Ikja…
Poezi Nga Xhevahir Cirongu
Ikja…
Ikja, ikja….
Ku?
Për ku!?…
Një xhaketë e vjetër
Mori arratinë
Dhe…ikja, ikja
Për ku!?
Tek gozhda e vjetër
Ngulur në mur,
Kujtimet ka lënë aty
Një xhaketë të vjetër.
Dhe…si një ditar i hapur
Atje shfaqet si në ekran,
Tek ajo gozhdë e ndryshkur
Ikja në arrati plot mall.
Ndërsa te gozhda e ndryshkur
Varur qëndron dhimbja
Dhe… ikja iku diku…
Në gozhdën e vjetër
Ikja fle në qetësi.
Durrës, 4 Mars 2018