërisë,kundër grekëve në vitet 1914 e në 1940.Në vitet 1941- 1944, pra deri në çlirimin e vendit nga okupatori nazifashist,xhaxhai Isa Cirongu rreshtohet në formacionet partizane bashkë me kushëririn tjetër Ibrahim Cirongu.Alua ishte antër i këshillit nacional çlirimtar të fshatit.Shtëpia ishte një bazë e fuqishme e luftës partizane.Xhaxhai i Nekiut, Isai,edhe pas çlirimit të vendit qëndroi në radhët e ushtrisë popullore në Elbasan,i cili shërbeu me devotshmëri deri sa doli në pension ( sot ai nuk jeton).Edhe Nekiu u rrit bashkë me këto veti e cilësi atdhedashuri,ndaj qysh i vogël e donte rroben e ushtarakut. Kur binte fjala se çfarë do bëhej ku të rritej, ai përgjigjej me një herë: Oficer ! Me mbarimin e shkollës fillore e atë 8 vjeçare në vendlindjen Leskovë me rezultate të larta, i del bursa për të vazhduar shkollën e Mesme Mekanike në Lushnje.Ishin vitet 1970- 1974, kur Nekiu e kryen me rezultate të mira shkollën Mekanike, por ëndrra e tij ishte e paplotësuar Meraku i tij ishte të bëhej oficier.Kështu, në vitet 1974 – 1977, përfundon Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve në Tiranë,në specialitetin logjistikës ‘’Prapavijë’’. Në vitin 1978 titullohet oficer dhe emërohet në Berat filimisht intendent batalioni dhe më pas shef ushqimi në Brigadën e Tankeve në Poshnje të Beratit.Me krijimin e Divizionit ‘’Riza Cerova’’ në Berat në viton 1983 emërohet shef ushqimi në Divizion, i cili shërbeu deri në vitin 1990. Ndryshimet e trazicionit politik e shqëror, Neki Cirongu s’ju nda misionit të vet si ushtarak, por pas viteve 1990 ai shërbeu në disa instuticione të rëndësishme shtetërore si: Në detyrën e shefit të shtabit në Bazën e Furnizimit të logjistikës në Garnizonin – Berat. Më pas transferohet në Gardën e Republikës në detyrën e  logjistikës, dhe së fundi, deri në momentin e ndarjes nga jeta kryente detyrën e shefit të logjistikës në Spitalin e Burgut në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në Tiranë. Nekiu la tre fëmijë: një djalë dhe dy vajza.Ikja e parakohshme nga kjo botë na pikëlloi të gjithëve, por ai la pas fjalën e dashurinë njerëzore kudo që punoi e jetoi .Janë të shumtë ata që pikëllimin e tyre të asaj date 17 shkurti 2021  të cilët e shprehën edhe me fjalën e tyre. Ne mundëm të sjellim disa prej tyre në këtë memorie kujtimi si :

 Agim Alimadhi:

‘’Me shumë dhimbje sot mora vesh për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë, sa fisnik dhe bujar, kurajoz, i gjendur kudo për çdo njeri. Do na mungosh o shoku ynë i mirë. Do kujtojme me dhimbje shakatë e tua, që gjithmonë bëje me shokët. Do ta ndjejmë ndarjen e parakohshme nga ky flamë virus të shkut tonë me të mirë. Lamtumirë e qoftë dheu u lehtë. I pa harruar kujtimi i tij.’’

Blerim Çela:

I madhi Neki Cirongu !

 

‘’ Do mbetesh gjithmonë njeri i rrallë dhe me vlera për shoqërinë.Më kujtohet dita e parë kur u njoha me ju në QS Burgjeve..Një njeri i thjeshtë, sportiv dashamirës për të gjithë ne.Ngushëllime familjes Cirongu nga Familja Çela!’’

Pëllumb Bajarktari :

‘’Do na mungosh Neki i dashur të të shohim, por do jesh në zëmër.Nuk besoj të mos dëgjoj zërin tënd të ëmbël këtej e tutje. Nuk hiqen nga mëndja vitet tona të punës dhe shkathtësia jote për t’u gjendur kudo dhe për këdo.Nuk do të harrojmë jooooo kurrë!

Të qoftë dheu i lehtë vëlla!’’

Dilaver Hoxha :

‘’ Kjo flamë e tmerrshme po na bën dëme të pariparueshme !?

Na mori dhe një njeri tjetër te talentuar, Nekiun e jashtëzakonshëm. Zemërmirin, fjalëmblin, shokun e vërtetë ideal. Një mik që ishte i veçantë në llojin e tij.

Nuk më besohet – Ai ishte frymëmarrja për të gjithë familjen dhe dashamirësit e shumtë – Ai me fjalët, buzëqeshjen, shpirtin prej idealisti, të ndihmonte vetëm me prezencën, jo më me përkushtimin që nuk i ka munguar kurrë.

I drejtohem familjes NEKIUT TË MIRË, – Ju lutem kurajo për ta nderuar dhe lumturuar engjëllit tonë që u ngjit në parajsë, në duart e Zotit .

Ngushëllime bashkëshortes, ngushëllime vajzave, ngushëllime djalit që është mjaft larg.

I përjetshëm dhe i pa harruar kujtimi i të madhit Neki Cirongu

Bashkim Shatro:

‘’Na iku shoku yonë i fëmijërisë, ashtu papritur para kohe. Zemra ime u drodh, sytë lotuan për bashkfshatarin tonë të mirë e intelektual.Ishte një njeri me plot vlera ! ‘’

 Por…17 marsi po afron, e ditë e muaj të tjerë do ikin, por Neki Cirongu do kujtohet gjithmonë, sepse ai la gjurmë të mira mirësie në shoqëri e në instuticionet shtetërore ku punoj gjithë jetën në shërbim të atdheut.Ishte në prag të pensionit të pleqërisë, por Covidi i preu ëndrrat në mes. Ai do kujtohet si një baba e shokë i rrallë ku spikatnin vlerat njerëzore.

                  Durrës dt. 08 Mars 2021