Imazhe njerëzore
Poezi nga Xhevahir Cirongu
Imazhe njerëzore
I thashë atë natë lamtumirë imazheve
Dhe befas të përgjumura ato u zgjuan,
Me mallin e dhimbjes çanë zemrës ugare
Tek njerëzit sërisht si prush u përqafuan.
Dhe qielli me yje imazhet zbritën
Nga ajo mbrëmje me dritë hëne,
Qerpikët mbështjellë si lëmsh peri
Në tokë lanë me qimdra imazhe.
Te shtegu i dhive aty mbrëmjes
U tretën imazhet bashkë me yjet,
Dhe vargjet e poetëve mbetën varur
Mes reve si avionët që fluturojnë lart.
Si shiu vallkanik aty seç mbetën
Imazhet e njerëzve në atë natë,
I kërkuan hapësirës , dot si gjetën
Ato diku në fshehtësi kërkonin fat.
Durrës, 28 Janar 2018